LIBËR QË SJELL NJË TË VËRTETË NDRYSHE

0
360
Feri Arifi - Shtetet ... rrena

Shkruan: Isak A H M E T I

Kohë më parë, hulumtuesi dhe studiuesi i pasionuar, Feri ARIFI, ka publikuar librin e tij më të ri me titull: SERBIA, GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN), Shkup, 2022, fq. 452. Ky libër, që sjell një të vërtetë ndryshe, siç e thotë edhe vetë titulli, trajton rrethanat historike dhe politike që kanë ndikuar në tkurrjen e trojeve ilire, religjionin, dhe rolin e ilirëve në përhapjen e krishterimit, jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të zhvilluar nga ilirët (fq. 9).

Ky libër, siç e ka vlerësuar edhe Prof. dr. Nebi Dervishi, është mbështetur dhe argumentuar me fakte mbi një bazë të gjerë burimesh arkivore shqiptare e ballkanike si dhe në një literaturë mjaft të gjerë dhe të përzgjedhur. Dhe pikërisht kjo i ka ndihmuar autorit të shkruajë këtë libër mjaft interesant dhe me vlera ku ka nxjerrë në dritë një të vërtetë ndryshe dhe jo rastësisht ia ka vënë titullin: RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN).

PAK BIOGRAFI PËR AUTORIN

Feri Arifi, hulumtues dhe studiues i pasionuar, është i lindur në Tanushë të Maqedonisë me 1958. Mësimet e para i ka bërë në shkollën tetëvjeçare të Tanushës që atëherë quhej “Liria”. Shkollën e mesme e ka kryer në Viti, në gjimnazin e përgjithshëm “Boro e Ramizi”(tani “Kuvendi i Lezhës”. Pas mbarimit të shkollës së mesme ka vazhduar studimet për histori-gjeografi. Pas mbarimit të studimeve në Shkup, Feri Arifi punon si arsimtar për disa vite. Me fillimin e luftës në Kosovë (1999), ai inkuadrohet në logjistikën e UÇK-së. Në vitet e shpërthimit të luftës në Maqedoni (2001), ai prapë veshë uniformën e UÇK-së dhe ishte përgjegjës kryesor në furnizimin e luftetarëve shqiptarë në Tanushë, Haraçinë e Kumanovë.

Si hulumtues dhe studiues i pasionuar, ai ka ecur në këmbë cep më cep nëpër fshatrat e Karadakut, Kaçanikut, Ferizajt, Kumanovës e përtej tyre për të hulumtuar, për të gjetur e marrë shënime, për të hulumtuar të kaluarën përmes gjithçkaje që flet nëpër kohë siç janë: tumat ilire, gurët e varrezave të vjetra, mbishkrimet, toponimet, vetitë antropoligjike e tjera. Përndryshe Feri Arifi është edhe autor i shumë veprave zhanresh të ndryshme, por shquhet para se gjithash si autor i monografive historike, ku ka zbardhur jo vetëm të kalarën tonë historike por edhe të bëmat, luftën dhe sakrificën e luftëtarëve të mirëfilltë të UÇK-së…

VEPRAT E BOTUARA DERI ME TASH

1. Tanusha në rrjedhat e historisë, Tetovë, 2015,
2. Qielli i përflakur mbi Tanushë, poezi, Prishtinë, 2016,
3. Gjeohistoria e vendbanimeve të Moravës së Binçës dhe Karadakut të Vitisë, Prishtinë, 2017,
4. Vendbanimet: Begracë, Komogllavë, Mirosalë, Zllatar, Sojevë, Pojatishtë, Botues “Lena Grafik”, Prishtinë, 2018,
5. In memoriam Mihane Malush Lamallari-Arifi, Prishtinë, 2017,
6. Dëshmori ivdatëlindjes Gazmend A. Arifi, Shkup, 2018,
7. Me aromë atdheu… Botues “Lena Grafik”, 2019,
8. Flakadani i Lirisë, poezi “Lena Grafik”, Prishtinë, 2019,
9. Pesha e Atdheut, poezi, “Lena Grafik”, Prishtinë, 2019,
10. Ashtu si është, poezi ,”Lena Grafik”, 2021,
11. Na mungon e vjen si stina e bukur, “Lena Grafik”, 2021,
12. Antropogjeografia e Fshatrave e Malit të Zi të Shkupit dhe Moravës së Epërme të Binçës, Shkup, 2021,
13. Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave janë rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan), Shkup, 2022.

Ka edhe vepra të tjera në dsh.
SERBIA, GREQIA, MAQEFONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN)

Ky libër, të cilit po i refetohemi kësaj radhe, është fryt i një pune hulumtuese të palodhshme të autorit i cili edhe kësaj radhe historiografisë shqiptare i ka dhuruar një studim monografik serioz dhe me peshë të veçantë shkencore (Prof. dr. Nebi Dervishi, Parathënie, fq. 5).

Librin e tij në fjalë autori e ka konceptuar në 452 faqe, ku ka përdorë një literaturë mjaft të pasur,librin e ka ndarë në shumë pjesë, në mënyrë kronologjike. Librit i paraprinë një Parathënie mjaft përmbajtësore shkruar nga Prof. dr. Nebi Dervishi, fq. 5-7). Pas Parathënies vjen recensioni i shkruar nga Dr.Qazim Namani ku, ndër të tjera shkruan, citojmë: “…autori ka bërë një punë të mundimshme, dhe shumë të vlefshme shkencore dhe intelektuale, i cili me guxim të pashoq e trajton formimin e kombeve dhe shteteve politike-sllave në Gadishullin Ilirik” (fq. 9).

Ndonëse mjaft voluminoz (452 faqe, me 1082 citime (referenca), me shumë foto interesante dhe domëthënëse, ky libër për shkak të problematikës së trajtuar aty, lexohet me një frymë edhe për faktin se, si i tillë, siç e thotë edhe vetë autor në Hyrje (fq. 11-22) ka një mesazh së pari për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që merren me shkrime të historisë, që mos të flasin e shkruajnë me mësimet e mësuara nga shkolla turko e sllavo-ruse.

Krejt në fund le të theksojmë edhe njëherë se ky libër sjell një këndvështrim të ri, një të vërtetë ndryshe; është një kontribut i çmueshm që do t’u shërbejë jo vetëm lexuesve të rendomtë por edhe studiuesve të sotëm dhe të ardhshëm edhe për faktin se në këtë libër trajtohet me fakte dhe argumente rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.