PSEUDONIMET E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË

0
68
Sinan Gashi - Pseudonimet

Nga: Isak A H M E T I

I. Takimi im i parë me Sinan Gashin

Sinan Gashi nga Drenica, emër i njohur në letrat shqipe, kohë më parë, falë mirësisë të mikut tim të kahmotshëm, Prof. dr. Anton N. Berishës, më 23 mars 2024, me ka vizituar, me ç’rast kemi pasë një ndejë shumë të këndshme dhe të paharrueshme.

Takimi im i parë me Sinan Gashin, ndonëse njiheshim përmes veprave dhe virtualisht dhe komunikonim përmes telefonit, ishte te FRANK’S HOUSE RESTAURANT. – Stubëll. Gjatë ndejës dhe bisedës miqësore na ka shoqërua edhe poeeti dhe studiuesi, Dr. Sarë Gjergji. Kemi biseduar dhe debatuar gjerë e gjatë për shumë tema dhe çështje të rëndësishme, por në mënyrë të veçantë për letërsinë shqiprare dhe zhvillimin e saj nëpër periudha të ndryshme…

II. Pak biografi për autorin

A) Sinan Gashi (1947) është i lindur në Arllat (Drenas) ku edhe jeton.
Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet, studimet universitare dhe pasuniversitare për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare merret qysh heret. Ka bashkëpunuar me periodikun letrar në Prishtinë dhe Shkup. Sinan Gashi një kohë të gjatë ka punuar në Gjimnazin e Gllogovcit si profesor, pastaj në gazetën ditore “Bota sot” në Prishtinë.

B) Veprat letrare-shkencore

S. Gashi deri më tash ka botuar 34 vepra letrare, eseistike dhe shkencore:
– Veçanti krijuesish
– Të mosnjohurit e letërsisë shqiptare
– Rinjohje letrare
– Kosova e poetëve të traditës
– Traseja e meditimit
– Heshtim i kushtëzuar
– Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë
– Simfonia e Dardanisë
– Pseudonimet e shkrimtarve shqiptarë
– Nëna Teeeze në arte
– Bernardin Palaj-sipas vrojtimit tim
– Mozaiku estetik 1930-1939
– Larushi tematike
– Botimet shqipe jashtë etnikumit
– Historia e dorëshkrimeve të letërsisë
– Zëri i arbëreshëve të Greqisë
– Arbreshi i Zarës-oazë shqiptare
– Vlerësime, preokupime, përimtime
– Arti letrar si terapi shpirtërore
– Legjenda e Drenicës
– Poeti idealist-Fazli Graiçevci
– Krijuesit shqiptarë që shkruan në gjuhë të huaja
– Përjetësi artistike-Bekim Fehmiu
– Attisi i katër dhuntive-Muharrem Qena
– Aktori i përbotshëm-Aleksandër Moisiu
– Simfonia e Dardanusl etj.

III. Pseudonimet e shkrimtarëce shqiptarë

Gjjatë takimit dhe ndejës shumë miqësore me Sinan Gashin, ai m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë edhe tri vepra të rëndësishme të tij që janë:
1. Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë (1453-220 (botimi i tretë), Prishtinë, 2021, fq. 516,
2. Arti letrar si terapi shpirtërore dhe
3. Arbreshi i Zarls-oazë shiptare, për çka e fallenderoj nga zemra për kujdesin, respektin dhe miqësinë e sinqertë ndaj meje!

Këtu, kësaj radhe, po ju paraqedim veprën e tij shumë të rëndësishme, të rrallë, shumë vlllimore:
PSEUDONIMET E SHKRIMYARËVE SHQIPTARË, që ka vlera shumështresore.

Ne këtë monografi, siç e thotë në fillim edhe vetë autori, ka synuar të evidencojë dhe të sqarojë çështje që kanë të bëjnë me atë jashtësinë e shkrimtarit ose publicistit, por që reflekton gjithsesi diçka nga tërësia e jetës-krijimtarisë së tij, në mos atë e sqarojnë dhe e bëjnë më të kapshëm.

E kujt i duhen këto-pyet autori dhe përgjigjet më të drejtë si vijon, citojmë:
“Mbase studiuesve të letërsië të tëgjitha brezave.

Mbase studentëve të letërsisë, që kanë ambicie për të qenë më të përgatitr
Mbase lexuesve të pasionuar, që interesin e çojnë deri në finesa për krijime dhe krijues të të gjitha kohërave.

Lubrin në fjalë autori e ka strukturuar në dy pjesë:
I. GJENEALOGJIA DHE DOMËTHËNIA E PSEUDONIMEVE TË KRIJUESVE dhe
II. PSEUDONIMET DHE SIGLAT E KRIJUESVE TË LETËRSUSË SHQIPTARE.

Te pjesa e parë, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë, autori ka përfshirië këto njësi shkrimore;
– Hyrje,
– Çka është pseudonimi,
– Pse krijuesitf firmosin me pseudonime,
– Arsyeja psikologjike,

Pjesa e dytë e këtij libri është titulluar:

PSE
– Arsyeja e modës,
– Arsyeja e frikës,
– Arsyeja e modestisë,
– Arsyeja e atdhedashurisë,
– Arsyeja e dashurisë,
– Arsyeja e krenarisë,
– Lashtësia e firmosjeve me pseudonime,
– Shkrimtarët e botës me pseudonime, njëzi shkrimore këto që kanë një vlerë përmbjtësore të padiskutuesme.

Edhe pjesës së dytë i paraprin njësia shkrimore, sqaruese, me titullin domëthënës:

PSEUDONIMET E KRIJUESVE SHQIPTARË, ku autori, ndër të tjera shkruan, citojmë:
“…shpeshherë disa, disa nga krijuesit kanë marrë emra të dytë, atë të profesionit të ushtruar, si mësues (dhaskal) greqisht, papa (prift), veqilharxh (dëtyrë në ushtri), e disa shtesë e kanë emrin a mbiemrin e vendlindjes, vendbanimit a ndonjë mali që mbahet me lashtësinë e historinë gjithsesi”. Por këta krijues, thotë autori, kanë edhe një specifikë këtu si krijues. Në vijiim autori ka dhënë pseudonimet, rrjedhën kohore të përdorimit të tyre, me disa dëshmi për punimet e vendet e botimit të atyre.

Zbulimi i autorëve të mëshehur pas pseudonimeve, sa e ka anën e domosdoshme njohëse për të vërtetën, aq kanë ngjyrime kurioze, që përherë krijojnë fshehtësinë e së vërtetës. Kështu siç është botuar ky libër ka një vlerë të veçantë, shumëfish të rëndësishme jo vetëm për studiuesit e letërsisë shqiptare.

IV. Krejt në fund

Ky libër, i rrallë në mjedisin tonë kulturor, është një kontribut i çmueshëm në letrat shqipe. Prandaj urimet më të mira për këtë i shkojnë autorit !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.