Si diellin…

0
Brunilda Resulaj

Brunilda Resulaj

Si diellin,
kete dite te mjegulluar po te pres,
Ketu te kafja ku ulem çdo mengjes!
Te zymta, mendime
Si rete’e te ngarkuara kete dite,
Presin te perplasen mbi ty,
si shiu mbi qelq.
Mbrem me thuaj ku ishe prap ..
Zilja e deres s’u degjua kete nate,
Si mendimet dhe une perpelitesha ne shtrat!
Pike pyetjet si shkendija elektrike,
shkarkonin ne erresire.
shuheshin njehere e shperthenin prap.
Zgjuar, e ne endra veten pyesja:
Ku je ??
Gjithe yjet ne qiell kete nate jane shuar ..
Dhe hena e trembur,
Duket ka braktisur qiellin
As ajo, s’ka pergjigje te me jap!
Vec une, ne kete nate te erret,
Pergjoj qetesine e nates..
Pres heshtjen e mengjesit ..
Zhurmat e dites, qe ka filluar te zgjas!
Duket sikur dhe dielli eshte turperruar.
Ka vendosur te rri i fshehur,
sa te harrohet kjo nate!
E pastaj plot shkelqim do te nis udhetimin sikurse njerzit prap e prap.
Rrugen qe nisim dot se ndalim ..
disa e marrin shtruar e disa me vrap ..
Te lumtur, e te helmuar,
Te pasur e te varfer ..
Guri i bardhe na pret ne token si shtrat !
Prandaj nje nate te dyte,
me pikpyetje me nuk do te ket .. ..
Ku je ??
Me veten s’do te pyes!!
E pergjigje s’do te pres.
Nje pershendetje lamtumire po te le ..!
Paqen qe me vodhe, mbrapsh po e marr.
Jeten qe zgjodhe dhurate po te le ..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.