Shkodrani i shkretë, shiti shtëpinë e shkoi në Itali, ku do të gjente lumturinë e vërtetë…

0
272
Evin Meka - Socialism vs. Capitalism

Elvin Meka është një ekoniomist i njohur, që kishte bërë një postim kontravers në Facebook, dhe unë si mik virtual i tij, e pyeta:


Elvin, si ekonomist që je, kë quan më komunizëm ti, Amerikën, apo Shqipërinë e Enverit?

Nëse nisemi nga prona private “e shenjtë”, në kapitalizëm, që u mësuam të thonim në atë kohë, gjatë komunizmit në Shqipëri, kishte shumë njerëz, që kishin shtëpi private, dhe nuk paguanin asnjë tatim. Kurse në Amerikë, nëse s’e paguan tatimin, edhe shtëpinë private “të shenjtë” ta marrin, t’i vënë shiritin dhe ta nxjerrin në shitje ata të ‘shtetit’…

Me këto rrena të fesë e pronës së “shenjtë” private, një katolik shkodran, e shiti shtëpinë e babait në Shkoder, pas rënies së komunizmit, (që po ta kishte në lagjen e Obamës në SHBA, do i kushtonte nja 6 milion dollarë), kapi biblën në njërën dorë pas vitit 1990, dhe shkoi me gjithë gëzim emigrant në Italinë e lirë e demokratike. Atje i duhej të punonte, por shtëpi private s’e kishte të lehtë të bënte… Shante komunizmin gjatë gjithë kohës e ndihej i lumtur… Komunizmi ia la shtëpinë e babës, të cilën ky e shiti, dhe dorën tjetër në Itali, ky e futi te loqet, se e lanë me bibël e me loqe në dorë, në shtëpia me qera… 😛

(Afrikanët tregohen më të zgjuar se shqiptarët kur thonë: “Erdhën europianët, na i morën të gjitha, na sollën biblën…“)

Tani kush është më shumë komunizëm, ai shtet që ta len shtëpinë e babës, pra shtëpinë private, apo ai shtet që ta merr edhe atë?! 😛

Në fund të jetës së tij, shkodrani katolik i shkretë kuptoi, se e shenjtë për të ishin, bibla dhe loqet, që i mbetën në dorë. Të tjerat, të gjitha ia mori shteti… ishin të shtetit, në kapitalizëm. Komunizmi e socializmi i urryer i Enverit, të paktën shtëpinë ia lanë.

Por shkodrani ishte i lumtur dhe i gëzuar, se ishte i lirë si Bajromi, e kjo kishte rëndësi. Kapitalizmi të shet iluzionin, e të lë me loqe në dorë! Në fund, të gjitha t’i merr shteti, në atë moment, që ti nuk ia paguan tatimet, për tokën truall, për ndërtesat, për shtëpinë, etj.

Arben Çokaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.