Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës

0
244
Skënder Jashari
Skënder Jashari

Figure 1. Flamujt e vendeve arabe, qe janë ndikuar nga flamuri i Revoltës Arabe.

Në ditët e sotme, shohim që arabët e Palestinës, valëvisin një flamur, i cili është flamur i fashizmit islamik arab, që më parë( 1916) ishte i Revoltës Arabe kundër Perandorisë Osmane.

Popujt e robëruar nën pushtimin e Perandorisë Osmane, të cilët ishin të besimit islam, u ballafaquan me një sfidë të pakalueshme, që kishte shkaktuar islamizmi. Pasiqë feja islame, siç edhe më parë edhe fetë e tjera, kishin shërbyer për të mbajtur nën kontroll përfshirë edhe nën robëri, por edhe për t’i asimilu popuj e robëruar. Derisa Revolucioni Anglez dhe sidomos ai Francez i 1789, gradualisht idetë e tyre, përhapeshin në drejtime ekscentrike, bëri që shekulli XIX dhe XX të përfshinte popullatat e krishtera ortodokse edhe ato Ballkanike, por as pas vitit 1912, kjo nuk ndodhi me popullatat islamike të cilat ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane.

Prandaj islamizmi, ishte faktori kryesor që mbajti më gjatë pushtimin në të gjithë popujt që kishin fenë islame, p.sh: tek Shqiptarët, tek Kurdët dhe arabët. Gjithashtu, islamizmi dërmoi-shkatërroi intelektualët, civilizimet, kulturat, përpjekjet për liri dhe çlirim kombëtar, duke i shërbyer si armë më efikase për Perandorinë Osmane, që të vazhdonte t’i mbante nën pushtim të pushtuarit madje edhe për t’i asimiluar-zhdukur të tillët, edhe kur forcat ushtarake osmane ishin të pafuqishme për t’i mbatur nën pushtim. Pasiqë islamizmi kishte vonuar emancipimin e shoqërive që ishin të varura në moçalin ideologjik dhe teologjik i saj, sa që për disa vende të tilla u shtu nevoja e ushtrimit të mandateve nga vendet perëndimore, si fazë tranzicionale, drejt emancipimit dhe përgatitjes së tyre për shtet modern.

Nga ana tjetër duke mos pasur kombe, gjegjësisht për gjatë sundimit të gjatë islamik qoftë të perandorisë Arabe, ashtu edhe të Perandorisë Osmane, ndikuan që të asimiloheshin dhe zhdukeshin kombet dhe të krijohej kombi sipas përkufizimin islamik, gjegjësisht të arabizoheshin edhe të tjerët. Prandaj sot, shohim që në botën arabe, nocioni komb është i ngatërruar me fe dhe i pandashëm nga feja. Fryma e rilindjes dhe renesancës në vendet arabe dhe në përgjithësi në shoqëritë islamike u vonu, në krahasim me shoqëritë dhe vendet që ishin më afër vendeve të Europës Perëndimore. Krijimi i shteteve të pavarura arabe dhe tek popujt islamik, që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, kryesisht ndodhën si vakum i pushtetit e shumë pak si vullnet dhe organizim shoqëror i popullatave të këtyre vendeve.

Pasiqë Perandoria Osmane në Luftën e I Botërore ishte rreshtuar në krahun e Fuqive të Boshtit, kjo kuptohet që si humbës, këto fuqi humbën edhe kolonitë e tyre, derisa të kolonizuarit nuk ishin deri në atë çast të gatshëm e as të interesuar për shtet të tyre. P.sh: Arabët në Revoltën Arabe u nxitën nga Anglezët për t’a mposhtrë Perandorinë Osmane. Sharifi i Mekës Hussein bin Ali, ishte caktuar nga sulltani i Perandorisë Osmane më parë se të vinin në pushtet xhon turqit më 1908, e që ky ishte kundër këtyre të fundit, gjë që bëri të ishte pro Revoltës Arabe.[1] Ky fakt ishte theksuar shpesh në konferenca dhe traktate ndërkombëtare, ashtu edhe në Deklaratën Anglo-Franceze të 9 nëntorit 1918, që thuhej “përfundimin dhe çlirimin përfundimtarë të popujve që aq gjatë ishin shtypur nga Turqit dhe krijimi i qeverive kombëtare dhe administrimi që derivon nga autoriteti i tyre i buruar nga zgjedhja e lirë e popujve autokton.”[2]

Kishat ortodokse në Ballkan, luajtën rolin vendimtar në emancipimin, bashkimin dhe çlirimin e sllavëve, grekëve etj. Kurse xhamitë, përfshirë edhe në Atdheun tonë, luajtën një rol tepër destruktiv, përkundër përpjekjeve të panumërta të patriotëve Shqiptar, që ato t’i përdornin në shërbim të Kombit dhe Atdheut tonë, ato shërbyen më shumë qëllimeve pushtuese Osmane dhe atyre të fqinjëve sllav e grek.

Me përfundimin e Luftës së I Botërore, në Traktatin e Versajës, Siria u kthy në Mandat Francez, kurse Iraku, Palestina dhe Transjordania u kthyen në Mandatin Britanik.[3] Derisa edhe nën Mandatin Britanik, Hashemitët instaluan monarki në Transjordani dhe në Irak.[4] Konventa  e Lidhjes së Kombeve, në nenin 22, parashihet krijimin e mandateve për kolonit dhe territoret të cilat ishin pushtuar dhe si pasojë e luftës kishte pushu sovraniteti i shteteve që formalisht i qeverisnin, e që njerëzit e të cilave nuk ishin ende të gatshëm që të qëndronin vetëm në kushtet e botës moderne, do aplikoheshin parimet për mirëqenie dhe zhvillim të tyre, e kjo do u besohej shteteve të civilizuara, që ta bënin këtë me mirëbesim.[5]

Në tipi A i mandateve, përfshinte kolonitë e Perandorisë Osmane, të cilat vlerësoheshin”…që kishin arritur stadin e zhvillimit ku ekzistenca e tyre si të pavarur mund përkohësisht të njihet por duke iu dhënë këshilla administrative dhe ndihmë nga Mandatori deri në kohën që ata janë të aftë të qëndrojnë vetë.”[6] E që Mandate të Tipit A, për Siri dhe Liban kishte Franca, kurse Britania për Palestinë dhe Irak.

Origjina e krijimit të flamurit të Revoltës Arabe dhe të arabëve të territorit izraelit të Palestinës

Flamuri i sotëm që e përdorin arabët e Palestinës, ka sugjerime që është dizajnuar nga diplomati anglez Sir Mark Sykes, në përpjekje për të krijuar ndjenjën “Arabe” për të ushqyer revoltën, kundër Perandorisë Osmane më 1916-1918.[7]  Ky flamur për herë të parë u shpikë në vitin 1916, si flamur i Revoltës Arabe ose i Hexhazit.[8] Kjo është theksuar edhe  nga biografi i Sykes më 1923, ashtu edhe nga Hussein ibn Ali al-Hashimi, i cili ia kishte thënë Woodrow Wilson-it që ky flamur simbolizonte sundimin Hashemit mbi botën Arabe.[9] E që Sykes, për të sfiduar valvitjen e flamurit Francez në botën Arabe, ia paraqiti disa dizajne flamujsh Husseinit, i cili e zgjodhi këtë.[10]

Revolta arabe ose ndryshe e njohur si Revolta e Madhe Arabe, e kishte flamurin e Hexhazit e që ishte flamur i përdorur edhe nga Hussein bin Ali dhe aleatët e tij, nacionalistët arab, gjatë kësaj revolte kundër Perandorisë Osmane gjatë Luftës së I Botërore, gjithashtu ishte flamuri i parë i Mbretërisë së Hexhazit. E që i njejti flamur më pas u bë edhe Jordanisë(1921), Palestinës(1922), Kuvajtit(1961), Emirateve të Bashkuara Arabe(1961), Saharasë Perëndimore (1976), Somalisë(1996),[11] Sudanit, Sirisë,[12] e që kishte ndikim edhe në shumë flamuj të shteteve të tjera arabe, si: Sirisë, Palestinës, Jordanit, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Sudanit, Jemenit, Republikës Demokratike Arabëve të Saharës( Saharës Perëndimore) dhe Libisë.[13]

Hashemitët arritën të sundonin në Hexhaz të Arabisë( pasi Arabia Saudite pushtoi Hexhazin 1924-1925), Jordani( mbetën në pushtet), Irak( deri më 1958, kur ndodhi grusht-shteti) dhe shkurt në Siri( pasiqë kjo pushoi së ekzistuari disa muaj më pas). Jordania si flamur të parë, kishte flamurin e njejtë të Revoltës Arabe, në vitet 1921-1928.[14] Edhe Iraku e kishte tërësisht të njejtë flamurin me atë të Revoltës Arabe, prej 23 gusht 1921 deri më 10 korrik 1924.[15] Edhe Republika Demokratike e Sudanit, më 20 maj 1970, adoptoi flamurin e ngjajshëm të Revoltës Arabe, deri më 1985,[16] për të vazhduar më pas me të ngjajshëm flamur prej 1985 deri më 2019 nga Republika e Sudanit. Mbretëria arabe e Sirisë, kishte flamur të njejtë me flamurin e Revoltës Arabe, por që në trekëndëshin e kuq, kishte një yll 7 cepësh, e që ky flamur u përdorë prej 30 shtator 1918 deri më 8 mars 1920.[17]

Mbretëria e Hexhazit, në vitet 1917 deri më 1920, e pati flamurin e njejtë me atë të Revoltës arabe, kurse nga viti 1920 e ndryshoi, duke ndërruar ngjyrën e gjelbër në vend të ngjyrës së bardhë-pra shpikën të njejtin flamur që sot e përdorin  arabët e territorit izraelit të Palestinës. Kurse pastaj Jordania  më 16 prill 1928 deri 1939, respektivisht si Transjordani deri më 17 qershor 1946, kur arriti pavarësinë e plotë. Mirëpo Transjordania më 1946, arriti pavarësinë e plotë.[18]Siç vërehet që flamuri i sotëm i Palestinës, është kopjuar  prej këtij flamuri, vetëm se në vend të yllit 7 cepësh është vendosur gjysmëhëna me kryqin katolik në krah, 10 vite më pas më 1938.

Figure 2. Flamuri i Mbretërisë së Hexhazit 1920-1925 dhe  Jordanisë prej 16 prill 1928 deri 1938.

Më 1958, si kundërpërgjegje ndaj bashkimit të Egjiptit dhe Sirisë në Republikën e Bashkuar Arabe, edhe dy mbretëritë Hashemite ajo e Irakut dhe Jordanit formuan Federatën Arabe.[19] Federata Arabe, në nenin 7 të saj, theksonte që flamuri i tyre ishte flamuri i Revoltës Arabe, por që ky union zgjati për më pak se 6 muaj, shkaku i Revolucionit në Irak më 1958.[20]

Gjithashtu Kuvajti kishte flamur të ngjajshëm. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga 2 dhjetor 1971, adoptuan flamur të ngjajshëm me atë të Revoltës Arabe.[21] Edhe Republika Demokratike Arabe e Saharas( Saharasë Perëndimore), që nga 27 shkurt 1976, ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.[22] Edhe Republika e Sudanit, që nga 20 maj 1970 ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.[23]

Më: 11.11.2023

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Islam and the Politics of Secularism, The Caliphate and Middle Eastern Modernization in the Early 20th Century, Nurullah Ardıc̦, 2012, faqe 200; The Encyclopedia of the Arab-Israeli Conflict, A Political, Social, and Military History, Spencer C. Tucker, 2008, faqe 462; The History of Iraq, Courtney Hunt, 2005, faqe 64.

[2] PAPERS RELATING TO THE FOREIGN RELATIONS OF THE UNITED STATES, THE PARIS PEACE CONFERENCE, 1919, VOLUME XII, Paris Peace Conf. 181.91/49, Instructions for Commissioners From the Peace Conference, SM-140, faqe 747.

[3] Little-Known Wars of Great and Lasting Impact,  Alan Axelrod,  2009, faqe 243.

[4] Monarchies 1000-2000, W. M. Spellman, 2001, faqe 253.

[5] https://www.ungeneva.org/en/about/league-of-nations/covenant (qasur më:10.11.2023).

[6] Research Handbook on International Conflict and Security Law, Jus Ad Bellum, Jus in Bello and Jus Post Bellum, Editors:Christian Henderson, Nigel D. White, 2013, faqe 553; The Origin, Structure & Working of the League of Nations, Charles Howard Ellis, 2003, faqe 493; Taft Papers on League of Nations, William Howard Taft, 1920, faqe 23.

[7] The White Man’s Burden, William Easterly, New York: Penguin, 2006, faqe 238.

[8] British Pan-Arab Policy, 1915–1922, I. Friedman, Transaction Publ., 2011, faqe 135.

[9] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia. Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205.

[10] The Politics of National Celebrations in the Arab Middle East, Elie Podeh, New York: Cambridge University Press, 2011, faqe 49.

[11] Illustrated Book of Flags, Alfred Znamierowski, Southwater, 2003, faqe 123.

[12]Alkhateeb ‘How the British Divided Up the Arab World’, 26 december( online në:  http://lostislamichistory.com/how-the-british-divided-up-the-arab-world/ ).

[13] ISIS Propaganda, A Full-Spectrum Extremist Message, Katharine A. Boyd, Stephane J. Baele, Travis G. Coan, 2019, faqe 104.

[14] Flags of the World, Eve Devereux, 1992, faqe 48.

[15] https://www.worldstatesmen.org/Iraq.htm (qasur më: 10.11.2023).

[16] The Sudan, 1985-9: The Fading Democracy, Kamal Osman Salih, The Journal of Modern African Studies, Vol. 28, No. 2 (qershor 1990), faqe 199-224.

[17] The Complete Guide to National Symbols and Emblems, [2 Volumes], James Minahan,  2009, faqe 624.

[18] Demise of the British Empire in the Middle East, Britain’s Responses to Nationalist Movements, 1943-55, Dr Martin Kolinsky, Martin Kolinsky, Michael Cohen, 2013, faqe 59; Proces-verbaux Officiels, Issues 1624-1683, United Nations. Security Council, 1972, faqe 5.

[19] The Middle East, A Guide to Politics, Economics, Society and Culture, Barry Rubin, 2015, faqe 27; Jordan

Living in the Crossfire, Alan George, 2008, faqe 31; Israel, the Hashemites, and the Palestinians, The Fateful Triangle, Efraim Karsh, P. R. Kumaraswamy, 2003, faqe 46; Historical Dictionary of Syria, David Commins, David W. Lesch, 2013, faqe 291.

[20] http://www.moqatel.com/openshare/Behoth/Siasia21/Thaura58-I/sec03.doc_cvt.htm (qasur më: 10.11.2023).

[21] https://flagdom.com/international-flags/united-arab-emirates-flag/ (qasur më: 10.11.2023).

[22] Flags of the world: An illustrated guide to contemporary flags, Alfred Znamierowski, London: Southwater,  2000, faqe 93.

[23]Handbook Near and Middle East States, Geography – History – Culture – Politics – Economy,Markus Porsche-Ludwig, Ying-Yu Chen, 2022, faqe 458;  Flags of the World,  Bill Yenne, 1993, faqe 43.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.