Dashuria për femrën në një këngë të Vukut dhe dashuria e Shpendit për punën e poezinë

0
276
Shpend Rukiqi

Shpend Rukiqi, Uddevalla (Suedi)

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Këngët shqiptare të trimërisë, të botuara nga Vuk Karaxhiq më 1830 në Kosovë, këndohen edhe sot“, 19 Shkurt 2024

Edhe njëherë për “Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme)” të Vuk Karaxhiqit (Vuk Karadžić), 1830

Dhe për mësuesin e poetin Shpend Rukiqin- Kastratin

Pjesa e katërt (4) dhe e fundit

Për Dua Lipën, edhe pse premtova se do të shkruaj, kryesisht për gjyshin e saj, Seit Lipën, përsëri nuk munda nga shkaku se ai dhe ata, historianë e ish kolegë të Seit Lipës, në Institutin e Historisë ”Ali Hadri” në Prishtinë, nuk m’i dërguan të dhënat që më duheshin për Seit Lipën, se a ka marrë Seit Lipa vrejtje partiake, parapërjashtim apo përjashtim nga partia (Lidhja e Komunistëve) dhe a është larguar nga puna si i papërshtatshëm.

Prandaj për me qenë i sinqertë me lexuesin dhe i sigurtë në vetvete, po e le për më vonë Seit Lipën. Një fjalë e urtë popullore “nuk lahet borgji me borgj”, e thonin pleqtë e Turjakës. Mua më premtuan, unë i prita por ata nuk u ndien më dhe unë po e lë Seit Lipën për ndonjëherë tjetër.

Gjuha në këngën e parë, Këngë Nr. 1

Posa fillon ta lexon këngën e parë, lexuesi i vëmendshëm e vëren se gjuha që flitet është e folmja e Veriut dhe e pjesës jug-perendimore të Kosovës. Kjo këngë është këndua me çifteli, sharki në Gjakovë, në Zatriq, Turjakë Llapushë (Shahirat e Drenofcit) e deri në Drenicë, vetëm në keto treva. Më vonë, është e mundshme që është këndua edhe si këngë qytetare tiranase e elbasanase e me instrumente të shumta.

Në këngë gjejmë fjalë e shprehje, që sot përdoren më pakë ose nuk përdoren fare psh ”shilo m’atin” kur dihet edhe në katunde më malore nuk ka më kuaj, atllarë e as gomarë.

Janë shumë me inters për leksikografinë fjalët ”shilua”, ”shkua” që në dialektin gegë thuhet ”shilue”, shkue”, ”degue” (për dërgua), ”farua” (me qit fare, me zhdukur), pastaj shprehja ”Faroa Zot para mua”. Diftongun ”ua” e përdorin në të folmen e përditshme Rugova e Pejës por, sipas një plaku që bisedova, Vuku nuk ka mundur me udhëtua në Rugovë për shkak të terrenit malor kur dihet se ai ka tapallua.

Shpend Rukiqi, i pari në foto në një takim me mesues në Kosovë

Është interesant krahasimi që i bën ”Mehmet begut” me kulqedrën, ”Memedbegu po i prbi, Si kullshedra kur bje shi”, një personazh mitologjik që me fuqinë e saj, mund të bëj dëme e ta shkatërojë natyrën e njerëzit me anë të vërshimeve por është dragoi, një tjetër personazh pozitiv, që lufton me kulshedrën derisa e mbyt, e mbyll grykën e ujit dhe e shpëton njerëzimin nga shfarosja.

Në këngë, Mehmet begun autori popullor e përshkruan si djalë të hishëm, me trup të hollë e të gatë (gjatë). Në këto vargje kemi rimë të puthur e vargun e popullor tetë rrokësh:  

”Memedbegu holla i gat
Dron veziri, se i do grat

Këngë Nr. 1

Çou ti, Mem, shilo m’atin                 Çou ti, Mem, shilo m’atin
Pr te gjon po e mar sokakon.           Për së gjâni pe merr sokakin
S po le ati me u shilua.                     Nuk po le ati me u shilue
Mir po din kudo me shkua.               Mir po din ku do me shkue
Kom ni ni fijal fore ith.                     Kam ni fjalë … Fjalët ”fore ith”, nuk i kuptoj
Memedbegut kush i thot                  Mehmet beg, dikush i thot
Qi po t’ pret veziri sod                     Ka me të pre veziri sot
Nu me pret veziri mue                     Pse me m’pre veziri mue
Çe m’ thot, kom degua                    Ku m’ka thân e kam dëgjue
Çik ne more më ka pas çua             Deri në more më ka pas çue
Pas ka desht me m’ farua               Paska desht me më farue
Faroa Zot para mua!                       Faroje Zot para meje
Memedbegut i kishin thon              Mehmet begut i kishin thân
Ta ubo prita der te kullës               Janë tuj t’prit te dera e kullës
Der te kullës tu xhamija.                Te dera e kullës, te xhamia
S kom çka boj, vete di                     S’kam çka baj, vetë e di (e di vetë)
Memedbegu me dy kubura:             Mehmet begu me dy kobure
Llezni mir mori te lume!                  Dhezni mirë mori të lume
Se u kom bush me kater plumbe    Se iu kam mbush me katër plumba
Kater plumbe lidh me tele              Katër plumba lidhë me tela
Si n’ gjerlli, kuku sod pr tevabi       Nuk kuptohen
Memedbegu po i prbi                      Mehmet begu po i përbi (ha)
Si kullshedra kur bje shi                 Su kulshedra kur bjen shi
Kur bje shi, bubullon                      Kur bjen shi e bubullon
Memedbegu na capton                   Mehmet begu na capton
Memedbegu holla i gat                   Memet begu i hollë e i gat
Dron veziri, se i do grat                 Dron (dyshon) veziri, se ia do grat.
More vezir, he budall!                    More vezir, he budall
P’u s ti dua urumesha                   Po s’ti dua urumeshat (Kush t’i don ato harabesha (arabesha?))
Tu i pas kadijesha.                        Tuj i pas kadijeshat (Tuj pas zojat shkodranesha)
Memedbegu ushtor dëllam            Memedbegu ushtor dëllam?
Po vezirit uqija oma                       Po vezirit uqija oma?

Te kënga nr. 5, Keq Yseni (Keq Hiseni) kemi fjalë e shprehje të rralla si ”kish pevet”, nga vet (pyet). Janë me interes shprehjet ”Cuba Keq po i ri gati” dhe ”Ka shti cubes dy fishek”. Fjalën ”cub” e gjejmë edhe si ”komit” por edhe si ”hajn” (kusar) ndërsa këtu fjala”cub” na del edhe si lloj dyfeku, hute, lloje të pushkëve të vjetra që mbusheshin nga gryka.

Shpend Rukiqi ”Kreativ matematik”, në suedisht

Te kënga nr. 6 që është një këngë jaranie, nuk ka ndonjë fjalë a shprehje, që nuk kuptohet edhe sot.

Kënga nr 5. Keqë Hiseni

Këngë Nr. 5

Keq Yseni kish pevet                         Keq Hiseni kish pas vet
Zot! kuj kom sejmet ne Rek              Zot, ku i kam sejmnt në Rekë
Prmbi pul nize vet?                            Përmbi pul nize vet? (Për ni pulë nizet vetë?)
Ruj na, Keq, se na vret                      Ruj na, Keq, se na vret,
Cuba Keq po i ri gati                          Cuba Keq po i ri gati, (Keq cubi, komita po rri gati)
Ka shti cubes dy fishek                      I ka shti cubes dy fishek ( e ka mbushur pushkën me fishek)
Keq Yseni qiti gunjen                         Keq Hiseni e veshi gunen
Bylukbasha lsho ma rugen                Bylukbash lshoma rrugen
Njoj villatit                                         Njoj villatit?

Kënga nr 6, ”Mori qikë e hollë e gat”

Këngë Nr. 6

Kjo këngë nuk ka diçka që nuk kuptohet. Këtu e gjejmë bukurinë e femrës dhe dashurinë që ka ajo për djalin. Ajo i thot djalit, ”Hajde lul pëskej malit”, një dashuri e pastër idilike

Mori çike hollë e gat                     Mori qikë e hollë e gat
Po vje Keq me t’u lut                    Po më vjen keq dishka me t`thân
Çika po i thot djalit                       Çika po i thot djalit
Hajde lul pëskej malit                   Hajde rrethit malit

Shpend Rukiqi

Me Shpendin u takuam rastësisht në Hotelin “Good Morning” në Malmö. Ai kishte ardhur nga Uddevalla, qytet në veri-perëndim të Göteborgut, rreth 350 km. larg Malmö-s, në Konferencën e mësuesve shqiptarë si i ftuar me mbajtë një ligjëratë për mësuesit e mërgatës nga Suedia dhe Evropa.

Mysafirët dhe të ftuarit nga qytete të ndryshme të Evropës, mësues të gjuhës shqipe po edhe studjues të tjerë, profesorë universiteti nga Tirana, Prishtina, arbëresh nga Italia ishin vendosur në hotel ndërsa, unë bashkë me organizatorë të tjerë, Muratin, Mediun si mikpritës, i pritnim edhe i shoqëronim.

Ndër mysafirët e ftuar në konferencat e mësuesve që u mbajtën në Landskrona e Malmö, mysafirë që nuk mund të harrohen ishin prof. Isa Bajqinca e Bahri Beci të ndjerë, Xhevat Lloshi, Rexhep Ismaili, Emil Lafe, Enver Hysa, Bardhyl Demiraj etj.

Faqja e fundit dhe e kopertines së librit me poezi ”Krejt mbrapsht”, Prishtinë 2019

Sigurisht se nuk do të flas për ata, nuk kam kaçik por ata që i përmenda, janë disa nga majat e albanalogjisë, linguistë (gjuhëtar) dhe Ullmar Qvick, njohës i kulturës, gjuhës, letërsisë shqipe dhe përkthyes sued. shqip.

Por unë kësaj radhe dua ta veçoj Shpend Rukiqin- Kastratin, ish mësues matematike nga Drenica.

Shpesh kur kam folur për fisn Kastrat, e kam fillua me Skënderbeun e me radhë deri te pleqtë e Zatriqit e të Turjakës, ata që edhe unë i kam njohur.

Prandaj edhe për Shpend Kastratin i njohur si Shpend Rukiqi, do të flas me qef sikurse që kam folur për Gjergj Kastriotin, Halilin e Musën, Dan Zatriqin, Mehmet Begun, Shaban Palluzhën (Polluzhën), të gjithë Kastrat. Pse e radhita Shpendin me të gjithë luftëtarët më të njohur, Gjergjin, kryetrimin e shqiptarëve, Halilin e Musën, kaçakët e parë shqiptar, Dan Zatriqin, udhëheqësin e Luftës së Nishit (1978), Mehmet Begun i cili luftoi deri në Persi e Mesapotami vetëm e vetëm me ia rrit namin fisit e mos me i qu marre Shkodrës, mixhës Shaban*), udhëheqësin e Luftës në Drenicë, në kohën e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941-1945)*), sepse Shpendi si mësues matematike ka dhënë dhe po jep më të mirën e mundshme në arsimin e shkollën suedeze, si shqiptar.

Dhe nuk janë vetëm kryetrimat, udhëheqësit luftërave, kaçakët e parë shqiptarë, por Kastratët në Kosovë njihen edhe si komitët e fundit.

Kusheriri im, Shpendi sigurisht se nuk do t’i pëlqejë ky krahasim, por unë nuk e pyes ate se çka i pëlqen Shpendit. Shpendi me punën që bën në Suedi meriton të krahasohet me paraardhësit e vetë, Kastrat, gjithësecili me punën e vetë për kohën dhe për vendin kur jetuan.

Kur e dëgjova Shpendin duke folur, mbeta gojëhapur. Ai ishte një enciklopedi e vogël, me njohuri të shumta nga fushat e dijës, artit e kulturës. Fliste për poezinë sikur të kishte të kishte kryer ndonjë shkollë për poezinë e me qenë shok shkolle me poetët e shkrimtarët më të njohur që nga Renesanca (Rilindja ital.), me Danten, Petrarkën e Bokaqion*), me De Radën, Gavril Darën, Seremben, Naimin, Fishtën e Poradecin.

Ai me profesion ishte mësues matematike por e njihte edhe traditën, kulturën e artin.

Kisha dëgjua nga të tjerët për Shpendin, por kur isha për një vizitë te djali i axhës, Ismeti, i cili ka ardhur nga Italia e tash punon e jeton në Uddevalla. Bashkë me Ismetin shkuam sa me pi një kafe në konakun e Shpendit.

U ndava i kënaqur me Shpendin për punën e mbarë që bën Shpendi në arsim.

Sigurisht që të mos mendojë Shpendi, se është i pagabueshëm, në librin “Krejt mbrapsht”, libër me poezi gjeta një gabim. Në ballë të kopertinës së librit janë disa thënie shumë të bukura:

A ka dikush që e kupton këtë popull?
Sot mik, nesër armik
Sot hero, nesër tradhtar
Sot analfabet, nesër doktor shkence
Sot bythcullak, nesër miljoner etj.
Shpend, fjala miljoner, duhët të shkruhet milioner.

Libri ”Krejt mbrapsht” ka gjithësejt 45 vjersha, 60 faqe dhe mund të lexohet për aq kohë sa njeriu do të hante një kaftjall në Drenicën e Shpendit.

Por për dy librat me poezi që m’i dhuroi Shpendi, ndoshta do të shkruaj njëherë tjetër.

Sigurisht se në Suedi ka shumë djem e qika si Shpendi, shpend si shqiponjat dhe do të ishte mirë që për të gjithë të shkruhet. Si mësues shqiptar që punon dhe udhëheq një shkollë suedeze në zemër të Suedisë, si Shpendi, nuk ka. Shpendi është Shqiponjë shqiptare.

Përveç në ligjërata të ndryshme, seminare e konferenca bremda Suedisë e në Kosovë për Shpendin gjeta edhe këto shkrime në shtypin shqiptar e suedez që po ia ofroj edhe këtu lexuesit. Për më tepër, mund të lexoni në vegzat më poshtë *).

*) Shaban Polluzha

Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhë, 1871 – Tërstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një komandant ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës shërbeu me njësitë vullnetare, pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët serbë.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shaban_Polluzha

*) Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Dyt%C3%AB_Bot%C3%ABrore

*) Dante Alighieri (även Durante degli Alighieri, ibland kallad enbart Dante), född mellan 18 maj och 17 juni 1265 i Florens i Toscana, död 13 eller 14 september 1321 i Ravenna i Emilia-Romagna, var en italiensk författare, ämbetsman, poet och statslärd.

Dante räknas som en av västvärldens genom tiderna största författare. Mest känd är han för sitt epos Den gudomliga komedin (Divina Commedia; 1307–1321), som brukar räknas som startpunkten för latinets undanträngande till förmån för italienskan, och vars handling förnyade berättarkonsten. Den gudomliga komedin är också ett dokument som för eftervärlden gett en bild av samhället och föreställningarna vid tiden för verkets tillkomst.
https://sv.wikipedia.org/wiki/Dante_Alighieri

Dhe shqip: Dante Aligieri

Dante Aligeri (italisht: Dante Alighieri), ose Aligiero (italisht: Alighiero), i pagëzuar Durante di Alighiero degli Alighieri dhe i njohur thjesht si Dante, nga familja Aligieri (Firence, 1 qershor 1265 – Ravenna, 14 shtator[1] 1321), ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikan italian
https://sq.wikipedia.org/wiki/Dante_Aligieri

Francesco Petrarca, född 20 juli 1304 i Arezzo, Italien, död 19 juli 1374 i Arquà (som sedan 1870 heter Arquà Petrarca), var en stilbildande lyriker på italienska språket och historieskrivare. Tillsammans med Dante Alighieri och Giovanni Boccaccio ses han som en av de viktigaste företrädarna för den tidiga italienska litteraturen.

(Francesco Petrarca, i lindur më 20 korrik 1304 në Arezzo, Itali, vdiq më 19 korrik 1374 në Arquà (që nga viti 1870 i quajtur Arquà Petrarca), ishte një lirik stilformues në gjuhën italiane dhe historian. Së bashku me Dante Alighierin dhe Giovanni Boccaccio, ai shihet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së hershme italiane”. Përkth. Me google translate).

Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaçio) (1313– 21 dhjetor 1375)[1] qe një shkrimtar dhe poet italian, mik i Petrarkës, dhe eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes. Shkroi një numër të rëndësishëm veprash, ku përfshihet Dekameronin dhe De mulieribus claris. Shkroi në italishten popullore dhe veçohet për dialogjet realiste të cilat ndryshonin nga ata të shkrimtarëve mesjetar, të cilët zakonisht ndiqnin modele skematike për karakteret dhe subjektin.

“Shpend Rukiqi, mësuesi magjistër që theu barrierat suedeze përmes punës dhe vendosmërisë“, MARCH 5, 2020
https://portali.albas.al/shpend-rukiqi-mesuesi-magjister-qe-theu-barrierat-suedeze-permes-punes-dhe-vendosmerise/

“Gör matematiken kreativ och visuell”, 21 juni 2022
https://www.uddevalla.se/utbildning-och-barnomsorg/grundskola/skolutveckling/pedagog-uddevalla/skolutveckling-grundskola/2019-10-18-gor-matematiken-kreativ-och-visuell.html

Krijohet për herë të parë aplikacioni “Matematikë Kreative”, flet shqiptari nga Kosova“, JANUARY 16, 2020
https://portali.albas.al/krijohet-per-here-te-pare-aplikacioni-matematike-kreative-flet-shqiptari-nga-kosova/

“Akademiku Shpend Rukiqi: Parregullsi në klasë? Ja disa këshilla!”, APRIL 23, 2021
https://portali.albas.al/akademiku-shpend-rukiqi-parregullsi-ne-klase-ja-disa-keshilla/

“Fëmijë të lodhur në shtëpi, nxënës të lodhur në shkollë! Këshilla për të reflektuar”. OCTOBER 11, 2022
https://portali.albas.al/femije-te-lodhur-ne-shtepi-nxenes-te-lodhur-ne-shkolle-keshilla-per-te-reflektuar-2/

Fund

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 21 shkurt 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.