Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Koha mund t’i ndryshojë njerëzit!
Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë kohën!
Një Xhami Islame
Shënim: Në këtë shkrim do të lexoni edhe të vërteta të cilat disa hoxhallarë – imam të xhamive, nuk ua flasin ”xhematit” të tyre gjatë ”hytbeve” (ligjëratave) që ua mbjanë. A nuk i dijnë, apo nuk duan, kjo është tjetër ”meselé”?!
*
Kam lexuar literaturë të gjërë autentike mbi Krishterimin dhe mbi Islamin, nga shumë autorë: shkrimtarë, historianë, publicistë, dhe kam mbledhur material duke menduar që një ditë, kur t’i vije koha, do e përmbledhi dhe do e publikoj, por më parë, kam parasysh mendimin personal se:
”Çdo kohë sjell vendimin e vet – çdo vendimi i vjen koha e vet!”
Përveç të sipërmës po shkruaj se kam lexuar, jo vetëm një herë:
Biblën e Shenjtë,
Mbi jetën dhe veprën e Jezu Krishtit
Ungjillin,
Kur’anin Famëlartë, të përkthyer nga arabishtja në gjuhën shqipe nga Feti Mehdiu, Hasan Nahi dhe Sherif ef, Ahmeti,
Biblën e Dëshmitarëve të Jehova-it- që për Zot e konsiderojnë Jehova-in.
I kam lexuar pesë librat e Imam Buhariut: vëllimi I, II, III, IV dhe V me total 4 118 (katërmijë e njëqind e tetëmbdhjetë) faqe në të cilat Imam Buhariu ka përzgjedhë 7 563 fjalë (hadithe) të Muhamedit nga 600 mijë, sa janë gjithësejtë të thëna nga ai. Në këto libra (vëllime), në përmbledhjen e këtyre haditheve, Imam Buhariu ka punue 17 vjet. Imam Buhariu, dijetar islam, jetoi vetëm 62 vjet pa 3 muaj,
Historinë e vërtetë të Muhamedit, etj.
*
Me këtë që shkrova, desha të më kuptoni se, sa do pak, kam marrë dituri aq sa mos të gjëndëm krejt i marrë në takim me ndonjërin nga këto besime (të ndryshme).
Në këtë shkrim do të përqëndrohëm në atë se çfarë kam mësuar (sa kam njohuri) mbi Krishtërimin dhe Islamin dhe shkrimin e kam titulluar:
”A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!”. (autori)
***
Pak si parathënie pak si hyrje
Nuk i dihet jetës!? Jeta është jetë! Jeta është një fluskë sapuni, të cilën një erë sa do e lehtë, e tret’ larg dhe e humbë.
Mendoj se jeta është si libri, në fakt, jeta i ngjan librit, në të cilin, në çdo fletë shkruan një pjesë të jetës, andaj duhet përpjekur që çdo fletë ta shkruash mirë, sepse, nëse vetëm dy fletët e fundit i shkruan keq, e ke ndyer krejt librin.
Kam edhe këtë mendim: me të ”ardhur në këtë botë” njeriu i lutët Krijuesit:
1). ”O Zot, të lutëm më jep të jetoj deri atëherë kur Ti mendon se jeta është e dobishme për mua!”
2). ”Por, o Zot, prap të lutëm, merrma shpirtin atëherë kur Ti e di se vdekja është më e dobishme se jeta!”
Njeriu është i lindur me të vetmin qëllim që: ta adhurojë Krijuesin dhe të bëjë vepra të mira. Féja është çështje e dëshirës. Veprat vlerësohen në bazë të qëllimit.
*
Të shkruash për Krishtërimin e të mos theksosh disa nga thëniet e profetit të Zotit – Jezu Krishtit, shkrimin e ke lënë mangut.
Po ashtu, kur të shkruash për Islamin, e të mos theksosh disa nga fjalët (hadithet) e profetit – të derguarit të Zotit, Muhamedit, poashtu, shkrimin e ke lënë mangut.
Kështu që do shkruaj për disa nga thëniet e Jezu Krishtit edhe disa nga fjalët e Muhamedit. Por më parë të shkruaj se parimet islame e njohin Biblen për libër të shënjt’ dhe Jezu Krishtin si profet të Zotit.
Disa nga thëniet e Jezu Krishtit:
“Sikur t’i kishit besuar Mojsiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua, por nëse s’i besoni shkrimeve të tij si do t’iu besoni fjalëve të mia?”
Secili ai që vazhdimisht është i zemëruar në vëllain e vet do të përgjigjet para gjyqit!
Mos i bë ballë atij që është i ligë!
Secili që ju bie në faqën e djathtë, kthejani ( të ju bie) edhe tjetrën!
Duani edhe armiqët e juaj dhe lutuni edhe për ata që ju persekutojnë!
Bëhuni të përsosur siç është i persosur Ati i juaj qiellor.
Bëhuni të mëshirshëm siç është i mëshirshëm Ati juaj qiellor!
Kur luteni hyni në dhomën tuaj, mbylleni derën së Ati juaj është në fshehtësi!
Kur të luteni mos përseritni të njejtën gjë (jo sikur e dini përmendësh…)
PËR LUTJE JEZUSI ZBULON 7 KËRKESA: 3 TË PARAT – përparësi Sovranitetit të Perëndiut, të vijë Mbretëria e Tij dhe të kryhet vullneti i Tij; 4 kërkesat tjera janë kërkesa personale, për ushqim, për falje të mëkateve, mos të jemi të sprovuar mbi fuqitë tona dhe të jemi të shpëtuar nga ai që është i ligë.
”Më se miri mblidhni thesar në qiell!”
Llampa e trupit është syri; nëse syri është i kthjellët i gjithë trupi do të jetë i ndritshëm; nëse syri i juaj është i ligë i gjithë trupi i juaj do të jetë i errët.
Syri i shërben trupit sikurse se llampa që ndriçon kur është errësirë.
Së pari nxjerr traun ( lënden ) nga syri yte e pastaj shiqo të nxjerrësh therrën nga syri i vëllait tënd.
Mos ua qitni qenëve atë që është e shenjtë! As mos i hudhni margaritarët (xhevahirët) e juaj para derrave.
Çdo gjë që dëshiron t’ua bëjnë njerëzit juve, ju bënjauni atyre.
Hyni në derë të ngushtë, sepse rruga është e gjërë e cila udhëheqë në shkatërrim dhe shumë janë të cilët në atë rrugë ecin; derisa rruga e ngushtë udhëheq në jetë dhe të paktë janë ata që e gjejnë!
Tregohet se: ”…dy njerëz i kanë pasë borxh një huazuesi; njëri 500, e tjetri 50, huazuesi ua falë që të dyve. – Cili do ta duaj më tepër? – Supozoi që ai që ia ka falë më tepër iu ka përgjigjur Simoni…! Me të drejtë! – i ka thënë Jezusi.”
Goja e flet atë me çka është zemra përplot.
Ai që kryen vullnetin e Atit tim qiellor është vëllai im, motra ime dhe ëma ime! – thotë Jezusi.
Nga njeriu del fryma e papastër!
Mbjellësi i farës së mirë është Biri i njeriut!
Nxënësi nuk është mbi mësuesin e tij, e as robi mbi pronarin e tij.
Mos mendoni se kam ardhë në tokë për të sjellë paqen, por shpaten, sepse është e nevojshme trimëria e një antari të familjës për të pranuar të vërteten biblike.
Kush ka prirje ndaj të atit e ndaj të ëmës sesa ndaj meje, nuk më është i denjë!
Kur Jezusi i ka ushqyer me mijëra njerëz ata kanë qenë të mahnitur: ”Ky me siguri është profeti i cili do të vijë në tokë!”
Perëndiu ka thënë: ” kush e shanë të atin apo të ëmën lë të përfundoj me vdekje!”
Çdo fidan që nuk e ka mbjellë Ati im të çrrënjoset me rrënjë!”
Pjetri: ”Ti je Krishti, Biri i Perëndiut të gjallë!”
Tregohet se: 1). ”… një pasanik ia falë borxhin një borxhliu , përndryeshe do të shitëshin ai, gruaja dhe fëmijët e tij ( borxhliut), por pronari e anuloi (e shleu) borxhin ndaj tij. 2). ”… ky borxhliu e takon një borxhli të vetin që i kishte borxh ; e kap për fyti dhe dëshiron t’ia zën frymën duke i thënë: ” më paguaj çdo gjë që më ke borxh!” Robi (borxhliu) nuk ka të holla dhe i bie para këmbëve e i thotë: ”Bëhu i mëshirshëm me mua e do t’i paguaj!”
Ky nuk tregohet i mëshirshëm dhe e fut në burg. Ata që e kanë pa shkojnë e i tregojnë pronarit (pasanikut) që më parë ia anuloi (shleu) borxhin. Pronari e thirri e i thotë: ” Rob i ligë, të kam anuluar tërë borxhin kur më ke lutur perzemërsisht. Është dashur edhe ti të kesh mëshirë ndaj borxhliut tënd.!” Lidhur më këtë Jezusi thotë: ”Ashtu edhe Ati im do të veproj me ju nëse nga zemra nuk falni secili vëllait të vet”!
(v a z h d o n)






