Shqiptarët po ikin… nga kjo tokë e mirë dhe e bekuar…

0
269
Dua Lipa - me flamur
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Shqiptarët po ikin, po e braktisin vendin e tyre, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, kudo ku ka shqiptarë. Arsyet dihen, kushtet ekonomike kryesisht. Por për ‘nacionalistët’ shqiptarë të grupit të Ben Mirdita e Ben Oroshi, fajin e ka komunizmi, ata kanë tash 32 vjet që shajnë komunizmin pa u ndalë, dhe e quajnë 29 nëntorin 1944, jo si dita e çlirimit, por si dita e pushtimit komunist.

Kur Enveri e mori pushtetin, Shqipëria e kohës së Zogut kishte 800 mijë banorë… andej po shkojmë, se kjo soj ‘demokracie’ po na rrënon më keq, e po e vret shpresën… Pra me riitmet e emigrimit, Shqipëria mund të bëhet prapë me 800 mijë banorë e sharja e komunizmit, që e bëri Shqipërinë me 3,3 milion banorë do të vazhdojë për dekada, pa i parë fare defektet e problemet që kanë shtetet shqiptare sot, me këto politika diletante e egoiste, si në kohën e turkut e të Zogut dikur, ku politikanët lokalë e qendrorë shikojnë vetëm si e si të pasurojnë veten, e nuk ua ndien prapanica fare për fatin e shqiptarëve…

Si e kanë gjetur ‘nacionalistët’ anglezë me origjinë indiane fajin te emigrantët shqiptarë për të justifikuar krizën ekonomike, që ka kapur Britaninë, ashtu edhe ‘nacionalistët’ shqiptarë thonë:
Fajin e ka komunizmi…
Po problemi, a u zgjidh se? Jo. Se nuk po punon kush tē zgjidhē problemet, por të gjejnë justifikimet…

Komunizmi e bëri Kolën kineast, i dha nam e famë, demokracia e la pa bukë, e Kola prapë shan komunizmin. Komunizmi e bëri Paulin me shtëpi në Shkodër, që po ta kishte në Amerikë në lagjen e Obamës, do e kishte vlerën sa gjysma e shtëpisë së tij, por Pauli e shiti, dhe emigroi në Itali, ku jeton në shtëpi me qera, kapi e shtrëngoi fort Biblën, e shan islamin e komunizmin e Shqipërinë… Por mbeti proletar, me loqe në dorë se… Këto janë realitetet shqiptare, dhe paaftësia e shqiptarëve për t’i kuptuar ato.

Bajromi psh. Bismarku i Kosovës ka lexuar disa rrena fëmijësh në Bibël, ku çobani David, një djalë trupvogël, që besonte te Lordi, kapet me Goliathin gjigand, që nuk i kishte dalë kush para deri në atë kohë, ia futë gur kokës, dhe e trudhos dhe pastaj i kap shpatën e tij dhe i pret kokën… e këto rrena i beson aq fort Bajromi, sa kujton se edhe Zelensky do e mundë Putinin ashtu… Se çifut Davidi, e çifut Zelensky…

E shqiptarët po ikin nga kjo tokë e mirë dhe e bekuar, nga keq-qeverisja, ndërsa çifutët në gjysmën e territorit që kanë në krahasim me ne, tokë jo kaq e bukur e pjedhore sa e jona, kanë ndërtuar shtetin më modern në Lindjen e Mesme në kufi me armiqtë e tyre… ndërsa shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të ushqehen me produkte serbe, e kur ua thua këtë, të thonë: na mbani ju pra. Janë mësuar t’i mbajtë tjerët…

Ndërsa shqiptarët po merren me rrena e ideologji të të tjerëve e po zihen e vjedhin njëri-tjetrin, shqiptarët po ikin… Po e braktisin këtë tokë të bekuar. Paskan qenë racë e trashë, ose ua ka pi sorra trutë në atë vetëkënaqësinë e tyre fodulle, që nuk u hyn lehtë dija, ua ka humbur keq cilësitë e racës pushtimi i gjatë osman dhe islamizimi. Shqiptarët po tregiohen të paaftë për të bërështetet të regulta, ndërsa shohin politikanët e tyre tek kapardisen me abuzime të mëdha mbi këtë popull të varfër. Shqiptarët po ikin, si ta zgjidhim këtë problem kaq madhor?!

– Bejlerët e turkut, nuk donin të iknin pushtuesit osmanë… ata ishin elita shqiptare, ata e trashëguan pasurinë edhe në kohën e Zogut.

– Gjatë pushtimit nazi-fashist, u pasuruan disa, ata e rrëzuan Zogun, e nuk donin të iknin nazi-fashistët…

– Gjatë sundimit komunist, disa përfitonin e jetonin mirë, nuk donin të binte komunizmi…

– Edhe sot janë pasuruar në pjesë, mirë është – thonë, po vjedhim mirë… Për popullin, që ikën, nuk mendon kush. E ata në fund e kuptojnë se duhet të mendojnë për veten e tyre, si politikanët tanë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.