Pasi kisha lexua në shumë portale se më 22 e 23 nëntor në Tiranë do të mbahet ”Samiti i III i Diasporës Shqiptare – Dita Arbëreshe, Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës”, ngjarje shumë e rëndësishme e plotësova një formular për pjesëmarrje, iu shkruajta një letër falënderues dhe iu dërgova dhe iu dëshirua e urova punë të mbarë.
Para 4 vjetëve, në muajt e pranverës ishte planifikua që të mbahej një konferencë e tillë në Tiranë, e ku do të merrte pjesë apo në përkujdesjën dhe organizimin e kryeministrit të Shqipërisë, do të mbahej Konferenca.
Kishim vendosur bashkë me një mësues, koleg të punës në Malmö të merrnim pjesë. Rezervuam biletat e avionit për në Tiranë që kushtonin bukur shtrenjë por ne mërgimtarët.
Për shkak të koronavirusit, Pandemisë 19 ky tubim u ndalua, me të drejtë.
Kjo edhe arsyetohej për kohën për shkak të përhapjes së sëmindjes që merrte jetë njerëzish.
Dhe tash e pash tasg pas afërsisht katër vjetëve se do të mbahët përsëri ”Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III për Diasporën mbahen në Tiranë në datat 22-23 nëntor” me të vërtetë u gëzova. Thash:nuk na paska harrua nëna Shqipëri.
Malli për qytetin e Tiranës për mua është i madh. Është i madh se takoj qytetaret e Tiransës, studjues, profesosorë e mërgimtarë nga gjithë bota.
Iu shkruajta një letër me kërkesën që të ma dërgojnë rendin e ditës dhe informata rreth udhëtimit, fjetjes dhe ushqimit dhe kush i heq shpenzimet.
Pas dy, treditëve që iu kisha dërgua, jo një por dy letra, kishin marrë mundin e më kishin shkruajtur një gjysëm letër:
”I/E nderuar, Tiranë, 11 nëntor 2023
Duke ju falënderuar për interesin dhe regjistrimin, kemi kënaqësinë t`ju përcjellim ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës dhe Ditën Arbëreshe, që do të zhvillohen në Tiranë, në datat 22 – 23 nëntor 2023.
Në ditët në vijim do t`ju dërgojmë agjendën përfundimtare”.
Prita kot.
Askush uk më shkruajti dhe kur kanë mbetur edhe 3 ditë, deri në ditën kur duhët të filloi punën Samiti në Tiranë, unë nuk do të mund të udhëtoj për Tiranë sepse nuk kam prerë biletë avioni.
Kur shikova se a ka avionë për Tiranë dhe sa kushton bileta, nga aeroporti i Sturupit (Flygplats Malmo Sturup. Malmö Airport) dhe nga aeroporti i Kastrupit Københavns Lufthavn. Kastrups flygplats, är Köpenhamns internationella flygplats) nuk kishte avion për Tiranë. e kishiqn hequr Tiranën.
Nuk kisha mundësi e as luxh që të shëtis në kryeqytetet evropiane me avionë për shkak të kohës së gjatë e biletave të shtrenjta.
Tiranën e kanë harrua të gjithë, përveç neve mërgimtarëve që nuk e harrojmë Tiranën e Tirana, na ka harrua neve-mërgimtarëve.
Një miku im im, profesor Emil Lafe, gjuhëtar, ish delegat i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe ma kishte dërgua një letër dhe programin:
Programi – për dijeni!
- Lafe
SAMITI III, draft agjenda e faqosur.pdf
Shpresoj se në samitet e konferencat tjera për (Diasporën) Mërgatën organizatorët do të jenë me syçelë, më seriozë ndaj meje dhe mërgimtarëve të tjerë duke na dërgua informata të mjaftueshme për punën- programin e konferencës, rreth udhëtimit, fjetjes, ushqimit, në kohë.
Me krenari:
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 19 nëntor 2023
sinankastrati09@hotmail.com