SHUKRI YMERI, Kryetar i Lobit Euro Atlantik Shqiptar, ndihmoi Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi me 3 500 euro.
Më 21 gusht 2023 në Mitrovicë u nënshkrua një Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Lobit Euro Atlantik Shqiptar. Marrëveshjen e lidhën dhe e nënshkruan zotëri Shukri Ymeri, Kryetari i Lobit Euro Atlantik Shqiptar dhe zotëri Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin ish kryetarët e Komunës së Mitrovicës, zotëri Agim Bahtiri dhe Prof. Mursel Ibrahimi, zotëri Rrahman Rrahmani, arkëtar i SHSHASHS, Dekani i Universitetit ”Isa Boletini” në Mitrovicë Prof. Dr. Mensur Kelmendi dhe veprimtari zotëri Sadri Ymeri.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë kulturor-artistik e lobues, nga fushëveprimtaria e dy palëve, me interes të përbashkët kombëtar.
Shi, pa kaluar as një muaj i plotë, sot në konton e SHSHASHS u transferuan 3 500 euro, shndërruar në valutë suedeze: 41 327,30 korona ndihmë kjo nga zotëri Shukri Ymeri.
Shukri Ymeri është themelues dhe Kryetar i Lobit Euro Atlantik Shqiptar i cili e ka selinë në Gjermani.
Përndryshe, Shukri Ymeri është pjesëtar i familjes së njohur Ymer nga Lagja Shpat (ish Shupkovc) Mitrovicës dhe i biri i Hilmi Ymerit, i njohur në popull si Hilmi Haqeli, i cili deri në vdekje ishte një personalitet i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, sidomos për veprimtarinë e tij humanitare pasi që shumë herë kishte ndihmuar njerëzit në nevojë, shkollat e të tjera. Ai ka qenë i njohur si pleqnar i mençur dhe ndërmjetësues e pajtimtar i shumë ngatërresave dhe gjaqeve.
SHSHASHS shfrytëzon rastin ta falënderoj përzemërsisht kryetarin e Lobit Euro Atlantik Shqiptar, zotëri Shukri Ymerin për këtë ndihmë, e cila do të thotë shumë për SHSHASHS-në.
Në emër të kryesisë së SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi, Kryetar.