Gërvalla nuk zmbrapset, e publikon të plotë fjalimin ku BE-në e quajti “tigër prej letre”, këto janë arsyet

0
189
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla

AKTUALE

Nga: M.L. më: 10 korrik 2023, në Bota Sot

Pas kritikave të shumta që iu bënë për shkak të fjalimit të saj në Forumin e Dubrovnikut, Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar duke e publikuar të plotë tekstin e fjalës së saj në këtë forum.

Mes tjerash Ministrja në fjalimin e saj ka thënë se, derisa vendet e tjera të rajonit vazhdojnë ta ndihmojnë agresionin e Rusisë, Kosova është me Ukrainën dhe në përputhje 100% me Perëndimin.

Në fjalimin e mëposhtëm, ministrja ka folur edhe për “tigrin prej letre”, epitet ky që ia atribuoi BE-së.

Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe ajo që ne pyesim veten është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?

Mendimi im është që BE-ja nuk mundet. Të njëjtën gjë e tha para pak ditësh edhe një prej analistëve më të rëndësishëm gjermanë. Ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë.

Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”, ka thënë Minisrja Gërvalla.

Video në FB: https://www.facebook.com/watch/?v=1276359346336633


Postimi i plotë:

(Teksti i plotë i fjalës sime në Forumin e Dubrovnikut)

Me 90% mbështetje për BE-në dhe NATO-n, Kosova pa asnjë dyshim është unike. Është poashtu unike sepse, brenda vetëm 2 vitesh u ngjitëm për 20 vende në listën antikorrupsion të Transparency International. Në vetëm 2 vite.

Nga 40% sa kanë qenë në vitin 2021, sot 80% e qytetarëve tanë ndiejnë dhe deklarojnë se jetojnë nën sundimin e ligjit. Jemi shumë të suksesshëm në betejën kundër emigracionit ilegal. Këto shifra nuk janë tonat, por rezultatet e një sondazhi të një institucioni shumë serioz të Shteteve të Bashkuara. Nuk dëgjoni shumë rreth kësaj, ne po bëjmë thjesht punën tonë, duke mbrojtur sundimin e ligjit. Dhe mendoj që është nevojshme të punojmë shumë për sundim të ligjit, e jo të flasim shumë për sundim të ligjit.

Në raport me Ukrainën jemi në përputhje 100% me Perëndimin. Të tjerët në rajon vazhdojnë ta ndihmojnë agresionin e Rusisë, që prej gati dy vitesh. Pa pasoja nga BE-ja.

Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe ajo që ne pyesim veten është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?

Mendimi im është që BE-ja nuk mundet. Të njejtën gjë e tha para pak ditësh edhe një prej analistëve më të rëndësishëm gjermanë. Ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë.

Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit.

Por kjo është e rrezikshme:

Refuzimin për konfrontim (appeasement) të BE-së, Rusia e ka kuptuar si ftesë për të eskaluar dhe reagimi i fundit i BE-së ndaj aktorëve agresivë në rajonin tonë është ftesë për autokratët që të eskalojnë më tej, duke vënë në provë Perëndimin dhe ndoshta edhe duke tentuar të shkojnë në luftë. Dhe ata vazhdojnë me kërcënime, tashmë shumë herë të përsëritura, me mbështetjen e plotë të Putinit.

Refuzimi për konfrontim (appeasement) interesat partikulare të anëtarëve të BE-së janë duke refuzuar realitetin. Dhe një gjë e tillë është shumë shumë e rrezikshme.

Ky qëndrim i fuqive të Evropës Perëndimore nuk është i ri. Është i ngjashëm me atë të viteve 2014, 1939, 1991, 1992, 1999. Nuk ka histori suksesi të Evropës në përpjekje për të parandaluar luftërat.

Gjatë dy viteve të fundit, në vendin tonë mosbesimi dhe skepticizmi ndaj aftësive të diplomacisë së BE-së ka pësuar një shpërthim prej 30%.

Ndërkohë që në vitin 2021, rreth 50% e qytetarëve kërkonin nga qeveria të mos bëjë kompromise lidhur me ASM, në mars 2023 numri ishte rritur në 80%.

Ndërkohë që në vitin 2021, rreth 50% e qytetarëve kërkonin të mos bëhen kompromise përgjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në mars 2023 numri është rritur në 84%.

Këto shifra janë katastrofale për cilindo ndërmjetësim, i cili prodhon një dinamikë të tillë. Dhe, sigurisht që ka alternativa. Kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj, të cilët përpiqen të gjejnë një rrugë më të mirë.

Ndryshe nga të tjerë, të cilët BE-në e përdorin si bankomat, ne jemi më shumë në vlerat evropiane se sa për paratë evropiane.

Shpresoj që Evropa t’iu qëndrojë besnike vlerave të saj, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Sepse kjo do të jetë vendimtare për fatin e konceptit tonë evropiane në garën globale.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.