Letër e hapur drejtuar: – Pedagogëve, ish-pedagogëve, studentëve dhe intelektualëve shqiptarë

0
328
Pjetër Meta

Letër e hapur dhe miqësore, drejtuar:
– Pedagogëve, ish-pedagogëve, studentëve dhe intelektualëve shqiptarë

E vështirë deri në pamundësi, që unë në pozitat e mia të moshës, t’iu jap mend Juve. Dikur student, me pedagogë të kalibrit si Aleko Xoxe, Qefqet Kambo, Temo Mandili, Hulusi Hako, dr. Samimi, Abedin Çiçi, Ilia Telo, Astri Kollapolli, Alaudin Frashëri, Besim Bardhoshi dhe të tjerë, të cilët jo vetëm na shkolluan profesionalisht, por na dhanë kulturë të gjerë e mësime për jetën, rast pas rasti, na porositnin se si ta ndërtonim jetën në ato kushte të regjimit komunist, si të punonim e si të ishim të qëndrueshëm në bindjet tona. Dhe ajo çka ne studentëve na bënte të mendoheshim gjatë në heshtje ishte vlerësimi që ata shprehnin për njerëzit e shkolluar, pra për intelektualët, pasi “Ata janë të parët që e ndjejnë padrejtësinë!”

Në kushtet e sotme të krijuara në Shqipëri, kohë të turbullta, me një popull të çorientuar, me një politikë pa bosht, me një ekonomi të falimentuar, me një bujqësi në grahmat e fundit, me një degjenerim të shtuar në rrjetet sociale dhe në televizionet e vendit, Ju të dashur pedagogë dhe profesorë, morët guximin dhe u ngritët. Jam i bindur, se Ju nuk jeni ngritur vetëm për pagat tuaja. Ju, përveç informacionit social që akumuloni përmes lidhjeve me studentët tuaj, arrini të njihni mirë të gjithë Shqipërinë.

Ju, bashkë me ne popullin e thjeshtë, po jetojmë në një Shqipëri të mjerë, në një Shqipëri të varfër, në një Shqipëri ku gëlon marrëzisht korrupsioni vertikal dhe horizontal; në një Shqipëri, pasuria e të cilës vidhet ditën për diell nga bijtë tanë, që kanë marrë drejtimin e shtetit.

Jetojmë në një shtet ku drejton vetëm një mendje (si gjithmonë tash e një shekull), dhe çfarë thotë ai bëhet. Jetojmë në një vend ku populli i tij më së shumti sot ka një motiv kryesorë, atë të largimit nga Shqipëria.

Jetojmë në mes të një populli të përçarë, që vrapojnë si të marrë pas tri fytyrave, që kanë 30 vjet që qëndrojnë aty, ndërsa Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para. E përsëri e përsëri ata qëndrojnë aty, stoik, duke mos lënë asnjë tjetër që t’i zëvendësojë.

Po pse vrapojnë pas Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës?
Sepse nuk ka tjetër, përveçse Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Nard Ndokës, Agron Dukës e Ekrem Spahiut, fytyrat e të cilëve ka 32 vjet që i shikojmë nëpër ekrane televizoresh ditën,e natën na shfaqen në ëndërr, ku çuditërisht askush nuk din që këta të fundit çfarë i kanë sjellë vendit, përveçse mbrapshti, njerëz- shtetarë që janë pasuruar për vete. E thënë shqip: duhet t’iu vijë turp që ende dalin nëpër ekrane për t’i bërë moral këtij populli të vuajtur dhe të varfëruar, të vjedhur dhe të keq-trajtuar prej tyre.

Tashmë çdo shqiptar e di se si drejtoi Sali Berisha gjatë këtyre viteve. Unë nuk jam këtu që t’i bëj hetuesi ish presidentit e ish kryeministrit, pasi atij nuk po mund t’i bëjë hetuesi një SPAK e një prokurori e tërë, bile as Amerika nuk po mundet ta ulë poshtë, edhe pse kanë kaluar tre ambasadorë, që i kanë premtuar popullit shqiptar, se do t’i zënë në rrjetë “peshqit e mëdhenj”, dhe ende asgjë nuk ka ndodhur në këtë vend të korruptuar me eksponentë të njohur të krimit dhe korrupsionit, madje dhe të vrasjeve të njerëzve të thjeshtë.

Përkundrazi numri i “peshqve të mëdhenj” është shtuar tashmë dhe gjatë qeverisjes 9 vjeçare të “Rilindjes”.

Por unë dua të them, se të gjitha ngjarjet e pas vitit 1992, ky shkatërrim total i ekonomisë, industrisë dhe bujqësisë, një rrënim që nuk do të kish ndodhur nga asnjë pushtim i huaj ndërtime pa lejë e pushtimi i tokave, firmat piramidale, votimet anti- demokratike të vitit 1996, rrënimi i gjithçkaje, rënia e shtetit në vitin 1997, tragjedia e Gërdecit, vrasjet para kryeministrisë të 21 janarit 2011, vjedhjet ne rrugen e kombit e falja e 350 km2 det, kanë ndodhur në kohën kur në drejtimin e vendit (si president dhe kryeministër) ka qenë Sali Berisha, ndërsa ai ende vazhdon të bëjë protagonizmin në politikën shqiptare.

Të gjitha këto ju i dini mjaft mirë në kuptimin më të gjerë të opinionit.
Ju dini edhe për ish presidentin Ilir Meta, njeriu politikan i cili i provoi të gjithë funksionet e shtetit dhe të qeverisë, duke u përfolur nga të gjithë shqiptarët si një familje hajdute dhe e korruptuar.

Ju e dini të dashur pedagogë dhe studentë, se nga emisionet e FIKS-it, duke argumentuar vjedhje e veprime të kundra- ligjshme përmes filmimeve, janë burgosur punonjës të ndryshëm në shëndetësi e arsim, kurse filmimi i të ndjerit Dritan Prifti për korrupsion në masën 700 mijë euro të Ilir Metës, u quajt montim dhe nuk u ndëshkua. Atë e mori në mbrojtje ish- kryeministri i vendit të asaj kohe Sali Berisha, per te mos rene qeveria.

Ilir Meta është njëri nga njerëzit më të pasur të pushtetit sot, ai ndrë pasuritë e dushme të tij, sot zotëron njërën nga vilat më të dëgjuar në Lalz, duke qenë ndërkohë dhe njëri nga ish- Kryeministër e akuzuar për vjedhjen e FLORIRIT të shqiptarëve, për të cilin është i akuzuar dhe nga vetë Sali Berisha me etiketën “Ilir Floriri”.

E në këto kushte ngjan paradoks akuza që Ilir Meta mund t’i bëjë dikujt tjetër për hajdut dhe të korruptuar.

Ndërsa për Edi Ramin, cilido prej jush, e çdo shqiptarë, tashmë pas 9 vjetësh në drejtimin e vendit si Kryeministër, duhet të mos ia mohojnë të mirat që ai ka bërë gjatë këtyre viteve, por dhe në një gjykim me drejtësi, dhe gabimet duhen treguar.

Kur mori pushtetin në 2013 Edi Rama, në të gjithë elektoratin shqiptarë, madje dhe në atë të djathtë kishte një mendim, se ai do të mire-qeveriste. Votat që mori ai si kandidat për kryeministër, e konfirmuan këtë opinion të njerëzve. Por ai e filloi me gabime të rënda drejtimin e vendit si kryemisnistër. Marrëveshja dhe qeverimi bashkë me Iliri Metën ishte një “non sens” që duhej shmangur. Ilir Meta kishte treguar dhe gjatë bashkë-qeverimit me Sali Berishën, bashkë me ministrat e tij duke përfituar, vjedhur dhe shpërdoruar çdo detyrë që i është dhënë atij dhe LSI-së. Askush më shumë dhe më dhunshëm, se Ilir Meta, nuk i merr përfitimet ekonomike dhe politike në bashkëqeverisje me këdo qoftë.

Ju të nderuar profesorë dhe elita e Shqipërisë, e dini mjaft mirë se ç’opinion ndërkombëtarë ka për Shqipërinë! Korrupsioni në çdo sektor, që nga shëndetësia, drejtësia, ekonomia, administrata, pra çdo qelizë e drejtimit të vendit dhe veprimtarisë prodhuese dhe ekonomike të vendit e ka përpirë korrupsioni dhe nepotizmi. Ryshfeti është një shfaqje e hapur tashmë në Shqipëri.

Nuk ka dyshin, se Edi Rama është një politikan i zoti dhe kurajoz, me një përvojë të gjatë në menaxhimin e punëve si ministër dhe kryebashkiak, tashmë dhe kryeministër mbi tetë vjet, por tendenca për të zotëruar gjithë pushtetet dhe vendimmarrjet, pasi sot në Shqipëri bëhet ç’thotë ai, dhe si e tillë kjo përbën një fatalitet për zhvillimin e vendit, nuk ka në asnjë vend të botës që një njeri të dijë çdo gjë, çdo punë dhe për gjithçka të pyetet vetëm ai. Në opinionin e njerëzve premtimet e Edi Rramës nuk u realizuar që nga nafta, burimet minerale, rimëkëmbja e bujqësisë dhe zhvillimi blegtoral dhe reforma të tjera që duheshin bërë në Shqipëri, por ata rezoltuan premtime elektorale.

Ai, përveçse vuri rregull në pagesat e energjisë elektrike, të ujit, rregulloi qendrat e qyteteve, qoftë dhe me kosto, vuri tatimet në funksion, duke u bërë darë bizneseve, e kurrë bashëkudhëtari i tyre, Edi Rama asgjë të mirë nuk bëri as për naftë, e as për mineralet, as për bujqësinë e blegtorinë etj. Ai rriti me 2% e 3% pensionet, një shtrese të rëndësishme në Shqipëri, numri i të cilëve shkon në gjysmë milioni në votimet per PS.

E megjithatë, edhe pas 9 vjetësh dhe me çmime që gati po dyfishohen, këtë kategori Kryemnistri Edi Rama e la në gjendje të mjeruar.

Cili deputet a ministër, përfshirë edhe kryeministrin, jetojnë me 15.000 deri në 20.000 lekë pension në muaj?

Deputetët dhe Kryeministri, vetëm për telefon shteti iu jep 17.000 mijë lekë në muaj, sepse nuk iu mjafton rroga për të biseduar për “punët e mëdha”, për Shqipërinë.

Edi Rama i ka kapërcyer normat e mundshme për të qeverisur. Ai tashmë i ka mobilizuar forcat mendore të shprehjes vetëm për të justifikuar të metat e gabimet e qeverisjes, për të rrëzuar çdo mënyrë kritikat e kundërshtarëve, duke mos pranuar asnjë të metë apo gabim të tijin dhe qeverisë që ka drejtuar dhe drejton. Në çdo takim, ai “argumenton” vetëm arritje. Kritikon deri në fyerje bashkëbiseduesin apo gazetarin dhe vazhdon “argumentet” e veta. Ai gjithmonë, siç bëri me protestat e studentëve, që i mposhti me djallëzi e forcë (forca e karriges!!!), në çdo takim duhet të flasë ai qe don ai, dhe të flasë çfarë don ai. Ndryshe, ai praktikon refrenin “ulu, se nuk ta rrokë radakja!”

Kryeministri duhet të jetë babaxhan dhe i këndshëm (që kurrë nuk e patëm), i qetë e fjalëëmbël. Të mos jetë arrogant, ironik, që të “mund” me fuqinë e të qenit në presidium, duke iu thënë gazetarëve,”ti mos më hajde më këtu, ti ke nevojë për 6 muaj riedukim etj”. Logjikë e çuditshme për një kryeministër. Sot Edi Rama pa asnje miratim nga populli ka projektuar te beje edhe marrezite e fundit te tij para se te lere drejtimin e qeverise. Ai po projekton qe te miratoje amnistine fiskale, legalizimin e kanabisit, faljen Durresit arabeve, pasaportat e “arta” etj.

E si mundë të quhet njeriu i reformave, i drejtësisë njerëzore apo diçka tjetër që të kënaqë popullin e vet, kur gjithçka, përfshirë këtu dhe çmimin e karburanteve, energjisë, pensionet,bujqësinë, marrëdhëniet e administratës me popullin (totalisht armiqësore), standartet e të ardhurave të familjeve shqiptare etj, nuk kane te krahasuar me shtetet fqinje, përfshirë dhe Kosovën. Situata ne keto shtete është shumë më e pranueshme së sa në Shqipëri.

Ndaj po ikin shqiptarët. Po ikin, po ikin e nuk kanë të ndalur shqiptarët në mënyrë tragjike dhe dramatike, a thua se është koha kur vdiq Skënderbeu, dhe katolikët duhej të iknin e të lenin Shqipërinë nga invazori turkoman, i cili i kërcënonte me vdekje.

Edi Rama rrin e cicëron ”kështu e ashtu janë dhe të tjerët”, kur ne nuk kemi të krahasuar me asgjë me asnjë shtet fqinj qoftë. Ne sot nuk kemi një helikopter për të shuar zjarret, kur paguajmë që të kemi dy satelitë për të “lehtësuar” administratën tonë të “mbytur” në punë (të mbytur në korrupsion në të vërtetë).

Sot Edi Rama është totalisht i konsumuar për të drejtuar vendin. Ai ka grumbulluar ca zonja- ministre e ministra të tjerë, të cilëve edhe në ëndërr iu tingëllon fjala e urdhrat e Edi Ramës. Por, unë lus zotin, që ky popull, gjithsesi të mos bjerë nën “drejtimin” e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Keto dy drejtues partish bashke me deputetet e tyre, nuk duhet ti lejoni per asnje cast as t’u afrohen jut e dashur pedagog e student sepse atehere nisma juaj do te marre fund.

Per keto arsye, po iu drejtoj këtë letër të hapur, duke i’u sugjeruar:

– Mblidhuni me një vetëdije e me tolerancë, me besë e burrëri, duke vënë në lëvizje dijet dhe intelektin Tuaj brilant, të lidhur fortë me atdheun, dashurinë për popullin që iu lindi, krijoni një parti të re, duke vënë në drejtimin e saj një intelektual të ri të shkolluar në perëndim dhe që ka një sens të shquar për ta drejtuar këtë parti, e për të fituar.

– Veni në lëvizje studentët dhe bashkëpunoni edhe me universitetet private duke kerkuar mbeshtetje edhe nga diaspora , dhe “pushtojeni’ Shqipërinë me të rinjtë studentë e jo studentë, duke shkuar derë më derë nëpër familjet shqiptare, për t’i kthyer shpresën këtij vendi të asfiksuar nga varfëria, korrupsioni dhe lemeria e figurave të konsumuara politike tash nga 32 vite.

Besoj se sot populli shqiptarë nuk duron e nuk dëshiron të vazhdojë që të jetë i vjedhur, i tradhtuar, i braktisur, e mos qoftë e vërtetë dhe i shitur tek të huajt. Mos- durimi dhe urrejtja ndaj qeveritarëve të këtyre 30 e ca viteve ka arritur kulmin.

Është pika kulmore e të keqes qeverisëse, e pika e vlimit eurrejtjes dhe e revoltës popullore.

Nuk mban më! O sot, o kurrë!
Rroftë “Partia e Shpresës!”, partia e intelektualëve dhe studentëve shqiptarë, partia e rinisë shqiptare.

Tiranë, më 18.10.2022

Me shumë respekt

Pjetër Meta
studiues dhe shkrimtar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.