24.4 C
Tirana
E dielë, 23 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

Fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

0
Lumiri - Doarsa

Shkruan: Florim Zeqa, 23.08.2026

Ditë më parë nje mik i imi i respektuar, LDK-ist i përbetuar ndër të tjera me tha këto fjalë: “Pajtohem me të gjitha kritikat me vend që i bëni për Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, por nuk pajtohem me kritikat për LDK-në”!

Me standarde të dyfishta i larguan veprimtarët

Në këtë situatë njeriu normal bie në hall, kurse analisti sado i njeanshëm të jetë në aspektin partiak, e ka të vështirë që t’i thurë lëvdata një subjekti që i mban në krye të saj dy personalitete karrieriste, aq të papërgjegjshme dhe të dëmshme për të ardhmen e partisë dhe vendit në veçanti.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur strukturat e partisë janë të kapura dhe uzurpuara nga parashutistët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave!

Në LDK më lehtë hyjnë në listën për deputet militantët e katapultuar nga partitë e tjera sesa veprimtarët e orëve të para dhe themeltarët e dëshmuar ndër vite dhe dekada përgjatë rezistencës paqesore dhe luftarake për lirinë e Kosovës!

Po nisem nga shëmbulli im personal, Unë si aktivist dhe veprimtar i orëve të para i LDK-së Rugoviane, nuk munda që t’i hapë dyertë e hekurta për të hyrë në listën për deputet, kurse militantja e një partie rivale ua zbuti zemrën drejtuesve të Degës së LDK-së në Klinë dhe hyri në listën për deputete!

Kurse Florim Zeqës si aktivist dhe veprimtarë i dëshmuar i vendosën barriera të pakapërcyeshme “statutare” të mbështjellura me hipokrizi dhe tradhëti njëkohësisht!

Këto standarde të dyfishta i aplikojnë vetëm uzurpatorët dhe shpirtëzinjët që nuk ia duan të mirën LDK-së dhe as Kosovës në përgjithësi!

Anashkalimi i aktivistëve dhe veprimtarëve, themeltarëve dhe atdhetarëve nuk është risi në LDK!

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe shumë veprimtarë të zellshëm dhe besnik të filozofisë politike rugoviane, të cilët janë larguar me zemër të thyer nga LDK-ja!

Megjitahtë, ndjehem krenar për veprimtarinë time 37 vjeçare në LDK, i privilegjaur që punova me zellë dhe përkushtim në epokën e lavdishme dhe krenare të LDK-së Rugoviane, por thellësisht i penduar që i ndihmova të pamerituarit, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit, të cilët, edhe përkundër humbjeve serike dhe të njëpasnjëshme që nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri më sot nuk po iu hapin rrugë ndryshimeve në LDK.

I pakënaqur me këto zhvillime, më 30.07.2026 e bëra publike pushimin e aktivitetit tim politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës përmes shkrimit “Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!”

Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij, zhdukur nga faqja e dheut nga Lumir Abdixhiku dhe klanorët e tjerë më 30 korrik 2026!

Më 30 korrik 2026 delegatët/tet më votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën Rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 17 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës!

Të tillët, përjetësisht do të mbetën faqe e zezë e historisë së Kosovës dhe e LDK-së në veçanti!

Kot paskemi humbur kohë për 20 vite rresht duke shpresuar, pasi nuk ka mbetur më frymë rugoviane në LDK!

“Janë këto fjalë të idhëta, por të vërteta…”, kishte thënë rapsodi popullor pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, por akoma më të idhëta dhe më të rënda mu duken fjalët, kur i thashë Lamtumirë Rugovës, lamtumirë LDK-së!

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.

Deri me 30 korrik të këtij viti jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme në LDK!

Uzurpatorët, puçistët, zvarranikët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane! Brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.

Nga tani e tutje mund të vazhdoni t’i shkërdheni sërish tri shkronjat “LDK”, por jo edhe mundin tim si gazetarë dhe analist në shërbimin e juaj!

Të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve besnik: “Faleminderit për respektin dhe mbështetjen e sinqertë që e treguat dhe e tregoni në vijimësi ndaj meje. Gjthmonë do t’iu mbajë në zemër si shpirta të dashur dhe të lirë, besnik dhe atdhetarë, por njëkohësisht do të mbetëm i mangët dhe i lënduar që nuk jam më në mesin tuaj!

Shpallja e kandidaturës time dy vite më parë për deputet dhe e kandidaturës time për kryetar nga fillimjanari i këtij viti ishte përpjekja ime e fundit për ta shpëtuar LDK-në, ishte qëllimi im fisnik për ta nxjerrur LDK-në nga kthetrat e uzurpatorëve dhe klanorëve morbid!

Nga tani e tutje mbetëm vetëm ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkatdhetarëve (mërgimtarëve) kudo që ndodhen ata, në Kosovë apo në vendet evro-perëndimore!

Sa herë që më kërkojnë bashkombasit në Kosovë apo në mërgatën tonë, si çdo herë do të jemë në shërbimin e tyre, por jo edhe të strukturave partiake!

Në vijimësi do t’i mbajë në thumb të shënjestrës të gjithë ata që e devijojnë rrugën e pastër kombëtare!

Krahas kritikave dhe sugjerimeve për politikbërësit kosovarë, si çdo herë dhe në çdo shkrim autorial do të ofrojë zgjidhje dhe alternativa të reja në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Përmbledhje e shkurtër e veprimtarisë 37 vjeçare në LDK

Si ish aktivist dhe veprimtarë 37 vjeçar i LDK-së, me modesti po e shpalosi një pjesë të shkurtër të veprimtarisë time:
-Isha nënkryetarë i Forumit Rinor të LDK-së Dega në Klinë (1991-1992).

Pas kalimit në emigracion, për disa vite rresht u bëra pjesë aktive e 3 %-shit dhe pjesëmarrës i Fondit të Qeverisë në ekzil (prej 1 mijë DM për ne mërgimtarët në Itali).

-Në janar të vitit 2015, në 9 vjetorin e shkuarjes në amshim, e organizova Akademinë e Parë Përkujtimore (të vetme) për presidentin Ibrahim Rugova në Itali.

-Para dhe pas organizimit të kësaj akademie bëra përpjekje për themelimin e Degës së LDK-së në Itali, por u sabotova nga grupet e interesit që thirreshin në LDK, kurse në anën tjetër ua bënin argatin partive rivale për interesa personale!
-Në shtator të vitit 2024 asistova dhe kontribuova në themelimin e tri prej katër Nëndegëve të LDK-së në pjesën veriore të Italisë!
-Nga më tepër se 3 mijë shkrime autore, gjysma prej tyre janë në funksion të rritës dhe forcimit të LDK-së.
-Nga 11 libra të botuar, 4 prej tyre janë ekskluzivisht për LDK-në.
-E shpreha gatishmërinë time që të jemë kandidat për deputet dhe për kryetar të LDK-së!

Ky nuk është fundi i veprimtarisë time, por fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

Florim Zeqa, gazetarë dhe analist i pavarur politik!
Orsago (Itali), 23.08.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.