DALLDISJE DHE ARRATISJE

0
293
Fërgim Demiri

NGA FËRGIM DEMIRI

(PËRNDJEKJA NË HESHTJE)

Poetëve nuk u jepet pak hapsirë të shprehen me gjuhën e artit, por mediat e shkruara dhe ato vizuele afirmojnë kaq shumë “muslimanë”, turren me të katra pas politikanëve dhe politikës “madhore”, aqsa: nga pornografia e tyre nuk i vjellim edhe zorrët?! Gara bëjnë se, cili është më “musliman” se shoku. Përcjellin fotografi në portale elektronike, Facebook dhe Instagram, duke shtruar “iftare” dhe dreka “Bajrami” edhe rrugëve. E, harrojnë se, fotografia është “haram”. Vetë pejgamberi Muhamedi a. s. pas vetes nuk ka lënë asnjë fotografi. Politikanët tanë, na mbytën me fotografi dhe urime fetare.

Kush frigohet nga fjala brisk, dhe dëshpruese për shkruarsin e vargjeve, dhe kur dikush do që të thotë, dy a tre fjalë për një artist, ose Poet, ia mbyllin hapsirën, thurin gardhin dhe merren me çeshtjet e ligësisë, përçarjes, ndasisë, të hajnave dhe derrbeterave të strukur nëpër parti politike?!

Poeti nuk shitet, ka thënë një poet shum i madh i kombit. Ai lufton me Mullinjtë e Erës si Don Kishoti, por ama fjala e tij delë sot a vonë përmejdani, dhe shponë shkëmbinj e mure, dhe vretë vlerat që i palosin në faqet e zeza kronikale mjeranët e shkretë, duke menduar se, do përfitojnë nga ata nga ndonjë çikë leku me demek…

(DALLDISJE DHE ARRATISJE)

I kërtilem malit Baba, e i kërcëllis dhëmbët,
Por, ai se bën veten gjallë fare:
Kush të ka faj ty thotë, që të kanë hedhë si leckë?
Sa para teje u dalldisën Anadollisë,
E, ca Amerikës dhe Australisë?

Çfarë pretë ti ore i mjerë, më thotë Mali
Këtë vend, ta dish, e ka marrë djalli.
Ti ke mbetë si Tullumb elektriku,
Sa herë do, të ka në shënjestër armiku:
Po, ai i yti sëpari, mandej dhe të tjerët.
A, ke guxim, më flet mali, t’u kundërvihesh vetë?
Ikë ore, shko gjetkë, dhe rri i qetë,
Se: me nje plumbë, nuk bëhet “huxhum”.
A, s’ta tha ai më i pari, që ra dëshmor për fis Shqiptari
Apo, nuk ia ke hatrin atij Gjysh legjendarit?!…

(MË LE VETËM BARDHOK)

Bardhok,
Pse më le vetëm, dhe shkove në botë ku s’mund të të gjejë,
Pse s’i shkullove Datit se, do ikish pa lamtumirë?
A e di, se sa shpresa kisha me ty, o Mirak?
U zhduke, dhe më le Perde në sy mua të shkretin.

A, të kujtohen ditët që lam pas, o Mirak?
Gëzimin dhe dashninë time prindore e bëre katran zi,
Më le me Muret të flas e t’u lutem, se: nuk të kam ty më.
Hasmit, kanë grabulluar sytë, dhe çahen nga gëzimi
E, mua Datit, më ka mbuluar mjerimi…

(DO TA KAFSHOJ GJËMBIN)

Vendosa!
Do ta kafshoj kët gjëmb, që po më krijon dhëmbje,
Do ta përtryp, dhe do ta coptoj me këto dhëmbë,
Gjëmbit, do ia fus tmerrin në gjak dhe shpirt.
Ai, mi bën sikletet dhe dhëmbjet. Ama, po e duroj unë:
O qelbësirë, do i them atij: a, e di se nuk po të frigohem?!
Më ke bërë hi nën shpuzë. Punë, ke ende me mua akoma?!
E, unë me dhëmbjen që ma bëre, do të të përbi përoxhaku,
Do ta coptoj dhe majën tënde me helm që ke, dhe farën…
Do e hedh në zjarrin e Ferrit. Ehu, largë e thellë, le të digjet,
Të betohem, o gjëmb dinak, do të të gjejë birucave,
Po, në Perendi po bindem, se: ty një ditë do të të kafshoj,
Unë, Sot: që, kështu me ty po grindem!?…

(NETËT PA GJUMË…)

O brengë e thellë, që po gjëmon në brendinë time
I ke numëruar pikat e lotëve të mi ndonjëherë?
O natë e errët, që s’më lë të mbyll sytë,
E, më lë të zgjuar, dhe po më mbyt në fyt.
Ç’farë ke me mua ti blozështi e marrë që po më vret
Ç’borxhe kam unë i mjeri me ty, moj vdekjepruese?!
Sa netë që s’gjej paqë në shpirtin e trazuar nga zuzarët,
Nga gjakprishurit, dhe tradhëtarët e jetës së shktretë!

Dhe, në shtrat kur shtrihem, s’me lë të qetë, rrokullisem
Ç’faj të kam bërë unë, që ti je e zezë, dhe s’je e lumtur,
Sot, më lë rehat të lutem për pak paqë dhe pak gjumë!…

Dërgoi për publikim, Kalosh Çeliku, poet e shkrimtar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.