REVOLTA E VUÇIQIT TË SOTËM DUHET TË JETË KUNDËR VUÇIQIT TË LUFTËRAVE NË VITET E 1990-ta!

0
154
Aleksander Vuçiq në zi

Gani I. Mehmeti

Kemi një Vuçiq në dy kohë, por në përmbajtje është një. Kemi Vuçiqin e viteve 90-ta të shekullit 20, i cili ishte ministër i infromimit në kohën e Millosheviqit që zhvilloi katër lufta në ish Jugosllavi, duke u përpjekur të shtypte e të nënshtronte të gjithë popujt tjerë brenda Jugosllavisë, për të formuar Serbinë e Madhe  në krejt kufijt e asaj Jugosllavie. Ishin ambicie të mëdha këto dhe brenda kësaj kohe u vranë në luftë kundër serbëve me qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Si masakrat më të mëdha njihen ajo në Srebrenicë, ku vranë mbi tetë mijë veta, ndërsa në Kosovë njihen vrasja e 56 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit me të tjerët dhe shumë masakra tjera, përfshirë këtu masakrën e Raçakut, e cila u cilësua vërtet masakër, sepse kishin masakruar të vrarët e të prerët.

Një luftë e ashpër ka qenë zhvilluar edhe në Kroaci, ku edhe atje janë vrarë me dhjetëra mijëra njerëz, gjithherë civilë, pleq, plaka, gra, fëmijë, duke qenë Serbia agresore në të gjitha luftërat, sepse në ish republikat e Jugosllavisë jetonin popujt me të njëjtin emër të kombeve. Në Slloveni – sllovenët, në Kroaci – kroatët, në Bosnjë e Hercegovinë – boshnjakët. Ndërkaq edhe në Kosovë dihej se jetonin me shumicë me mbi 94 për qind – shqiptarët. Këta të gjithë po kërkonin të jetonin të lirë në vendet e tyre, por Serbia ishte ajo që vrau e preu me qëllim pushtimi e ripushtimi, për çka u dasht të qëndrojnë për të ardhur deri tek liria.

Vuçiqi, i cili ishte pjesëtar aktiv në këto lufta, do duhej të dënohej, si ministër i kohës së luftërave, jo të avancohej deri në kryeministër dhe më pas në kryetar të Serbisë. Serbia, do duhej dënuar si fashiste me detyrimin e dëmshpërblimeve të shkatuara gjatë të gjitha këtyre luftërave, njësoj sikur që qe dënuar Gjermania fashiste pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim që të vetëdijësohet për mosshkaktimin e luftërave të tjera në rajon dhe duke njohur lirinë e secilit popull në trojet e veta. Ndërsa për luftërat dhe gjakderdhjen e shkaktuar do duhej të kërkonte falje ndaj të gjithë atyre që kishte vrarë e prerë në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit njëzet. Vetëm kështu, Serbia dhe serbët do të diciplinoheshin dhe do të pranonin pavarësinë e të gjithë popujve në trojet e tyre.

Shih për këtë, Vuçiqi do duhej të revoltohej e të pendohej në vetvetën për viktimat e gjenocidin që ka shkaktuar, jo në Këshillin e Eurpës që e pranon Republikën e Kosovës e as  për Rezolutën e Kombeve të Bashkaura që duan të shpallin serbët se kanë bërë gjenocid mbi boshnjakët, sidomos në gjenocidin e Srebrenicës, ku serbët vranë mbi tetë mijë veta. Ata ishin njrëz ore, jo kunguj, prandaj edhe shpallja se kanë bërë gjenocid është e drejtë dhe e arsyeshme, por e vonuar.

Një gjenocid të tillë e bënë edhe mbi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999, ku vranë e prenë me dhjetëra e qindra veta në disa vendbanime vetëm pse ishin shqiptarë, për çka u dasht të ndërhynte NATO në mbrojtjen e tyre dhe kthimin e gati një million të ndjekurve e të pëzënë nga Kosova që i kishin depërtuar në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

Vuçiq, nuk ju ka ardhur keq të bëni kaq mizori, e ju vjen keq që jua thonë atë që keni bërë, ti edhe një here po tregon se je ai i viteve të 90-ta! Po i quan të turpshëm, pse po tregojnë e pranojnë turpin tuaj mbi popujt tjerë e gjakderdhjet që keni bërë. Keni menduar se jeni fuqia më e madhe ushtarake, dhe, me armatimin që ke sot, sërish mendon njësoj, por kujdes, nuk është bota sikur më parë, fatmirësisht është një fuqi që mbron të drejtat e të vegjëlve dhe e atyre që janë të pafuqishëm. Nuk është mirë të lozësh me zjarrin.

Njeriu më i mençur e më trim është ai që mbron popullin e vet, pa qenë hegjemonist e pa aspirata pushtuese ndaj të tjerëve.

Ti akuzon sot Albin Kurtin, pse përpiqet të mbrojë dhe të shtrijë sovranitetin në gjithë Republikën e Kosovës. Ti thua se ai po bën terror në erbët pa argumente, që askush as nuk i ndjek, as nuk i vranë, as nuk i maltreton. Por, pse ti u jep përkrahje në mosnjohjen e shtetit të tyre ku jetojnë – Republikën e Kosovës, ata, ndoshta ndonjëri prej tyre ka ardhur në Serbi sipas këshillave tuaja, Albini nuk është fajtor. Faji është tek ti dhe tek ata që nuk iu nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ka raste kur ti e përmend “paqen”, por nuk je paqësor. Sikur ti të ishe paqësor, do i këshiloloje serbët e Kosovës ta dinë për shtet të tyre Kosovën. Vetëm atëhere ata do të mund të integrohen e të jetojnë të qetë brenda Kosovës. Tani, nuk janë të shtypur nga shqiptarët, por pse kanë urrejtjen ndaj shqiptarëve, ata nuk e ndjejnë veten të qetë e të sigurtë.

Prandaj, kujdes, se faji është i juaji, që sot bota demokratike po i sheh, për çka edhe do të dënoheni.

Pranojini të gjitjha që keni bërë, kërkoni falje ndaj familjeve dhe ndaj shteteve, pranoni lirinë e pavarësinë e të gjithëve – dhe vetëm atëherë do të ndjeheni të parrezikuar nga të tjerët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.