Sugjerim
Joe DioGuardi, kryetar i LQSHA-së (AACL – NEW YORK) tashmë ka hyrë në historinë më të re të Republikës së Kosovës. Tridhjetë vjet në krah të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës dhe për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
Dëshmitar në Hagë për krimet e Serbisë fashiste të kryekriminelit Slobodan Millosheviq deri në shkallë të gjenocidit. Edhe sot aktiv në ballë të veprimtarisë kombëtare në Kongres dhe Senat dhe me administratën aktuale të presidetit Bajden për të përmbyllur çështjen e pavarësisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës me një marrëveshje obligative të shtetit të Kosovës me Serbinë.
Propozojmë që një nga rrugët e kryeqyytetit të Kosovës, Prishtinës, të mbajë emrin e arbëreshit dhe kryetarit të LQSHA-së në NEW YORK,
JOE DIOGUARDI!
Çikago, më 31 janar 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com