REPUBLIKA E KOSOVËS NUK KA NEVOJË PËR POLICË TË SERBISË

0
263
Serbët në Kosovë

Gani I. Mehmeti

Pas kërkesës së Vuçiqit për kthimin e një mijë policëve nga Serbia në Kosovë

Në Beograd së fundmi kanë përmendur mundësinë e kthimit të ushtarëve serbë në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se do t’i kërkojnë KFOR-it që të sigurojnë dislokimin e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244”.

Vuçiqi nuk kishte besimin e mjaftueshêm në policët serbë të Kosovës, prandaj, në mënyrë mashtruese, i tërhoqi nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe gjyqtarë, prokurorë e kryetarë komunash në Veri të Kosovës. Prandaj, tani po kërkon t’i sjellë policët nga Serbia, sikur këta të Kosovës nuk qenkan serbë!

Tani kemi rënë edhe ne në dyshim se, cilët nga serbët qenkan më të «butë” e cilët prej tyre qenkan më të “egër”?! Por, gjithsesi deri sa ishin nën dirigjimin e Vuçiqit, ishin mjaft të egër edhe këta të Kosovës. Ata erdhën për t’u integruar e u futën në institucionet e Kosovës nga grupe kriminale që ishin – gjithherë me mendjen se do të zbuten, do të ndërrojnë mendjen dhe do t’u binden ligjeve të Kosovës.

Dihet mirë, se deputetët e Listës serbe kanë dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës, kështu sikur këta tjerët që erdhën në vendin e të parëve pas dorëheqjeve të tyre. Pra, njeriu duhet të mos gënjejë haptas: Në njërën anë të betohet për shtetin në të cilin jeton, dhe në anën tjetër, të mos e njoh atë shtet! Kështu dalin njerëzit me më shumê se dy fytyra, që sipas nevojës paraqiten në disa farnash, ose janë fare të pafytyrê.

Sipas marrëveshjes në Bruksel, janë kthyer në punë mbi 500 policë serbë ne katër komunat në veri të Kosovês, të ardhur nga grupet kriminale, me qëllim të integrimit të tyre në Republikën e Kosovës. Përse i detyrove të largohen nga puna, ti e di. Ne nuk e dime se çfarë qenka dallimi i serbëve të Kosovës që po do t’i ndërrosh me serbë të Serbisë.

Ndoshta plani i Vuçiqit paska qenë që t’i zëvendësojë me serbë të Serbisë, për të cilët Vuçiq kërkon të kthehen në Kosovë! Kjo është jashtë normales.

Sa i përket sigurisë sê serbêve në Kosovë, i ke më të sigurt se kudo tjetër, ama, nuk duhet të dalin kundër shtetitit e rendit. Këtë e di ti mirë, prandaj i lë rehat në jetën e tyre.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.