NJOHJA E TABELAVE TË RKS NGA SERBIA, BE-ja FALËNDERON PËR ZBATIMIN E DETYRIMIT

0
128
Targat në Kosovë

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Me njohjen e tabelave të RKS në Serbi, BE, përmes zëdhënësit të saj tha se e kanë mirëpritur. Normal, por sa është për ta mirëpritur dhe çka do të thotë kjo, kur pas plot 12 viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e tyre, ajo e bëri këtë?!

Me këtë, duhet të kuptojmë se, i kotë është “presioni” i BE ndaj Serbisë, ajo do të zbatojë vetëm kur i teket asaj, jo edhe kur nënshkruhet, jo edhe kur ka “presion”, jo edhe kur e lusin të tjerët. Kjo lë të kuptohet se, me Serbinë nuk mund t’ia dalë BE-ja.

Me këtë, mbetet të kuptohet se, edhe kur qenka ky farë presioni, dikush, e kush tjetër, përveç Lajçakut e Borellit, i tregojnë Serbisë se kur dhe si duhet të veprojë, por jo kur këta i thonë me majë të gjuhës të zbatojë marrëveshjet.

Ndoshta është pak i papritur vendimi mbi pranimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje për qarkullim të lirë të veturave mes dy shteteve Serbi – Kosovë, por edhe ashtu, vendimi që erdhi për zbatim pas 12 vieteve, u tha se ”ky është një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit, teksa shtoi se pret nga Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”.

Krejt në rregull. Por, për zbatimin e detyrimit, nuk ka vend për mirënjohje, është obligim.

Nga Kosova ende nuk janë deklaruar për këtë vendim të qeverisë së Serbisë, por besoj se ky hap do të merret edhe nga qeveria e Kosovës, për çka, edhe atëherë, Peter Stano, duhet të thotë se vendimi është i mirëpritur dhe pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për normalizim.

Mirëpo, Stano e ka synimin e tij për tek asociacioni I komunave me shumicë serbe, që nuk do të mund të pritet të bëhet pa e njohur Serbia Pavarësinë e Kosovës, sepse këto të dyja më pastaj do të tregojnë se vërtet janë për normalizim, ani që Kosova asgjë nuk i ka borxh Serbisë. Serbia është ajo që i ka borxhe Kosovës që nga pushtimi i saj më 1912.

Që atëherë, Serbia ka përgjysmuar apo ka zvogëluar me dy të tretat popullsinë e Kosovës. Një e treta e popullsisë ka qenë vrarë, një e treta e popullsisë a më shumë ka qenë detyruar të shpërngulet nga Kosova dhe një e treta i ka qëndruar torturave serbe dhe ka mbijetuar në vendin e vet, në Kosovë.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë detyrim mbi 12-vjeçar dhe këtu është treguar “forca” e BE përmes njerëzve të dialogut për (ç)normalizim të dy shteteve, sepse vijnë nga dy shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, sikur t’i kishte zgjedhur vetë Serbia!
Dhe për fund, dyshoj se me këtë, Serbia do të ndërmarrë diçka tjetër që vetëm ajo e di. Kosova dhe NATO me KFOR-in duhet të kenë shumë kujdes, pse nuk i dihet dhe nuk i besohet…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.