Ngushëllim për Familjen Tahiraj

0

N G U SH Ë LL I M E
PËR FAMILEN E NDERUAR TAHIRHAJ
NGA FSHATI BELEG DEÇAN

Solothurn – CH 2022-03-04

Ajmone Tahiraj
1933-2022

Lajmi për ndërrimin e jetës së Ajmone Tahiraj më, 2022-03-04 Nëna e anëtarit të nderuar të BISHZ, Zotëri Saim Tahiraj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.

Në emrin e anëtarësisë dhe kryesisë së BISHZ, u shpremi ngushëllime të sinqerta vëllezërve Tahiraj, familjes dhe mbarë farefisit.

Në këto qaste pikëllimi e dhimbjeje për aq sa është e mundur bashkërisht të ndajm e ndihmojm në përballimin e gjendjes shpirtërore për ta forcuar e tejkaluar dhimbjen e pikëllimin e arsyeshëm .

Në jetë e gjatë jetës në natyrë, çdo lindje është fryt i vdekjes.
Nëse këtë e drejtëkuptojm, dhimbjen dhe pikëllimin më lehtë e përballojm.

Rujtshi kujtimet më të mira për Nënen tuaj të nderuar, paqi qëndresen e arsyeshme përherë pranë e kujtofshi e nderofshi përherë jetën dhe veprën e saj si Nanë qëndrestare në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë jetës së saj në luftë dhe në paqë…

Dheu i Dardanisë i shërbeft si mbulojë e roje përherë gjatë përjetësisë, me Ju qoftë përherë qëndresa e arsyeshme dhe ruajtshi kujtimet e nderimet më të mira për Nanen tuaj të nderuar.

Për BISHZ

Abas Fejzullahi, kryetar & Dr. Sc. Ahmet Xhigoli, anëtar i kryesisë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.