“U ul në gjunjë…”

0
763
Ilir Muharremi - Ti

“E kujtuam takimin tonë të parë, puthjet, shtrëngimet, ecjet nën dritën e hënës. Pastaj prapë u kapluam nga valët e dhimbjes që na përshkuan nëpër të gjithë trupin. E qara dhe dënesa nuk pushonin te Maria. Gjymtyrët i shungullonin nga spazma e të qarit, sikur të përshkoheshin nga rryma elektrike, pastaj dukej sikur rrëqethje të ftohta i rridhnin nëpër trupin e torturuar. Ajo dukej sikur kishte humbur çdo ndjenjë.

Ia preka duart e ftohta, vëreja venat, që i rrihnin nën tëmtha si me çekan. U ul në gjunjë. “Është i gjithë faji im. Më vjen shumë keq!”, – më tha ajo. Fillova t’ia prekja duart, krahët dhe fytyrën, vazhdimisht. “Jo, jo nuk ka pse të të vij keq zemër, është në rregull.”, – i thashë. Trupi i saj shungullonte përsëri…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.