Arben Çokaj
1. A e dini pse iku Shinasi Rama? Dhe nuk e vazhdoi karrierën e tij politike në Shqipëri, pasi ishte një srudent i dalluar i Lëvizjes Studentore më 1990…
Iku sepse një person apo grup personash, nuk di detaje, por kam lexuar diku, u nisën nga Shkodra dhe takuan Sali Berishën, kryetarin e PD-së, dhe i thanë se Shinasiu, i biri i oficerit Ali Rama, ka marrë në një rast pjesë si dëshmitar në gjyqin e një të dënuari politik të regjimit komunist. Kush di më shumë rreth kesaj, le të më korrigjojë!
Pra, ka ngrënë një lugë çorbe të prishur. Dhe karriera e tij politike u vu në pikëpyetje të madhe, sa Shinasiu kapi leckat dhe iku nga Shqipëria. Kjo pra është konsekuenca politike për veprime të pamatura, apo të detyruara në kushte të caktuara.
Tani po pyes ish-oficerin e lartë të SHIK-ut, nën Gazideden, Ajet Ramçaj (e kam nip), pse nuk shkoi dikush në Tiranë të dëshmonte për mua kështu, edhe pse nuk e kisha rolin e Shinasiut në Lëvizjen Studentore?! Sepse duhet të bësh, për të të akuzuar. Akuzat e rreme nuk vlejnë!
Kështu edhe me liderët e UÇK-së, që u dënuan dje në Hagë, kanë bërë, prandaj u dënuan, se nuk i dënon kush kot, sikur ata të mos kishin bërë. Se po na dalin tani emocionalët, servilët, hipokritët e profiterët… e po i mbrojnë!
Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës ka patur situata ku drejtuesit nuk dinin si të veprojnë e mundet se kanë vepruar pa u menduar mirë, dhe u kompromentuan! Siç bënë edhe me themelimin e Gjykatës Speciale apo me dhënien e Çakorrit për Malin e Zi. Prandaj mos kujtoni se gjykata i ka dënuar kot edhe pse dënimi i tyre mund të mos u pëlqejë!
Mendjelehtësia e tyre, superxhiroja që morën se ishin të shtypur e pastaj morën një armë në dorë, e kishin edhe jetë njerëzish në dorë, mungesa e përvojës dhe dijes e shumë faktorë tjerë, i çuan në këtë situatë! Dhe tani po paguajnë për atë që bënë keq!
2. Edith Durham thoshte: “Shqiptarët e kanë të vështirë të bëjnë shtet, sepse nuk i dënojnë kriminelët e tyre…”
A e patë maskaradën histerike të këtyre ditëve, shumica e shqiptarëve, përveç atyre që janë prekur, ishin kundër dënimit të liderve të UÇK-së në Hagë edhe pse ata u dënuan për krime që kanë kryer kundër shqiptarëve e të tjerëve të pafajshëm.
Dënimi më i vogël 13 vjet iu dha Rexhep Selimit, i cili ka dorë në vrasjen e këshilltarit të Rugovës dhe gazetarit Xhemajl Mustafa. Llogaritni tani sa kanë vrarë e kë kanë vrarë ata 3 të tjerët, që u dënuan më shumë…
Kur u bë Gjykata Speciale, dihej se ajo do të dënonte njerëz, dhe gjykata dënon me fakte, e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar dënimit/drejtësisë ishte ashtu si tha Albini: mos e bëni Gjykatën!
Pra, hipokrizitë e histeritë e shumta për kumandirat e dënuar, nuk vlejnë asnjë grosh, vetëm tregojnë se sa shumë e tolerojmë krimin ne shqiptarët dhe prandaj jemi të dënuar të mos bëjmë shtete të rregullta, funksionale e të zhvilluara e të drejta…
Liderët tanë na vjedhin pa mbarim, na vrasin e shkatërrojnë jetën, e ne i tolerojmë… Kështu nuk bëjmë shtet kurrë!











