Qeveria aktuale e Albin Kurtit me përkushtim e bashkëpunim me Mërgatën Shqiptare!

0
564
Ministrja e drejtësisë me mërgimtarët

Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Në gjithë Kosovën janë organizuar manifestime te ndryshme për t’u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre. Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm gjithmonë, gjithçka që e kanë bërë e ka bërë në emër të përkushtimit për atdheun.

Mërgimtarët shqiptarë në diasporë luajtën rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë!

Synimi i këtyre takimeve është bashkërendimi i aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare. Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat, ku ka nevojë si dhe t’i koordinojmë takimet tona në mërgim me bashkëvendësit më vendlindje.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë. Edhe tash e tutje ne diaspora shqiptarë duhet ta luajë rolin që i takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare edhe në fushën ekonomike.

T’i rikujtojmë opinionit se diskriminimi qe iu bë shqiptarëve nga ish pushtimi serb-sllav në Kosovë pa dallim u detyruan të emigrojnë me miliona njerëz në tërë boten. Ata dolën te përndjekur, te leckosur e te diskriminuar. Ata iu kthyen bumerang ish Jugosllavisë me aktivitete të mëdha politike.

Ata nga punëtor krahu edhe me çekan në dorë sot u shndërruan në biznesmen, intelektual, ekspert të gjitha fushave te ndryshme, qe kanë bërë emër në politikë, arsim, letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi etj.

Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve!

Ata sot kane hapur biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme ne shtetet ndryshme të botës. Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptar para 100 vjetësh. Ajo u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovë.

Qeveria aktuale e Albin Kurtit është joshëse dhe tërheqëse për Mërgatën Shqiptare!

Pas shume vitesh përbuzje ,anashkalim ofendime dhe nënçmime nga qeveritë paraprake, Qeveria aktuale e Albin Kurtit është joshëse dhe tërheqëse me sinjale te ngrohta qe t’i afrohen atëdheut kontribute te mëtutjeshme në fushën ekonomike nga Mërgata.
Janë hapur fonde te ndryshme te Mërgatës u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit ne zhvillimin ekonomik.

Tërë angazhimin e tyre e bënë kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale, por presim dhe sugjerojmë qe tani e tutje këto iniciativa te mos mbesin personale, por te përligjen dhe te kthehen ne organizim kolektiv e institucional në mbrojtjen e kapitalit të tyre me ligj.

Fluksi i mërgatës drejt atdheut institucionet e Kosovës i gjeti me gatishmëri! Ne saje te këtyre aktiviteteve fluksi i mërgatës drejt atdheut, institucionet e Kosovës i gjeti me gatishmëri për ti pritur dhe uruar mirëseardhje, në tubime anembanë Kosovës duku u takuar me ta. Duke biseduar dhe shkëmbyer ide e projekte të reja.

Një tubim i tille u organizuar këto ditë edhe në Prishtinë në kuadrin “Karvani i Diasporës 2022”

Organizator të këtij tubimi ishin Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqi.

Një zëri Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit, theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.

Ata përmendën edhe faktin që gjatë qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, po edhe në favorizimin e investimeve nga Mërgata.

Shumë aktivitete të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës u bënë takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore koncerte etj.

As kryeministri Albin Kurti përkundër një agjende të ngjeshur ndërkombëtare e posaçërisht edhe për Kosovën, ai gjeti kohen t’i takoj mërgimtarët t’u uroj mirëseardhje me sugjerime bashkëpunimi.“

Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.

Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres. Përbuzjet, ofendimet dhe anashkalimi i Mërgatës shqiptare nga qeveritë paraprake, po shndërrohen në dashuri e bashkëpunim me qeverinë aktuale të Albin Kurtiti!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.