Na e kanë vjedhur edhe shkrimin…

0
491
Liburnia

Na e kane vjedhur edhe shkrimin : Jo rastësisht Plini Plak (23-79 m.K.) në vëllimin VII të veprës së tij prej 37 vëlllimesh «Naturalis Historia» shkruente: «Ilirët kanë krijue të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën nga ilirët», çka dëshmon se ishte aq e lavrueme sa edhe shkruhej, se ishte themeluesja e atij alfabeti që bota mbarë sot e quen “alfabeti latin”, se ajo zë vend si degë e veçantë në kuadër të trungut të gjuhëve indoevropiane… (fxh)

Liburnet, një histori e madhe

Shkruan: Fahri Xharra

Se ç`më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngulfati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga Ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këtë mijëra vjeqare nga farët e këpurdhave të sjellura nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacak, të vendosur si për “gjynaf” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën.

“Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të behemi ata që jemi. “Duhet të iu dijmë për falemnderim” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vehte? Pokush e pranon këte? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjës për të mohuar çdo rrënjë t’tonën. Krim i madhi

Gjergj Fishta kishte për të thëne :
“O Perendi a ndjeve, po lane pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: ”E Ti rrin e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot !“ Çudi!

Si t`a përshkruajmë Liburninë? Po, si një thesar të gjetur të vlerave unike të përzierjës së trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike. Liburnia, shkruajnë kroatët është një simfoni e pamjeve dhe e zërave nga aroma e shijeve dhe e kultit. Primorja dhe Gorski Kotari (Kroacia e sotit) shtrihen mbi ate që dikur ishte pjesa perëndimore e asaj bote antike dhe mistike, e thurrur si pëlhurat në veqet e lashtësisë; nëpër thellësinë e hapësirës dhe kohës. Bota e natyrës, me llojllojshmërinë e saj ishte e e bekuar nga Zoti. Valët specifike të habitatit të Alpeve Dinarike dhe ngrohtësia e Adriatikut, e bëjnë reliefin që të zgjonë krenarinë e ntoke të trashëguar.

E kujt ishte ajo tokë?

Pozita gjeografike e kësaj pjese të Ilirisë që e bënte lidhjen më të shkurtër në mes qytetërimeve të Mesdheut dhe asaj të Europës Qendrore ishin të bekuar për një rënje të domosdoshme në lakminë historike. Historia e saj është aq e pasur sa trashëgimia natyrore nga ajo. Në një tokë aq të vogël shekujt e tërë janë përplasur me pushtues dhe mbrojtës, me luftëra dhe tregëti, dhe famë e kulmim historik; deri në rënjë në duar të ardhësve që ndërroheshin pa mëshirë.

Liburnia në gjegrafinë e lashtë ishte toka e Liburnëve, një tokë përgjatë Adriatikut verilindor, në kohët e sotit Kroacia, kufinjt e të cilit lundronin në zgjerimet e tij duke e rritur dominimin e Liburnisë në mes të shekujve 11-të -1-rë dhe duke e krijuar detikracinë( Thalassokracia ) liburnase në Adriatik. Fisi i kulturuar liburnas u zhnillua në fundin e Kohës së Bronzit, dhe gjatë kohës së Hekurit në kufinjt e Rashës (Arsia), Zërmanjës (Tedaniusit) dhe Kërkes (Titiusit) duke u përfshirë edhe me ishujt për rreth.

Liburnët (gr. Λιβυρνοί) ishin një fis i lashtë ilir që e banonin tokën e quajtur Liburnia/
Shën Pali e ka kaluar një dimër në Apolloni të Fierit, duke shkuar nëpër rrugën Egnatia për në Romë ku atje e ka propaguar Krishterimin, dhe kjo është letra e Shën Palit drejtuar Romakëve” “Me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Romë 15, 19).

(Grâce à la puissance des miracles et des prodiges, par la puissance de l’Esprit de Dieu, en sorte que, depuis Jérusalem et autour jusqu’en Illyrie, j’ai abondamment répandu l’Évangile de Christ, Romë 15, 19)

Ç’janë “Liburnët”? Po, pse kjo pyetje për ata? Nuk janë vetëm anijet luftarake të Liburnëve të cilat u përdorën edhe prej Romakëve. Nuk janë vetëm teknika e ndërtimit të anijeve por edhe njohurit e larta shkencore të Liburnëve për ligjet e fizikës së ujit, ligjet e lundrimit, instrumentat e lundrimit. Kjo ishte mrekullia Liburnase e lundrimit e cila i bëri ata të pavdekshëm. Ata ishin Liburnët Ilir, para ardhësit tanë.

Edhe pse Romakët i quanin Piratët e detit, ata ishin njohësit më të mëdhenj të detit për atë kohë. Porti më i madh i marinës Luburniane njihet që që nga shek.V-të prK në Corynthia në pjesën lindore të ishullit Kërk. me shtat dike, me arsena; detar, me forifikata nga furi, i cili port ka funkcionuar deri në shek XVI psK. Pra mbi 20 shekuj tenikë liburnase.

Liburnët kishin rrepekt të madh për të vdekurit e tyre. dhe varrosëshin rreth ose ndër vendbanimet e tyre. Tumulet janë të numërta edhe sot në të gjithë territorin e Liburnisë e posaqërisht në zemrëne e saj, Nin e Zaton.

Historia e jonë e përmbysur, e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë. Ajo është aty dhe këtu, por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.