Bastari në “Gjurmë shqiptare”, dhe gazetari e patrioti misionar Marin Mema…

1
492

Ibrahim Kabili Është kënaqësi, motivim shpirtëror, madje detyrim atdhetar të ndjekësh, dëgjosh dhe reflektosh ndaj temave që trajton gazetari dhe patrioti Marin Mema. Ai është atje në terren, në mal dhe në fushë, në qytet dhe fshat, në galeri ku nxirren xeherorët dhe atje ku përpunoheshin dikur, ato. Ai është në muze ku ruhet historia, në auditoret e katedrat ku shkruhet ajo, pse jo ai është edhe atje ku tentohet të shtrembërohet e historia dhe del gjithnjë në mbrojtje të të vërtetave të saj. Ai është atje ku heshtja vrastare dhe pabesija bëjnë gjëmën dhe ai ngrihet fuqishëm kundra tyre.

Marini është atje ku mbrohet historia e kombit dhe vlerat tona kombëtare, është atje ku thuhet hapur dhe troç e vërteta. Ai është atje për mbrojtjen e vlerave dhe çjerrjen e maskës së tradhëtisë. Marini pa i’u dridhur qerpiku sfidon nongradat dhe kritikon qëndrimet e fqinjëve tanë kundër shqiptarëve. Ai është atje për të ngritur dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Ai nuk hesht, kur të tjerët bëjnë strucin…

Marini me mikrofonin në dorë është në kërkim të shqiptarëve në Sanxhak, të shqiptarëve të Mollës së Kuqe, të shqiptarëve të Luginës, të shqiptarëve të Malësisë, të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe lufton me të gjithë energjitë e tij në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ai me zë “kumbues” lufton kundër asimilimit të dhimbshëm të tyre, mungesës së arsimimit në gjuhën shqipe, lufton që ato të deklarohen shqiptar, ashtu siç edhe janë… Marini lufton kundër dhunës dhe gjenocidit që ushtrohet nga sllavët në veri dhe grekët në jug, kundër popullsisë së mbetur shqiptare. Kush si Marini, e ka bërë dhe e bën këtë? Ndërkohë Ai është atje ku fshihet pluhuri i harresës dhe fillon agimi i dritës dhe përparimit. Marini është atje ku luftohet fuqishëm mashtrimi dhe gënjeshtra dhe thuhet me zë të lartë e vërteta.

Ai është gjithnjë pranë njerëzve në nevojë dhe në ndihmë të tyre. Marini prezent lufton me gjithë fuqinë e tij, në ato fronte e territore të vështira ku spastrimet etnike dhe çkombëtarizimi i diktuar nga armiqt e kombit shqiptar duhet të ndalet dhe marrë fund sa më parë. Ai lufton që në këto territore të ndalet dhuna, të filloi arsimimi në gjuhën shqipe, të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të mohuara padrejtësisht nga pushtuesit. Ai është në kërkim dhe në kontakt me të gjithë shqiptarët e shpërndarë kudo në botë, dhe bën çmos që të ruhen trashëgimia dhe vlerat tona kombëtare. Marini është atje ku zbulohet e reja, është atje ku mbrohet me forcë trashëgiminë kulturore dhe artistike, Marini nuk lejon që gjithçka që është shqiptare, të përvetësohet nga kombet dhe shtetet e tjera…

Marini është në çdo vend ku ka shqiptar për të vënë në dukje padrejtësitë historike që u kanë bërë dhe po bëjnë fuqitë e mëdha, dhe fqinjët ndaj shqiptarëve. Ai nëpërmjet temave historike dhe objekteve arkeologjike mundohet sqarojë të shkuarën dhe të hedhë dritë mbi të ardhmen. Sa bukur do ishte që secili në profesionin dhe funksionin e tij, të punonin si gazetari, Marin Mema… Atë që nuk e kanë bërë në kohra institucionet dhe akademikët po e bën, aq sa mundet, Marini. Kështu mund të përmendim pafund tematikat dhe rolin tejet pozitiv të gazetarit atdhetar Marin Mema… Si Marini ka edhe gazetar dhe intelektualë të tjerë idealistë, që punojnë në interes të kombit shqiptar. Do dëshiroja që këta të ishin më të shumtë, por…

Motivi që më shtyri të bëj këtë shkrim për Të, është emisioni i transmetuar Top Channel, “Gjurmë Shqiptare”, me temë: “Misteri i luginës së mbretërve Ilirë”, kushtuar fshatit tim të lindjes, Bastarit. Duke parë dhe riparë disa emisionin, “Fshati i mbretërve ilir”, kushtuar Bastarit dhe emërtimit të tijë me këtë emër. Nga specialistët e fushës fiksohen këto të dhëna dhe fakte historike e arkeologjike për fshatin dhe krahinën. Nga ana tjetër hidhen dhe disa hipoteza të reja, ku duhet të hidhet më shumë dritë. Këtë mund ta bëjnë specialistët e fushës së arkeologjisë dhe historisë. Falë Marinit, specialistëve që ai u referohet, dhe specialistëve të tjerë që folën me kopetencë në këtë emision, pak a shumë u vërtetua, se:

1- Bastari është një vendbanim i hershëm, përkrenaret e gjetura datojnë në shekullin e VI-të para krishtit, bazuar në citimin dhe të dhënat e profesorit, Bunguri.
2- Falë gazetarit Marin Mema “dolën” nga pluhuri 86 – vjeçar i harresës dhe u “ekspozuan” dy përkrenaret e gjetura në Bastar në vitin 1955, ku njëra prej tyre ishte ilire dhe tjetra ishte, e kundërshtarit, koritnike. Po kështu falë tij dhe specialistëve të fushës u publikua dhe u njohëm me monedhën e shtypur nga mbreti Bastar dhe që mbante emrin e tij.
3- Sipas arkeologëve këto dy përkrenare të gjetura në një vendprehje, njëra ilire dhe tjetra koritnike, nuk kanë të bëjnë me dy kundërshtar por me një varr princor ku poseduesi i tij mbante një status të lartë shoqëror.
4- Lidhur me Mbretin Bastar ka folur arkeologu i ndjerë, profesor Hasan Ceka. Sipas tij Bastari ishte mbret ilir i fisit të pajonëve që datonte në shekullin IV-tër para krishtit. Ai preu monedhat me emrin dhe përkrenaren e tij. Territori ku mbretëronte ai, sot lokalizohet në qendër të Maqedonisë së Veriut.
5- Fshati i mbretërve Ilir (Bastari), ishte pjesë e Luginës së mbretërve Ilir, dhe shtrihej në zotërimet e fisit ilir të partinëve, në prapa tokën e Dyrrahut.
6- Hipoteza e emrit të fshatit Bastar edhe sot mbetet enigmë. Sipas të dhënave të sipërpërmendura, hipoteza më e pranueshme është ajo që fshati Bastar, mund ta ketë marrë këtë emër prej mbretit, Bastar. Kjo kërkon studime të thelluara nga specialistët e fushave përkatëse dhe fjala e fundit u përket atyre…

7-Në Bastar ka disa varreza të vjetra mbi 100, 200 apo edhe 500 vjeçare, si në: Arthin e Bardhë, Në Shesh-Kishë, në Kasallë, në lagjen Hasnukaj, në Shënkoll dhe varrezat në lagjen Hysaj. Vendprehjet në Bastar e në zonë, dhe shkrepat përrreth tyre mbartin shumë histori… Ata “flasin” dhe nuk flasin. Por në të dyja rastet mbartin shumë të fshehta ku mund të hidhet më shumë dritë. Marini me bashkëpunëtorët e tij, specialistë të fushës, dhanë një kontribut të madh në këtë dokumentar për Bastarin dhe historinë e tij. Historiku i Bastarit me këto fakte interesante dhe shpjegime profesionale u plotësua më shumë dhe do të plotësohet edhe më tej në të ardhmen. Falenderimi për këtë i takon Marinit për prezantimin dinjitoz dhe argumentues të dhënë. Nga ana tjetër një mirënjohje shkon për arkeologët e ndjerë, profesorët Skënder Anamali dhe Hasan Ceka.

Mirënjohje edhe për arkeologët Adem Bunguri, Skënder Muço dhe Suela Xhyeri për kontributin e dhënë në interpretimin e gjetjeve arkeologjike dhe zbardhjen e disa të dhënave arkeologjike dhe historike për fshatin Bastar dhe krahinën. Unë besoj se me sedrën profesionale dhe dëshirën për të nxjerr në sipërfaqe të vërtetën, personat e angazhuar do i rikthehen edhe një herë kësaj teme me një studim më të thelluar për të. Kjo do ishte në interesin tonë si banor të këtij fshati dhe nderin e tyre si profesionistë të fushës…

Me gjithë këtë veprimtari në shërbim të vendit tonë dhe shqiptarëve në botë, mund të them se gazetari, patrioti dhe atdhetari Marin Mema
është krenaria kombëtare. Ai është modeli i gazetarit të ri që duhet marr shembull dhe ndjekur nga gjenerata e tij, dhe të tjerat që vijnë më pas. Ai me përkushtim dhe trasparencë të plotë krahas qindra dokumentarëve ka realizuar edhe disa projekte për njerëzit në nevojë.Marini ka ndihmuar shumë familje me ndihma ekonomike, ka rikonstruktuar qendra historike, ka insistuar dhe realizuar buste të figurave historike, ka ndihmuar fëmijët me aftësi ndryshe, etj. Këtë veprimtari humane ai e ka shtrirë në shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë dhe jashtë saj.

Në këto projekte ai i ka pasur ndihmën e shumë biznesmenëve human, shoqatave, klubeve dhe fondacioneve shqiptare dhe jo vetëm. Në bashkëpunim me disa komuna arbëreshe në Itali, ai ka mbështetur disa projekte me vlera historike. Kjo ka vlera të mëdha në lidhjen, forcimin e dashurinë dhe bashkëpunimin midis brezave të një gjaku që nuk shuhet kurrë. Po kështu ai ka realizuar projekte për vendosje bustesh, shtatoresh, kompleksesh memoriale, në nderim të historisë dhe figurave të shquara të saj.

Ai do të vijojë me projekte të tilla edhe qytete të tjera në trojet shqiptare, jashtë territorit të Shqipërisë. Marini është një vlerë e shtuar në plejadën e gazetarëve dhe intelektualëve idealistë të kombit shqiptar…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 10.09.2023

1 KOMENT

  1. I nderuar Ibrahim Kabili- Pasardhes i denje i Asaj treve Sa natyrore dhe Historke si *Bastari* qe Ti, pos rasteve te tjera, na e ke sjele nepermjet Vepres se te madhit; jo thesht GAZETAR e KRONKAN MARIN MEMA.po nje studiues i talentuar dhe kembengules i evidentimit te historise se Atdheut tone, deri me filmime me vlera.i talentuari i ralle!

    – Dite NJEMIJE i uroj -une; Biri i *Dangelise Naimjane*, me Zavalanin vendlindie, mbi 10 vjet nga *Korieri Tuneleve* – (1950-51) mesues ne ate zone (1964-73), Mari mema, e ka shkelur e filmuar si po ben per *BASTARIN* kete treve MONUMENTALE mes Vargjeve malore *Mali me Grapa – Ju thene gjithcka me PENEN tuaj, si Ai-kameren i nderuar Ibrahim Kabili – ish nxenes ne vite e mia si mesues e Drejtor shkole ne ato zona, sot 87 vjecar me PENEN TUAJ-dhe Kameren e Marin memes – jetoj deri tej oqeanit. Mire ju gjeca-shpirti atye te me dale, sa ne Daneline Naimjane te me PREHET… Ju faleminderit. Mbrodhesite-shoqerofshin-Atdhun tone!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.