Shqiptarët e bënë shtetin e Serbisë – pjesa e gjashtë

0
1938
Kondo Bimbashi

shkruan Fahri Xharra

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët – historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi, inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit, djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit, (Obrenoviqët, nipat e Karagjorgjeviqëve).

Libri është i bazuar në “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine”, 1910, numër 22, që e tregon ardhjen e Këlmendasve, dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit, rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit, 1937, ku thot se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin), të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët.

Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij prej shqiptari, por e din edhe Mbreti i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.

Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës (Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton.

Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804, kundër turqëve, ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve, në librin e saj: ”Lufta e Kosovës”.

Të kthehemi pas, Vladimir Çoroviq, një historian serb shkruan: ”Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car dhe si i tillë, sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë, e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

Serbia duhet të heshtë gjithashtu, sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar (për ne, shka); themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët.

Viti 1804, viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?

Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve; larg e shumë largë nga ajo; por që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb …Historia punon me fakte dhe dokumenta, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.

Qëllimi i sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mëshehë dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thotë që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb më proserbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thotë: ”se në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra? Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufte të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin – armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe, kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Këshu serbët, në vend se t’i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr, ose sikur mos të kishte bër atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin – armikun, çlirimtarin e Beogradit“.

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s’është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, i krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur (edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet – shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje?

Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.

Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se ‘çlirimtareve’ otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, ‘turqizohet’, qe kinse te shpetoj nga sllavizimi. (f.m.). Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve: “Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk. Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë. Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala,te turqit me vezirë, pashallarë e sadri azema.

Pra si thashë edhe më lartë, me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit, në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda, pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës. Historia, e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe menquria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.

Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre.

Post Sriptum: A e dinin Gjergj Marash Kelmendi, Jani Kondo dhe të gjithë shqiptarët e tjerë, që luftuan kundër osmanëve, se dëshira dhe guximi i tyre i tyre ishte të çlirohen nga turku, se me luftën e tyre po e krijojnë një shtet të ri armiqsor shekullor ndaj shqiptarëve? Gjin Marash Kelmendi (Karagjorgje) dhe Jani Kondo dhe të gjithë të tjerët, bile edhe ata që nga kokat e tyre u bë Çelekulla nga turqit as që dinin serbisht, as që dinin as shkrim e lexim. Këto janë fakte që mund t`i gjeni ne librat serbe.

Deri në Beograd, deri në Pashallykun e Beogradit flitej vetëm turqisht dhe shqip. Serbët ish aq pak në numër që mbaheshin në disa kisha shqiptare të uzurpuara nga rusët dhe të mbrojtura nga turqit. Nëse në vitin 1830 ishin vetëm 40-50 mijë serbë ( shënim nga Vaso Çubriloviqit ), unë as kësaj shifre nuk i besoj.

Të shikojmë dhe të mendojmë pse Austria e mori Vuk Karaxhiqin 5 vjet në Vjenë që të krijon alfabetin serb, pse nuk e mori ndonjë serb ? Pse kryengritjet i kryen shqiptarët? ku ishin serbët që nuk luftuan për vendin e tyre? Pra nuk kishte Serbi, ku sipas Car Dushanit kishte vetëm ortodoksi. Po këta ortodoks kush ishin? Serb, jo që jo !

I lus njerëzit e historisë që t’i japin rëndësi kësaj teme, dhe të shkruhet sa më shumë për këto mashtrime që na janë bërë. Vetëm libri dhe e vërteta faktografike i “vret“ serbët dhe rrenat e tyre.

E kishim një mik të Madh, hebreun austriak Leo Freundlich i cili thoshte: “Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta“.

Fahri Xharra
03.12.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.