HILL, SERBIA MË AFËR ME NATON SE SA KOSOVA, A TINGËLLON KJO QESHARAKE?!

1
196
Christopher Hill

Gani I. Mehmeti 

Ne mund të shfaqim dëshira sa të duam, aso që janë fantastike, imagjinare, pse jo edhe dëshirat që na i ka ënda. Por, realiteti, përse quhet realitet, se i ngjasn asaj që është, ashtu si është. Tek realiteti dhe dëshira ka një ndryshim bukur të madh, aq sa ato janë njëra larg tjetrës, përse jo, edhe afër njëra-tjetrës. Kemi dëshira që mund të realizohen, por kemi edhe të tilla që nuk mund të realizohen. Ose, disa mund të realizohen shpejt e disa për kohë më të gjatë e ndonjëra kurrë…

Kështu ka shprehur një dëshirë, bukur të madhe ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, duke thënë se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova! A vetë kjo, nuk është një dëshirë shumë më e madhe se sa një realitet!?

Si mund të jetë Serbia më afër NATO-s, kur ajo është tepër alergjike në NATO-n, barabar me alergjinë që ka ndaj shqiprtarëve, e cila po mundi, do t’i zhdukë nga faqja e dheut.

Serbia ka të zhvilluar diplomacinë. Ajo rrallëherë që kundërshton, por edhe më rrallëherë realizon ato që pranon e që kërkohen nga ndërkombëtarët. Ajo pranon vendime të panënshkruara, për të mos qenë e obliguar t’u përmbahet a për të mos i zbatuar. Serbia ndryshe flet e ndryshe mendon. Ajo di të qahet, di të ankohet, di të shtiret për gjithçka, deri sa të realozojë të sajën, pastaj nuk të njeh më, pastaj edhe të sulmon, ndoshta.

Prandj, Serbia bashkëpunon me NATO-n, jo se i duhet as se ia ka besimin, por që të jetë një lloj spiuneje e të paraqesë tek vëllai i madh i saj – Rusia, për të dërguar informacione tek ajo.

Serbisë kurrë nuk duhet besuar ! Këtë e kanë thënë të parët tanë nga përvojat që kanë pasur me të.

Ne nuk kemi asgjë kundër që Serbia të jetë në NATO, sepse ne NATO-n e dimë si një forecë që vetëm mbron. Nuk dimë të ketë sulmuar diku një vend, një popull a një shtet. Ndërsa forcat tjera, sidomos ajo ruse, po shihet, se është për të sulmuar popuj e vende të ndryshme, siç ësht rasti gjatë këtyre dy viteve me luftën e Rusisë për qëllime pushtuese ndaj Ukrainës.

NATO-n e dimë dhe e njohim për demokratike, ndërsa të tjerat nuk kanë të bëjnë me demokracinë. E, Serbia njeh vetëm fjalën demokraci, por ajo nuk është demokratike, madje as që mendon të jetë  ndonjëhere, deri sa ka qëllime pushtuese.

Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës, siç thuhet.

Ne do donim të jetë në NATO Serbia, bashkë me Kosovën, si dy shtete të barabarta, se vetëm atëherë, do të mund të thoshim e të flisnim për demokracinë në Serbi, vetëm atëherë nuk do të sulmonte asnjë vend, dhe do të mund të thoshim se do të jetonim në paqe si dy shtete e dy popuj fqinj.

Nga sa i njohim serbët çfare janë, pretendimi i ambasadorit Hill, se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova, na del e paqëlluar, jo logjike, e paarsyeshme, jo e vërtetë dhe shumë qesharake.

Kjo, do mund ta përsërisim se: Mund të jetë vetëm një dëshirë e Hillit për ta parë Serbinë në NATO, e asgjë më shumë.

Serbia në NATO do të hyjë atëherë kur nuk do të jetë Rusia superfuqi!

Hill, ashtu si edhe ndërkombëtarët e tjerë, kërkon nga Kosova formimin e Asoiaionit, por nuk kërkon nga Serbia njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me çka, vërtet do të normalizoheshin marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve. Është e padrejtë të kërkohet vetëm nga Kosova e jo edhe nga Serbia për normalizimi n e marrëdhënieve.

1 KOMENT

  1. Qesharak je ti GM.
    Ambasadori Hill e ka thanẽ njẽ te vertete. Qellimi i NATOs eshte qe edhe shtetet super te poshtra sikur Serbia me i fute ne NATO.
    Nese ne NATO jane Turqia dhe Greqia nuk ka asnje aresye qe edhe Serbia te mos jete NATO.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.