NDARJA E LUGËVE DHE ENËVE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Po. Edhe, Kosova dhe Serbia një Ditë, duhet të ndahen si “motra”, të kenë një kufi politik përsëgjalli në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Martohen, dhe gjejnë burra. Ose, gra. Edhe, pse: serbët dhe shqiptarët me shekuj kanë jetuar bashkë si “vëllezër” me dhenë e dhi në një Shtëpi me plotë probleme politike, si vëllai me vëlla. Historikisht, kanë marrë dhe kanë dhënë gra e burra. Shekuj me radhë nga martesat e tyre politike, kanë lindur edhe fëmijë kopila. Që, një ditë ta vrasin Babain. Ose, Nënën. Historikisht, ne shqiptarëve: nuk na kanë vrarë serbët, por fëmijët tanë kopila që i lindëm me gra serbe. Përshkak, të Shtëpisë dhe pasurisë, që e kemi ndarë edhe me luftë. Dëshmi historike, Lufta e fundit në Kosovë (1998 – 1999).

Ligje Natyrore, vjen Dita kur vëllezërit martohen dhe ndahen nga njëri – tjetri. E ndajnë edhe Shtëpinë dhe pasurinë. Pse, ende nuk mund të ndahen shqiptarët dhe serbët si “vëllezër”?! Mos, vallë e kanë përzi gjakun?! Apo, aq shumë e duan njëri – tjetrin si “vëllezër”?! Kutadi. Vëllezër janë të një gjaku, Nëne dhe Babai. Vetëmse, vjen Dita edhe kur ndahen si vëllezër nga bashkëjetesa. E ndajnë Shtëpinë dhe pasurinë. Vetëm serbët dhe shqiptarët, nuk mund të ndahen si “vëllezër”?! Gjithë jetën, merren me ndarjen e lugëve dhe enëve. E, jo me ndarjen e Shtëpisë dhe pasurisë: arave, livadheve dhe maleve.

Përkundër ligjeve të Natyrës, me shekuj e urrejnë njëri – tjetrin si “vëllezër” me idetë e tyre të dikurshme komuniste e neokomuniste, dhe fushatat e tyre partiake propagandistike politike të “vëllazërim-bashkimit” për pushtet, pasuri dhe poste politike qeveritare: Serbi të Madhe. Asociacione të komunave serbe në Mitrovicën e Veriut. Targat e mjeteve të komunikacionit. Kryetarët e komunave serbe. Protesta të dhunshme me Banda kriminalistike. Martesat e tyre politike historike brez pas brezi, duke i dhënë njëri – tjetrit dhe marrë gra me shkuesë ndërkombëtarë për marrëveshje historike. Pazare tregtie ekonomike, dhe lidhje “miqësore” bashkëshortore. Shumëzimin e kopilave, që përsëri ta vrasin “vëllai – vëllain”. Edhe, atë: përshkak, të ndarjes të lugëve dhe enëve gjithë jetën.

E, jo të Shtëpisë dhe pasurisë: arave, livadheve dhe maleve…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.