Ndërroi jetë Ndue Ukcama, Laurant i Çmimit të Republikës së Shqipërisë, Mjeshtër i Madh

0
745
Ndue Ukcama

Sot ka ndrrue jetë Ndue Ukcama- Mjeshtër i Madh, Laurant i Çmimit të Republikës, i nderuar dy herë me Çmimin “Aleksandër Moisiu”, gazetar veteran gjysëmshekullor i shtypit shqiptar , telekronist, regjisor e skenarist i Televizionit Publik Shqiptar, historian, shkrimtar, autor i dhjetra emisioneve e dokumetarëve televizivë, me disa libra monografik, veprimtar i shquar atdhetar, kulturor, shoqëror, etj.

I shquari e i paharruari Ndue UKCAMA, i lindur në vitin 1941 në Nikaj-Mërtur të Tropojës, banues në Tiranë, ka ndrrue jetë pas një sëmundje të rëndë e operacioni të vështirë.

Pritja për Ngushëllime për Familjen e të Afërmit e Tij do të jetë në ditën e sotme (26 mars 2022) dhe në ditën e nesërme (27 mars 2022) në Agjensinë Funerale “IJA”. Rruga Kujtim Laro. Nr. 31. (ngjitur me Oxhakun) në Tiranë.

Përcjellja mortore e Varrimi do të jetë në ditën e nesërme, më 27 Mars 2022, e dielë, ora 14.0, në Varrezat e Tufinës në Tiranës.

Në “Takimi i Madh i Prishtinës”-Takim PanShqiptar e NdërBallkanik, me 13 maj 2022, ora 11.00, në Hotel “Sirius” në Prishtinë, do të mbahet Një Minutë Heshtje edhe në nderim të Emrit e Jetës së gazetarit, shkrimtarit, historianit, regjisorit, skenaristit, veprimtarit atdhetar, kulturor e shoqëror, Ndue Ukcama!

I paharruar Emri e Vepra e Tij!

Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 26 mars 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.