Kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama nuk pranon vërejtje, as sugjerime dhe komunikime

0
340
Edi Rama

Romeo Gurakuqi Romeo Gurakuqi

Kryeministri i Shqiperise zoti Edi Rama nuk pranon verejtje, as sugjerime dhe komunikime, aq me pak kritika te qytetareve ne faqen e tij, e cila eshte e vetmja mundesi qe publiku ka per t’iu adresuar autoriteteve, si Ai.

Zoti Rama, njelloj si cdo drejtues i vendeve jo te lira, fshin, injoron, ba me iu tek, kur hana i ndryshon orbite, edhe te bllokon. Te bllokon jo thjesht ne rrjet, kjo ska ndonje rendesi thelbesore, por gjithandej: ne pune, ne profesion, ne aksesin e barabarte ndaj mundesive qe ofron shoqeria jone per konkurim, ne administrate, ne te drejtat e punesimit ne universite; ne fondet e kerkimit shkencor; ne bordet e rishkrimit te historise dhe ato te trashegimise kulturore.

Kjo eshte sjellja e KM te vendit qe sapo hapi negociatat me EU.
Sot i shkruajta per gjendjen e rrugeve drejt Shkodres dhe nga Shkodra; i shkruajta per nivelin profesional te administrates se varun prej tij ne anet tona; per shkaterimin e perfaqesimit tradicional ne Keshillin Bashkiak Shkoder prej perfaqesuesve te tij te vendimarrjeve partiake; per damtimin qe ai, me administrimin e tij korruptiv, i ka sjelle shpreses se rinise per te ardhmen; per depresionin qe ai dhe sivellezerit e tij te Klases Politike Ngaterrestare me turbulencen permanente, i kane sjelle shoqerise ne teresi.

Kaq do te mjaftonte qe censori te shfaqte gjithe ate qe mbante fshehur ne nenvetedijen e tij.
Sot mundesite e informimit te publikut jane te shumta:

“Zoteri i nderuar!
Ndertimi i bypass-it te Vlores eshte nje pune shume e mire. Mirepo, ju beni sikur harroni, qe neper Veriun e Shqiperise, respektivisht nga dy daljet e Shqiperise ne Shkoder, kalojne te vetmet rruge lidhese tokesore te Shqiperise me te gjitha vendet e Europes (dmth jo me nje vend te vetem). Te gjitha hyrjet e Shqiperise me Europen kalojne mes per mes qytetit te Shkodres. Edhe tangencialja e gabuar, qe ju me kokefortesi e perfunduat pa nje dalje, serish perfundon brenda Shkodres. Qytetaret qe i qeverisni mbreme, edhe pas ores 21.00, kane shpenzuar 90 minuta per te kaluar nga hyrja e Shkodres ne veri deri ne dalje te Lezhes dhe anasjelltas. nderkohe ju, sot qe pa gdhire mire, tregoni video nga Shqiperia juaj imagjinare, si per t’i injoruar mundimet e qytetareve qe ne menyren tuaj mendoni se i qeverisni.

E gjithe Kosova, pas kalimit te Rruges se Kombit, vjen e bllokohet ne Uren e Matit ne Milot, pa dit nga me ia mbajt, nderkohe qe ju kaloni pushimet ne Vilat Qeveritare ne Breg, te vendosura menjehere pas kesaj tangenciale qe ngjan sikur eshte ndertuar enkas per ju. Te gjithe pyesin nese ju keni bere nje perllogaritje numerike mbi shfrytezimin e arteriereve rrugore te Shqiperise, para se ta boshatisni buxhetin e shtetit vetem me nje qark te vendit?!

Besoj se nuk hyn metoden tuaj te punes.
Me duhet t’ua ve ne dukje zoti Kryeminister, se me menyren se si punoni, nuk jeni asgje me shume se nje shperndares i padrejte i fondeve publike te qeverise shqiptare, te cilen beni sikur e drejtoni. Ne fakt jeni thjesht Drejtues i nje Qeverie qe nuk mblidhet ne Keshill te Ministrave, i nje Kabineti Qeverises te paperkufizuar ne numra dhe ne dikastere, nje strukture imagjinare, qe operon permes komunikimeve elektronike dhe jo permes vendimeve te protokolluara.

Thene ndryshe, ju shperndani fonde sipas tekave tuaja, pa percaktuar metodologjine e investimeve ne territor, prioritet zhvillimore, nevojat e qytetareve, integrimin e komuniteteve proporcionalisht ne programet e zhvillimit, etj.. Ngjan se jeni thjesht Kryeministri i nje Zone Operative, i nje krahine te vetme, deputet i se ciles, ju jeni vet-emeruar. Me sjelljen tuaj, diskriminimin e thelle dhe te gjithanshem qe po i beni Shqiperise Veriore ne pergjithesi dhe asaj Veri- Perendimore ne vecanti, ju po tregoni kjartazi se nuk jeni praktikisht, Kryeminister i nje Qeverie Kombetare, kusht themelor ky per t’u pranuar ne tryezen e bisedimeve per anetaresim ne EU.

Provojeni te udhetoni nga Tirana ne Shkoder keto dite; provojeni te udhetoni per ne Malesine e Gjakoves, a do te mund te arrini permes territorit te Republikes se Shqiperise; provojeni te shkoni ne Puke dhe Fushe Arres, neper sa gropa do te bjere makina juaj e blinduar; perpiquni te mberrini brenda dites ne Kir, Ndreaj dhe Bregu Lumit ne Dukagjin, mbasi kam te qarte se Toplana, Dushmani dhe Shllaku ne tanesine e vet, as nuk jane ne harten tende te kuptimeve mbi Shqiperine. Jane edhe ato pjese e Shqiperise, qe ju pretendoni se e drejtoni i nderuar! E nder ato ane, varferia eshte shtruar kembekryq, pamundesia e nje jete normale dhe komunikimi me pjesen tjeter te Shqiperise nen kujdestarine tende te dedikuar, nje realitet i hidhur.

Si mundeni ta lini ju drejtimin e puneve qeverisese te Shkodres ne duar dhe mendje njerezish qe nuk kapin dot kapacitetet minimale te aftesive administrative dhe gjykimit normal vendimarres?
Si mundeni ta lini ju qytetin me 3000 vite jete, nen kontrollin ilegal te dhunes dhe injorances?!

Si mundeni ju te shkaterroni perfaqesine nderkomunitare te Shkodres ne Keshillin Bashkiak, e percaktuar me kode te qarta legale, prej kohesh qe nuk mbahen mend?!

Sjellja juaj qeverisese eshte anormale, kujdesi juaj per nje pjese te qytetareve nuk ekziston, papergjegjshmeria, mungesa e kompetences qeverisese eshte uluritese, harta e sjelljeve diskriminuese ndaj komuniteteve te caktuara ku jetojne shqiptare, qe prej shekujsh nuk jane perkule para asgjeje, nje njolle turpi per ju dhe qeverine monopartiake, qe ju kinse drejtoni.

Ne fund per nga rreshtimi por qe eshte e para per nga emergjenca, depresioni qe ju keni krijuar ne shoqeri:
Nuk ka 18 vjecar shqiptare qe don me ndej ne Shqiperine qe ju, me papergjegjshmeri e keni kthye, ne sketerre per njerezit normale, per familjet shqiptare, per klasen e mesme. Si mundet nje prind, nje intelektual i sferes se artit, nje qytetare i ketij vendi, t’i krijoje me drejtimin e tij makut, pasiguri totale Rinise Shqiptare, dhe te mos tundet sadopak ne thellesine e ndergjegjes se vet nga kjo situate dramatike??!!

Shqiperia nuk eshte vetem e juaja, e femijeve te tu dhe valltareve te tjere perkundruall teje ne Skenen e Politikes Shqiptare.
Ajo eshte edhe e jona, e femijeve tane, e qytetareve ne Veri dhe Jug te vendit, njelloj.

Juve, kryetareve te skenes se vallzimit politik qe po mbani sot peng Shqiperine me friken dhe ambicjen tuaj per te mos hapur rruge, ju dha shansi, por e perdoret per interesat tuaja personale, besimin e nalte qe ju dhane qytetaret.

Ju ma i pari keni 24 vite qe talleni dhe nuk beni asgje, vec videot e Zones Tende Operacionale, si kjo qe ua shfaqni tani mitanteve tuaj, te kredhur ne injorance, bindje te verber dhe perkulje servile ndaj jush.

Jeni ne fund te rrugetimit tuaj dhe e mira eshte te hapni syte, te gjeni zgjidhje te pershtatshme tranzitive me interes publik dhe te largoheni para se ndertesa 3D qe keni krijuar, t’ju shembet.

Eshte shume 24 vite zoti Kryeninister! Nuk jeni vetem ju dhe shoket tuaj ne kete vend. Shqiperia eshte 4 milion. Shume te tjere, qytetare te shkolluar dhe profesioniste, qe e duan me te vertete kete vend, mund ta bejne me mire se ju punen, edhe brenda PS.”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.