Me hënën dua të bsedoj

0
134
Leonardo Nika - me syze

Leonardo Nika

Me hënën dua të bsedoj

Sonte me hënën dua të bisedoj
Brengat e mia t’ja tregoj
S’e veç hëna më kupton
Dhe aspak s’më paragjykon

Njerëzia s’të kupton
Përkundrazi veç të lëndon
Këtë punë kanë
S’kanë punë tjetër
Ndaj quhet botë e egër

Shpirtin po ma mbyt mërzia
Këtë e di veç perendia
Po të rrëfehem hënë e bukur
Ndjenja njerëzore është zhdukur

Dikush ka pak: dikush ka shumë
Dikush mërzitët e mbytet në lumë
Kush është i mirë dhe fukara
Pse duhet të quhet maskara

Horrat bëhen milionerë
Të varfërit i poshtërojnë ç’do herë
Kush punon me ndershmëri
Pse duhet jetën me ja nxi

Kush vjedh e masakron
Vetë shteti i nderon
Prapa hekurave shkojnë të varfërit
Drejtësinë e blejnë të pasurit

Kush lyp sa për të jetuar
Menjëher duhet poshtëruar
Kurse ata që të marrin jetën
Vrasin e vjedhin mbushin kuletën

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.