ME VETULLAT RREZE DIELLORE LEDINORE, E ME BUZET PJALMORE QUMESHTORE

0
Sali Leka

POEZI NGA LIBRI “JEHONA E AROMA E DESHIRAVE TONA“.

SALI LEKA

Mba pune dal e shëtis në Vorë, Kamëz e Tiranë.
Sodis Arbanë, Ndroq, Prez, Kruj e Thumanë.
Kur vjen e shtuna e djela.
Gjezdis nga Shijaku, Sukthi, Mulleti e Petrela.
Psonis e servir, lulka e sherbela.
Shikoj një vajzë aderike si bedillana.
Në gjoks me dy nishana.
Me faqet e arta si trëndelina.
Me duart si drenusha e gjeraqina.
Më e mira se ajo, as ka Durrsi as Tirana.
As Vlora, as Berati, as Vukatana.
Emrin e ka Emanuela Isabela.
Sa here jemi takuar e kemi biseduar
Jam i mahnitur i suprizuar.
Emanuela soinika, vajza e re 17 vjecare.
Maturante e zellshme e studente ekselente.
E para në mësime, provime evenimente.
Un e kujtoj edhe në Dajt kur shkoj.
Duke u ngjitur në shpat malit këndoj.
Emanuela Isabela vitale mendimtare.
Jeni mbi 42 miljon vajza që ka Bolivia e Venezuela.
Edhe Brazili , Kolumbia, Meksika, Filadelfa.
Jeni e do te jeni Emanuela eposike Shqiptare.
Me vetullat rreze diellore ledinore.
E me buzët pjalmore qumështore.
Unë dua me I puth e thith si shushuja e shugjetulla.
Me afsh gji m’gji me sisa e sqetulla.
Por jo tani jo! Epo kur?
Kur Emanuela të bëhet më e larta krenare superiore.
Edhe më e shkathta guximtare viganike shembullore.
Tani Emanuela është melankolike e nuk defren.
Muzik e aheng nuk pëlqen, ama si buhuri shkëlqen.
As alegron, as vallëzon nëpër lokale.
Bisedon me dy vajza të tjera rrangalle.
Emanuela I ka e I don si shoqe.
Por ato janë si lloqe e skermoqe.
Emanuela me gush e faqe si manushaqe.
Unë përsëri e uroj e përshëndes me poezi.
Emanuela emblematike jetike ashiqare.
Nurin e Emanuelës nuk ka piktor që ta ilustrojë.
Fiziononomin e Isabelës nuk ka poet që ta pozojë.
Epo un dua të jeni ojnalije speciale lozonjare.
Mbi 12 miljon femra filipine e kamboxhiare.
Edhe siriane, Irakeze e iraniane.
Të veshura me ferexhe, sonika e citjane.
Kur të jeni edhe mbi 7 miljon femra austriliane.
Do tu puth 700 orë me përmallim e pandalim.
Me ty Emanuela ime me shum kujtime.
Me puthje të ëmbla e secrete intime.
U premtoj, u betohem me guxim e kushtrim.
Do tu rehatoj e ledhatoj me aftësi e vitalizim.
Por nuk u lejoj me vdekur, as me u përpjekur.
As me qa, as me u vet vra.
As me pushk, as me hekur!
Un as kam bërë, as bëj kerdi e hata.
As kam shpif, mënxyr as baterdi e bela.
Por kam stolis yrmek e kajfet me vullnet.
Kam sajdis e kënduar me lezet e vitalitet.
Edhe jehoj me admirim e harmoni.
Jeto Emanuela Isabela jeto e jeho!
Ë beso Emanuela Isabella e me barazo!
Më barazo me ty Emanuela Filozofike.
Unë dua dashuri, shumë dashuri!
Edhe me pak dashuri jam i gëzuar, por jo i plotësuar.
Me letërsi tregime e poezi, jam i pa lodhur, i papërtuar.
Un puthem e ngjoshem edhe duke shkruar.
Edhe duke kënduar e vallëzuar i fuqizuar.
Jam do t’jem super i shëndetësuari konsoliduar.
Mbi 2 miljon këngëtar e vulltar të apasionuar.
Edhe mbi dy miljon gazetarë artistikë të plogështuar.
Edhe mbi dy milion analistë mediatike të atrofizuar.
Epo ti Emanuela as jeni shkrimtare as gazetare rrakitike.
Por jeni e do të jeni Emanuela fratesha teuratike.
Këndoj për ty Emanuela besnike iradinike .
Mos u lodh Emanuela ime dinjitoze veratike.
O buzëqumështorja ime aromatike mahnitike.
Me u lodh un nuk e lejoj!
As me vjel pjeshka e kajsia.
As molla, as shega, as dardha.
Nuk u pengoj, por u ndihmoj.
Vjel un për ty Emanuela e sahishme.
I mbush plot shtatë shporta.
Ti Emanuela dil e prit te porta.
Kendo e vallzo te oborri e avllia.
E veshur e stolisur me basma të bardha.
Un do të vjel akoma fruta të shijshme.
Do të mbush shtatë arka me kumbulla e qeshia.
Në vjeshtë vjel rrush, ftoi, fiq e arra.
Edhe hurma e mandarina i vjel për ty.
Dua të ushqej me duart e mia.
Konsumoj Emanuela kur të duash ti.
Në mëngjes, në drekë, e darkë ulur e shtruar.
Mbasi jeni lodh ditën duke punuar.
E di Emanuela ti punon shumë.
Me hov e vrull si burim e lum.
Jeni e do të jëni tepër e vullnetshme.
Por duhet të jeni edhe e shëndetshme.
Jam i mahnitur me gojën e buzët e tua.
Ashtu u dua e shumë do tu dua.
Un vjel përsëri për ty fruta e perime.
Haj e përtypi me oreks Emanuela.
Goj më goj me neps bashk me mua.
Edhe gështenja e portokalle me thela.
E duke kujtuar episode e tregime.
Un kujtoj e dialogoj me vizion e ovacion.
Ta dij e ta dëgjoj kush të dojë.
Un shkruaj e skicoj me stilolaps e me bojë.
Ta dij Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Ta dij Europa, Amerika, Azia, Australia.
Un shkrimtari e poeti i vullnetizuar.
Këndoj për Emanuelën o sa mrekulli.
Me energji potenciale për dashurinë.
Emanuelën e lavdroj e i premtoj.
Përpara gjith botës do ta prezantoj.
Me krenari e nderim do ta ekspozoj.
Por jo, tani jo!
Emanuela ime është e dobësuar e panigzuar.
Nuk e kam dobsuar unë, as pikëlluar.
Emanuela ishte e stepur e trishtuar.
Kur jemi takuar e biseduar.
Ama ishte e është dijetare e madhe për sociologji.
Bashk me mua subsanciale për biologji.
Un I betohem solemnisht epublikisht.
E mbroj me guxim përzemërsisht.
E garantoj me iradim shpirtnisht.
Emanuela ime jeni mbi dy milion vajza brutale.
Pa aftësi potenciale për dashuri e mirësi reale.
Epo ti Emanuela ime jeni sheheresanishme.
Me vepra madhështore monumentale të dobishme.
Shumë të vlefshme jetësore kombëtare.
Un jam obliguar ty Emanuela me u lavdëruar.
Edhe kur eci shpejt në piknik ekskursion.
Në Gramoz, Korcë, Devoll, Pogradec, Drilon.
U lavdëroj me fjali e fraza, autoktone shqiptare.
Me thekse e dialekte krahinore albano-arbnore.
Me tingëllime paqësore, gazmore më të larmishmet.
Në krejt botën në 250 kombe e 5 rraca njerëzore.
Ata që duan me kënduar e vallzuar me mua sallore.
Të kendojnë e të jehojnë me Emanuelën triumfatore.
Emanuela Isabela fisnike apostolike.
Emanuela e dashura ime besnike jetike.
Un I dashuri e besniku solid sublim.
Buzët e tua shumë dua e do ti dua.
Por tani jan të thara, të vishkura.
Buzët e thara si krunde nuk jan për mua.
Un dua buzët esenciale të buta të njoma.
E jo të ashpra, si ashkela e garrona.
Un dua buzë shegenike tekanjoze.
Meraklie sevdalie e ngjushe kapricoze.
Buzët e tua Emanuela, buzët e tua.
Kur të bëhen sarhoshe voluminoze.
Kam me I puth 2 milion her me afshim.
Bashkangjit me buzët e mia gjithmon.
Sekond e minut me ajrim e flladim.
Edhe kur alpinoj ne Vermosh Dragobi e Valbonë.
Fluturoj me avion ne Las-Vegas e Amazonë.
Un ty nga gjoksi nuk të largoj.
Akoma më fort u rehatoj, u ledhatoj.
Me shpirt e zemër u admiroj u lumturoj.

Sali Leka, 0683855304

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike.

Ta din ata që nuk duan me kënduar me mua poezi lirike, erotike, e posike metaforike. Edhe ata që nuk kanë aftësi vitale me u dashuruar me betim harmoni e krenari. Edhe ata që nuk duan me jetuar me gëzim, admirim, as me jehonë e mrekulli, un për Emanuelën Isabelën shkëlqimtare do të këndojë pa ndalim edhe mbas vitit 2042 edhe në shekullin njëzet e dy.

TIRANË, GUSHT 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.