NDEZI QIRINJTË DREJTËSI

0
222
Shqipe Hasani

Shqipe Hasani

NDEZI QIRINJTË DREJTËSI

Si të mos i ndezni qirinjtë
Kur njerëzit ecin nëpër shkallë
Prej pikëllimit disa bëjnë dritë
Disa fiken mbi rrafshin e ftohtë
Nën erërat e idhëta të kohës

Në një kështjellë shkatërruar diku lart
Një rrugë e gjatë drejtë errësirës
Të shpie pas një kodrine të murme
E cila fsheh kuvende bandash
Si të skenojnë,si të vrajnë
Mizorinë,krimin ta mbulojnë
Në pyje lajthishtash në kohë vjeshte.

Ndêr rrjeta tradhtarësh,narkomanësh
Litarë të lyrosur,çingelësh të ndryshkur
Doreza për të humbur gjurmë
Plumba që shpojnë grumbull skelesh
Ata ndërtojnë çati te bardha
Por me zemer bishe,me duar djalli
Pêrgjakin mure,rrugë,oborre e vetuara
Krimi dhe tradhëtia pushon mbi supe grash
A është çmenduri apo trimëri
Të këputur jetë në sy fëmijësh
Ta vrasësh natën,ta varrosësh ditën
Eh drejtësi ndezi edhe ti qirinjtë
Se shi çdoherë kur bie
Le ta shpërlanë tokën
Nga gjaku përzier me lot!

Prishtinë, dhjetor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.