Shfaqet në internet për amerikanë dhe gjithë botën filmi i ri i shumëpritur www.mysonhunter.com

0
932
My Son Hunter - acting

Unë nuk besoj, se asnjë zë duhet të mbahet nën presion në Amerikë, siç po bën e majta. Në Hollywood sot, shumica e konservatorëve kanë frikë të flasin. Kjo duhet të ndryshojë. Unë kam parë të gjithë videot e disponueshme të laptopit të Hunter Biden dhe kam lexuar autobiografinë e tij “Beautiful Things: A Memoir” dhe nuk kam kontaktuar me Hunter Biden.” – Robert John Davi, regjisori i filmit, Revista Newsweek, 6 shtator 2022

Ne, jemi të përkushtuar të tregojmë histori, që shtypin mediat kryesore. Është një shembull tjetër i emigrantëve, që bëjnë punë që amerikanët thjesht nuk do t’i bëjnë më. Ne jetojmë në L.A. dhe bëjmë filma, për shkak të Andrew Breitbart; është e përsosur që po e shpërndajmë filmin, në një platformë që ai krijoi. Ai pa luftën kulturore, duke u fituar nga e majta dhe donte që kjo të ndryshonte. Ky film, është një pjesë e rëndësishme e kësaj. luftë.” – McElhinney, LA, California

Kujdes: Ky film përmban seks, prostitucion, drogë, miqësi, pastrim parash, më shumë seks, një laptop nga ferri, spiunët kinezë, biznesmenë ukrainas, Partia Komuniste Kineze, shitja e Amerikës, Big Guy, Corn Pop, më shumë seks, droga shtesë dhe … familje.” – www.mysonhunter.com

Klajd Kapinova

Prolog

Sikurse shumë qytetarë të tjerë amerikanë, edhe unë me padurim e pashë në internet filmin e ri: “Djali im Hunter” (“My son Hunter”), mbasi e kisha bërë porosinë online dy javë më parë.

Me kokoshka të pjekura në shtëpi, pash filmin e ri dhe u tmerrova për atë që pashë, sepse imagjinoja shkrimet e ndryshme rreth Hunter Biden dhe familjes së korruptuar të Bidenve, sikurse sillja shpesh ndër mend videot me fotot skandaloze pornografike dhe prostituta, e-maile, pastrim parash etj., të cilat qarkullojnë sot në internet, celularë private, website të ndryshme, sikurse edhe në rrjetet e reja sociale si: Truth Social, Gettr, Parler, www.FrankSpeech.com, Fox News, Newsmax, OAN (One American News), Infowars etj., shkrimet non stop investigative të New York Post, mbi familjen Biden, sikurse edhe një raport professional investigimi, hartuar me kujdes plot fakte dhe prova tronditëse arkivore në vitin 2020 nga Senati Amerikan, të përpiluar nga dy senator patriotë republikanë Ron Johnson dhe Chuck Grassley, të cilën në formë të përmbledhur në gjuhën shqipe e kam botuar edhe në librin tim: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), i cili sot gjendet në www.amazon.com dhe www.barnesandnoble.com

Sipas disa vëzhguesve amerikanë, mendohet se menjëherë filmi i ri artistik triler, bazuar në histori dhe dokumente reale origjinale, pas shfaqjes online, është parë në një kohë record nga mbi 10 milion shikues në SHBA dhe në shumë shtete të ndryshme botës, ku më së shumti janë shikuesit nga Europa, që realisht dijnë shumë pak mbi historitë seriale prej disa dekadash të korrupsionit të familjes Biden dhe Hunter-it djalit të përkëdhelur të Joe Biden. Kjo për faktin, se media dhe rrjette sociale globaliste atje janë shumë e fuqishme, duke përhapur me vetëje plandemminë e vjetër të keqinformimit dhe manipulimit mediatik socialkomunist.

Media e majtë globaliste këtu, po hesht pa pik turpi, për filmin e ri: “My son Hunter”, sepse është një shuplakë e fortë kundër propagandës non stop të tyre, mbasi vite me radhë ata së bashku kishin orkestruar apo mbajtur lart flamurin e përhapjes së Fake News, në mbrojtje apo mburojë me gjethe fiku të familjes së korruptuar Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, duke thënë se laptopi i tij është gënjeshtër dhe veprimtari keqdashëse e agjentëve sekretë të Federatës Ruse, gjë e cila u hodh fatmirësisht poshtë nga vetë gazeta e përditshme radikale e majtë The New York Times disa muaj më parë, duke pranuar  më në fund publikisht, se “laptopi dhe e-mailet janë origjinale të Hunter Biden, djalit të Joe Biden..”.

Shfaqja premierë në Los Anxhelos, Hollywood

Në Hollywood, California, u shfaq privatisht filmit i shumëpritur: “My Son Hunter“. Aty morën pjesë disa persona të politikës konservatorë (mbështetës të republikanëve) një grup i ​​famshëm liberal demokratë, të cilët u mblodhën me ftesa për të parë filmin My Son Hunter, një film që tregon hapur dhe pa dorashka mbi Korrupsionin e Shekullit të Presidentit Joe Biden dhe familjes së tij, i cili, përfitoi si Big Guy 10% të fitimit financiarë nga marrëdhëniet të dyshimta korruptive të djalit të tij me shtete e tjera korruptive kryesisht liberale komuniste.

Në mesin e atyre aktorëve, që morën pjesë në premierë (më 6 shtator 2022) në në Los Anxhelos ishin Lois & Clark (The New Adventures of Superman) ylli Dean Cain dhe Nick Searcy, (TV’s Justified).

Disa të tjerë, duke qendruar larg kamerave, në mënyrë anonime thanë se nuk donin që pjesëmarrja e tyre të zbulohej publikisht, nga frika se kjo mund të dëmtonte karrierën e tyre kinematografike.Fshehtësia nënvizoi atë, që të djathtët (konservatorë republikanë ameirkanë) thonë se është një atmosferë frike, mbi shprehjen e pikëpamjeve konservatore në Hollywood.”

Ajo që ra në sy në Hollywood, ishte se ndryshe nga promovimi i filmave të tjerë artistik, që shoqërohen me pompozitet dhe zhurmë shurdhuese propagandistike mediatike, filmi i ri në fjalë, nuk kishte të shtruar për artistët dhe të ftuarit e tjerë tapet të kuq, një zgjedhje e thjeshtë domethënëse dhe origjinale e organizatorëve, të cilët ishin të fokusuar më shumë tek rëndësia e përmbatjes së filmit, se sa tek paraqitja e bujshme formale reklamuese të artistëve.

Unë nuk besoj, se asnjë zë duhet të mbahet nën presion në Amerikë, siç po bën e majta amerikane. Në Hollywood sot, shumica e konservatorëve kanë frikë të flasin. Kjo duhet të ndryshojë. Unë kam parë të gjithë videot e disponueshme të laptopit të Hunter Biden dhe kam lexuar autobiografinë e tij “Beautiful Things: A Memoir” dhe nuk kam kontaktuar me Hunter Biden.” tha për Newsweek regjisori i filmit njujorkezi Robert John Davi.

Sikurse dihet, filmi është i bazuar në ngjarje dhe dokumente reale historike si laptopi i famshëm i Hunter Biden. Ai ëshë financuar  nga  vetë shikuesit, pra populli amerikanë, mbasi do të transmetohet online nga Breitbart News, i cili, bazohet kryesisht në historinë e brendshme të  “Laptopit nga Ferri” (Laptop from Hell), që djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden e kishte braktisur gabimisht, në një dyqan riparimi me pronar John Paul Mac Isaac, teknik kompiuterash “The Mac Shop“, në shtetin Delaware.

Ai përfshin e-maile, që konservatorët thonë me të drejtë se janë provë e pastër, se më pas ish zv/Presidenti Joe Biden përfitoi nga detyra e postit për të ndihmuar djalit e tij në bisnes (konflikt interesi), shpesh duke udhëtuar edhe me avion qeveritar si zv/Presidenti i SHBA-së në vitet 2008-2016, nën administratën e ish Presidentit deshtak demokratit Barack Hysen Obamës…

Episodi mbi laptopin, i cili gjithashtu përmbante video dhe imazhe të Hunter Biden, duke marrë drogë të rënda dhe realizuar pornografi me gratë, është në qendër të akuzave konservatore faktike, për një mbulim të qëllimshëm dhe koordinuar me mjeshtëri nga Big Tech dhe media kryesore, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020, kundër Presidenti Donald J. Trump.

Kjo situatë e Hunter Biden, është një histori, që duhet të tregohet,. Ajo nuk ka qenë në qendër të vëmendjes për popullin ameirianë nga mediat kryesore. Kjo është e paprecedentë. Media, ishte në shtrat me Joe Biden dhe donte që zgjedhjet e fundit të shkonin në një mënyrë të caktuar,” Cain. tha për revistën javore Newsweek.

Sikurse mësohet nga media e interesuar për të marrë një opinion nga Joe Biden dhe djali i tij Hunter Biden, thuhet se ato nuk iu përgjigjën kërkesave me telefon për koment mbi filmin e ri apo laptopin (ose 4 laptopet) e tij të humbur(a).

Hunter Biden, vazhdimisht ka mohuar në mënyrë të përsëritur “pafajësinë” e tij, për akuzat dhe babai i tij Joe Biden gjithashtu ka thënë se është “i sigurt” se djali i tij nuk ka shkelur ligjin, ka thënë zëdhensja e Shtëpisë së Bardhë.

Trileri në internet i My Son Hunter, ka shkaktuar përbuzje nga rrymat politike dhe artiste liberalë në Hollywood. Të majtët kanë kritikuar gjithashtu aktoren Gina Caranon, për rolin e saj kryesor si agjente imagjinare e Shërbimit Sekret, e cila bën pjesën më të madhe të fjalimit apo monologut drejtpërdrejt me audiencën. Ajo në film merr një puthje mbas qafe, të preferuar sipas apo gustos së Joe Biden, ashtu sikurse paraqiten realisht në shumë foto vetë Joe Biden, të cilat foto ndodhen kudo edhe rrjetet sociale dhe në internet me shumicë.

Djali i Joe Biden “bisnemeni” i korruptuar Hunter Biden, luhet nga aktori dhe aktivisti konservator britanik Laurence Fox.

Dihet se Hollywood, është parë prej dekadash i prirur politikisht nga e majta globaliste komuniste. Ata shpesh paraqiten shumë brutal, vulgar dhe arrogant, duke përdorur fjalor të ulët rrugësh, kur dalin para mediave, duke kundërshtuar Presidentin Donald J. Trump dhe politikanët apo aktivistët e tjerë konsevatorë amerikanë.

Kështu 4 vite më parë Hollywood Reporter, raportoi në vitin 2018, se nga më shumë se 4 milionë dollarë donacione federale të grumbulluar nga drejtuesit dhe artistët kryesorë të Hollywood-it, 99.7 për qind shkuan për demokratët dhe komitetet apo organizatat e veprimit politik me prirje ekstreme globaliste liberale të majta.

Të pranishmit në shfaqje i dhanë filmit një ovacion të fortë dhe vlerësuan producentët Phelim McAleer dhe Anne McElhinney, për guximin e tyre, për ta realizuar atë.

Filmi tallet me mediat Fake News (CNN etj.), duke treguar një shqetësim me video origjinale të vitit 2019, të organizatës anarkiste marksiste globaliste Black Lives Matter me makina policie dhe ndërtesa qeveritare dhe supermarket, që digjen Live nga flakët e mëdha, ndërsa pavarësisht tymit e flakëve të dendura, një spikere lajmesh raporton, duke gënjyer hapur në (CNN) për “protestat kryesisht paqësore të BLM” dhe i lutet gazetarit në vendngjarje, për të pyetur pjesëmarrësit huliganë, të shupupurishur në tru nga drogat e forta… për “ndjenjat” e tyre.

Në sekuencat e filmit të ri, shikuesi i kujdeshëm në ekran, vëren se historia tregohet kryesisht përmes syve dhe veshëve të një protestuesi, që urren Presidentin Donald J. Trump, një studente liberale kolegji e indoktrinuar me ide komuniste, që fiton jetesën duke u zhveshur dhe flirtuar, kryesisht me drogaxhiun Hunter Biden. (https://www.dailymail.co.uk/news/article-11124473/Teaser-Son-Hunter-touts-sensational-scandalous-true-story-Biden-family-corruption.html)

Filmi shpesh tallet me ndjeshmëritë liberale

Në një skenë tjetër interesante filmike, striptistja bukuroshe dhe joshëse, e quajtur Kitty, që luhet nga aktorja elegante Emma Gojkovic, shihet me një gënjeshtar klubi, duke shtypur gishtat në një laptop, për të hulumtuar mikun e saj të ri, Hunter Biden.

Unë nuk mund të gjej asgjë përveç gjërave pozitive për Bidenët. Kjo për shkak se ju jeni duke përdorur Google dhe mediat kryesore,” thotë gënjeshtari, i luajtur nga ylli nigerian i futbollit Franklin Ayodele, duke bërë debutimin e tij të parë në aktrim.

Filmi, gjithashtu tallet me finesë me kontrollet e fakteve të medias dhe me gazetarët mercenarë të shitur tek paraxhitë me pushtet, që refuzojnë të tregojnë histori reale, që mund të dëmtojnë liberalët. Pasi ka mbledhur informacione të dorës së parë, për korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë nga marrëdhënia e saj me Hunter Biden, Kitty përpiqet t’i tregojë atë që ka mësuar një gazetari, i cili e quan atë si një mbështetës të Trumpit dhe shton se nëse ai do të shkruante një histori, “Vërtet mendoni se Twitter, Facebook, Google nuk do ta ndalojnë atë plotësisht?”

Nga zhvillimet e fundit në jetën mediatike amerikane, dihet publikisht tashmë, se shefi ekzekutiv i Meta dhe bossi i Facebook, socialkomunisti globalist Mark Zuckerberg tha javën e kaluar se Facebook dhe Twitter kishin kufizuar përhapjen e lajmeve për laptopin e Hunter Biden, sepse FBI kishte shkuar në zyrën e tij dhe I kishte thënë atij se ato janë thjeshtë keqinformime nga shërbimi secret rus. Dhe kjo ngjarje kishte ndodhur 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, përpara se të verifikohej vërtetësia e tij në vitin 2022 nga gazeta The New York Times.

Historikisht, dihet se Facebook ka censuruar sistematikisht me qindra dhe miliona përdorues të tij amerikanë dhe bota, me faktin absurd të policit, sepse po përhapin lajme të rreme dhe po prishin standartin e komunitetit të tij në planetet Hënë apo Jupiter, sepse këtu në Tokë ai gënjen sa here që merr frymë apo shkruan në rrjetin e tij social.

Gjatë sekuencave të filmit, aty shfaqen lajme nga Fake News si: CNN, MSNBC dhe media të tjera mashtruese, të cilat kanë spirancën e tyre, duke e quajtur laptopin “dezinformim rus” dhe filmi informon shikuesit se 17 muaj pas zgjedhjeve, gazeta ultra liberale The New York Times, pranoi më në fund, se laptopi dhe e-mailet e përfshira në të ishin origjinale të Hunter Biden, djalit të Joe Biden.

Përtej përmbajtjes së raportuar të laptopit, regjizori Rober Davi i tha revistës Newsweek, se kishte parë të gjithë videot e disponueshme të Hunter Biden dhe kishte lexuar me kujdes edhe autobiografinë e tij: “Beautiful Things: A Memoir”.

FBI dhe Hunter Biden përndjekin regjizon e filmit ne Serbi

Asgjë nuk është e rastësishme, por gjithcka është e mirëorganizuar me hollësi, ashtu sikurse dijnë të bëjnë profesionistët me përvoj të FBI. Ata kanë 3 vjet, që po fshin laptopin e Hunter Biden, që ndodhet në zyrat e tyre (në katin e shtatë), mbasi nuk duan t’a investigojnë Korrupsionin më të Madh të Shekullit, sepse është djali i bossit të bossit të tyre.

Tashmë populli amerikan e di se FBI, kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe 2020. Për më tej ato në vitin 2016, kishin hartuar një Dosje Fallco, të financuar nga kampi I fushatës elektorale të Hilary Clinton, për të bërë presion publik votuesve kundër kandidatit republikan për president, sot Presidentit Donald J. Trump.

Me të drejtë regjizori Davi akuzoi avokatin e Biden, Kevin Morris, për infiltrim në xhirimet e filmit My Son Hunter, gjatë kohës së xhirimit të tij në Beograd të Serbisë.

Për më tepër Davi, mendon se përfaqësuesit e avokatit të industrisë së argëtimit Morris pretenduan se po xhironin një dokumentar për Hunter Biden në Serbi. Sipas e-maileve të shqyrtuara nga Newsweek, ekipit të produksionit iu kërkuan imazhe të regjisë së Davit, si dhe të Fox-it dhe aktorit që luan Joe Biden (John James).

Isha i dyshimtë që në fillim”, tha Davi për Newsweek. “Diçka ishte e gabuar. Pse ata morën një avion privat deri në Serbi? Dhe një muaj më parë, Hunter Biden ishte gjithashtu në Serbi, në të njëjtin hotel, ku unë po qëndroja tani. Ishte një grup rrethanash interesante.”

Morris nuk iu përgjigj kërkesës së Newsweek për koment. Filmi, i xhiruar me më shumë se 2.7 milionë dollarë të mbledhur në një fushatë, do të transmetohet nga Breitbart News në MySonHunter.com duke filluar nga 7 shtatori, duke shënuar përpjekjen e Breitbart në shpërndarjen e filmave.

Që nga njoftimi ynë, është e egër se sa njerëz na janë afruar me projekte. Ne do të vazhdojmë të mbajmë një vështrim të veçantë për projektet që përndryshe do t’u mohohej shpërndarja kryesore, e themelimit për arsye politike,” tha CEO i Breitbart, Larry Solov.

McAleer dhe gruaja e tij bashkëprodhuese, McElhinney, janë ish-gazetarë nga Irlanda, që u lidhën me sipërmarrësin e ndjerë konservator.

Ne, jemi të përkushtuar të tregojmë histori, që shtypin mediat kryesore. Është një shembull tjetër i emigrantëve, që bëjnë punë që amerikanët thjesht nuk do t’i bëjnë më. Ne jetojmë në L.A. dhe bëjmë filma, për shkak të Andrew Breitbart; është e përsosur që po e shpërndajmë filmin në një platformë që ai krijoi. Ai pa luftën kulturore, duke u fituar nga e majta dhe donte që kjo të ndryshonte. Ky film, është një pjesë e rëndësishme e kësaj tuftë,” – tha McElhinney.

“My Son Hunter, është i rëndësishëm në disa nivele. Njëri është varësia, e cila është një krizë që prek çdo familje. Ekziston edhe marrëdhënia e trazuar baba-bir dhe korrupsioni dhe tregtia e supozuar e ndikimit, të gjitha të treguara nga këndvështrimi i një 25-vjeçari – aktivist i vjetër, i majtë që është striptist”, tha Davi.

Pas filmit, McAleer dhe McElhinney e pyetën audiencën me lojëra për atë që kishin mësuar, duke i shpërblyer ata që jepnin përgjigje të sakta dhurata të çuditshme, si një bong ose një copë djathë. Më pas Davi u shfaq në ekran, për të ofruar mendime më serioze.

“Nëse jemi të shqetësuar për anulimin, duhet të heqim dorë nga vendi sot,” i tha ai një burri që pyeti nëse aktorët dhe ekipi që bënë My Son Hunter shqetësoheshin se pjesëmarrja e tyre mund t’u kushtonte punë.

(Paul Bond, Inside the Secretive Private Screening of Anti-Biden Movie, My Son Hunter Newsweek, Politics, Tue. Sep. 06, 2022)

Senatori republikan Ron Johnson kërkon përgjegjësi për historitë e laptopëve Hunter Biden

Unë mendoj, se ky ishte treguesi im i parë, pse ndoshta FBI ishte më e interesuar për t’ia kthyer laptopin ish-pronarit dhe për të mbrojtur familjen Biden, sesa ata po më mbronin mua ose për t’a çuar këtë në kanalin e duhur. Unë, mund të them patjetër se ai (Hunter Biden) ishte i dehur. Kur kërkova mbiemrin e tij, pati një pauzë të gjatë. Dhe ai shtoi në mënyrë sarkastike Biden… “ – John Paul Mac Isaac, teknik kompiuterash “The Mac Shop”, 12 prill 2019, Delaware

Senatori republikan Ron Johnson nga shteti Wisconsin, thotë se është koha për llogaridhënie, në lidhje me përmbajtjen e laptopit të Hunter Biden.

E-mail-et alarmante në laptop, të cilët tani janë autentikuar, pas një përpjekjeje masive për mbulim të krahut të majtë, implikojnë përfshirjen e Joe Biden në marrëdhëniet e korruptuara të biznesit të djalit të tij jashtë shtetit.

Kjo ndodhi ndërsa Joe Biden po shërbente si zv/President i SHBA-së, nën drejtimin e presidencës së demokratit Barack Hysen Obamën, që tregon hapur se ky veprim anti-kushtetues është një abuzim i qartë i pushtetit dhe konflikt i pastër e i hapur interesi.

Senatori Johnson, thotë se situata është tronditëse. Laptopi tashmë është vërtetuar, për më shumë se një vit nga analizat e ekspertëve, tha Johnson.

Nuk e kuptova, se askush ende po vinte në dyshim, se disku i kompjuterit të Hunter Biden ishte i rremë. Mendova, se ishte krijuar iluzioni i rrem nga FBI dhe DOJ, për më shumë se një vit,” – tha Ron Johnson.

Kjo tregon se sa e njëanshme është me të vërtetë media kryesore. Ata nuk janë më gazetarë. Ata janë avokatë të së majtës radikale dhe formave të ndryshme të korrupsionit. Është befasuese, që ata do të dilnin tani dhe më në fund do të pranonin atë që ne të tjerët e pranuam të ishte laptop i vërtetë i Hunter Biden, shumë kohë më parë dhe ata kurrë nuk do ta pranojnë se kishin gabuar, në mbulimin e autorit të kompiuterit laptop.”

Kjo sërish dëshmon korrupsion të nivelit të lartë. Ka korrupsion të madh edhe brenda medias kryesore. Është një problem i madh, me të cilin po përballemi sot në këtë vend. Ne, kemi nevojë për një shtyp të lirë, por ne kemi nevojë, për një shtyp demokratik të lire, që duhet t jetë kryesisht i pa-anshëm.”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.