SHKSH, “KADRI ZEKA”, ME SELI NË NÜRTINGEN, 30 VITE NË SHËRBIM TË ATDHEUT

0
316
Grupi kulturor - Wendlingen

Xhafer Leci Nga: Xhafer LECI

SHKSH, “KADRI ZEKA”, 15.10.2022, në Wernau të Gjermanisë, në mënyrë solemne, ka organizuar shënimin e 30 vjetorit të themelimit dhe veprimtarisë kombëtare në shumë fusha.

Pasi moderatorët, shpallën të hapur, programin dhe përshëndetën mysafirët, u bë intonimi i e Hymnit Kombëtar dhe ai i Kosovës. Pjesëmarrësit pastaj me një minutë heshtje nderuan  jetën dhe veprën e heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri !

Kryetari i SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, përshëndeti mysafirët, ndërsa Xhafer Leci, (themelues i Shoqatës me 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë dhe  kryetar nderi) prezantoi  fjalën e rastit.

Për ta nderuar këtë festë madhështore, muarën pjesë shumë personalitete, bashkëveprimtarë të heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe  shumë veprimtarë të çështjes tonë kombëtare, kryetarë të Shoqatave, klubeve  dhe shoqërive, etj.

Lumturie Lipoveci, Kosulle

Nga konsulata e Republikës së Kosovës, në Shtutgart të Gjermanisë, përvjetorin jubilar e nderuan me pjesmarrjen e tyre, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e përgjithshme, Gramoz Berisha, konsul, dhe Hanife Statovci, zyrtare e konsulatës.

Nami Ramadani, bashkëveprimtar i vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, bashkëpjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në perëndim, s`bashku me Xhafer Leci-n e shumë shokë të tjerë.

Në manifestim mungoi nipi i Kadri Zekës, Izmi Zeka, mungoi për arsye të vizës së udhëtimit, po kishte dërguar telegram përshëndetës, cili u lexua nga Xhafer Leci, ku edhe pasuan duatrokitje të gjata…

Pastaj në skenë doli grupi vallëzues i Shoqatës  Kulturore “Nëna Terezë”, në Göppingen, (udhëhequr nga  prof. Nora Gashi-Abedini) të cilët u prezantuan me dy valle të mrekullueshme, nga trevat shqiptare, të…

Në këtë përvjetor muarën pjesë edhe Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, Salih Çekaj, Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si  dhe  kryetarët e Shoqatave dhe Klubeve e Shoqërive: Osman Ferizi, përfaqësues i Shoqatës  Salih Çekaj dhe kryetar aktual  i Degës së LDK-së në Gjermani, Vitor Spaqi,nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Faredin Emërllahu, kryetar i parë i Shoqatës, “Kadri Zeka”, Jahja Gashi, kryetar i  Shoqatës “Nëna Terezë” në Göppingen, Brahim Halimi, kryetar, i Klubit “Isa Boletini“, në Sindelfingen, Argjend Hasani, ”Mërgata Shqiptare në Gjermani”, Ragip Prapashtica, kryetar, Klubi “Kosova”në Aschaffenburg, Xhevdet Syla, Kryetar, Shoqata “Pavarësia” në Shtutgart, Sadik Zogaj, kryetar, Shoqata “Kosova” në Felbach, Abaz Imeri, kryetar “Qendra Kulturore Shqiptare”, në Heilbronn, Xhevdet Nikqi, kryetar i Shoqatës  “Dardania”, në Pforzheim, Shpend Hasanaj,  kryetar i Shoqatës  “ Shqiponja” në Schwäbisch Hall, Gjylije Lecaj, veprimtare e hershme dhe sekretare e QKSH në Shtutgart, Fatmir Bajraj, veprimtar i çështjes kombëtare, Hajrullah Matoshi, arkëtar i kryesisë së parë të Shoqatës “Kadri Zeka”, dhe  Nue Lekaj, zyrtarë në komunën Wernau, veprimtar i palodhshëm i çështjes tonë madhore dhe  përkrahës i aktiviteteve të Shoqatës ”Kadri  Zeka“.

Gati të gjithë këtyre veprimtarëve, duke filluar nga zonja Lumturie Lipoveci, konsule, kanë dalur në foltore dhe kanë përgëzuar punën e madhe të veprimtarisë së  Shoqatës “Kadri Zeka”.

Zonja Lipoveci, konsule e përgjithshme e RK-së, në Shtutgart, foli edhe për tema tjera të rëndësishme për vendin dhe  popullin tonë. Të gjithë bashkërisht i falënderojmë për pjesëmarrje dhe fjalimet e tyre krejtë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës Martire, për bërjen e Shqipnisë Etnike.

U ndanë dy Mirënjohje në shenjë respekti, familjes së Kadri Zekës, si dhe, Reshat Muratit, për punën e madhe që ka bërë ai për Shoqatën “Kadri Zeka” në  shumë fusha për gjatë vite.

Këte  manifestim jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”,  me 15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, e përcolli reporteri i pavarur iTelevizionit, Halil Rrustemaj, i cili do të përgatisë një kronikë për Televizion.

Mirënjohje të veqantë ka, kryetari SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, cili jo vetëm kësaj radhe, e financoi këtë aktivitet, me 1450 ( një mijë e katërqind e pesëdhjetë euro) dhe  jo vetëm këtë aktivitet, por edhe aktivitetet e më hershme i ka financuar.

Natyrisht se aktivitetet janë ndihmuar nga kryesitë e mëhershme dhe, kjo aktuale: Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe, Islam Shahini e Hamza Brahimi, antarë të kryesisë.

Falënderojmë, grupin e rapsodëve të udhëhequr nga Ahmet Llapi, të cilët sollën këngë autoktone shqiptare dhe madhështuan manifestimin tonë Jubilar.

Një falënderim i veçantë, për zonjën, Katarina Griesser, fotoreportere e cila përherë ka pasqyruar në mënyrën më të mirë aktivitetet tona,e më gjerë në Klube e shoqata tjera.

Programin jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”, në Wernau të Gjermanisë, e udhëhoqën denjësisht   Filloreta Shahini dhe Mejdi Laçaj.

Xhafer Leci: Pjesë nga  fjala e  rastit, Wernau,15.10.2022

Bashkatdhetarë të nderuar, motra dhe vëllezër ! Sot jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës „Kadri Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë.

Jemi zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga pushtuesit  sllavo-ortodoks…

Të punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike !

Kadri Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…

Kadriu ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në Radio Prishtinë.

Në prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët  e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn etj.,përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte Kadriu dhe nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar disa numra).

Kadriu ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në  Bern të Zvicrës.

Në gazetën „Liria“ka botuar shumë artikuj, poezi…

Fatkeqësisht Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë, kjo është shumë e dhimbshme !

Në vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkëthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE, të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri, Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)

Në demonstratat e vitit 1981 në përendim, kanë marrë pjesë përafërsisht  500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre, ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leninste dhe shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm puntorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“

Ne, shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.

Si kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi verpruar në një zonë të vogël, por pa u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm  për periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedantërie, ku  janë grumbulluar gjithsejt: 1 177 909 DM.

Falenderojmë veprimtarët e kryesivë të  Shoqatës „Kadri Zeka“ dhe të  aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, me të cilin kemi bashkëvepruar në të njejtin teren të gjithë bashkarisht për çështjen tonë kombëtare dhe, për kontributin e dhënë,  të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar vendin deri në çlirim.

Nuk mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit  kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.

Në vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa vite të gjitha janë mbyllur.

Me keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
U organizuan tubime të ndryshme, sportive, fuboll të vogël, shah etj.

Organizimet  ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat, grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqiëri, kemi ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të azilkërkuesve…

Për aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck, ka botuar 13 shkrime.

Me një rast në komunikacion vdiçën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtë, për ndryshe autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!

Me atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të punësohen, të gjejnë banesa,u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes telefanit satelitor me familjet e tyre…

Më 18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave.  Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ndihmuam luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegje…

Wendlingen,18.10.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.