13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Rikthimi i dinjitetshëm në Histori i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike atdhetarit Mustafa Merlika Kruja

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Nue Oroshi

Rikthimi i dinjitetshëm në Histori i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike atdhetarit Mustafa Merlika Kruja

Në kuadër të projektit kombëtar dhe shkencor të vendosjes në vendin e merituar të atdhetarëve shqiptar që i dhanë çdo gjë shqiptarisë dhe nuk i morën asgjë që po e bën Shoqata Trojet e Arbrittash e nëntëmbëdhjetë vjet me radhë hyn padyshim edhe Kryeministri i parë i Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja. Shoqata Trojet e Arbrit e ndien vetën të priviligjuar që në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare më, 12 qershor 2022 mbajti sesionin madhështor shkencor për Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujën.

Ky sesion shkencor u mbajtë me temën : “Personaliteti shumëplanësh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar me rastin e 135 vjetorit të lindjes (1887-2022)”.Fillimisht shfrytëzoj rastin të falënderoj nipin e Mustafa Merlika Krujës publicistin, studiuesin dhe atdhetarin Eugjen Merlika i cili na ofroj këshilla,sugjerime dhe materiale që ky sesion shkencor të jetë sa më i kompletuar, si dhe mori pjesë më një ligjeratë brilante ku për dy orë të tëra e elaboroj jetën,veprën politike, shkencore dhe kulturore të Mustafa Merlika Krujës.

E si çdo herë Shoqata Trojet e Arbrit të përfunduar e vendos një sesion shkencor apo akademi vetëm në momentin që e boton librin. Sot ky libër që ka  440 faqe dhe 25 autor është nder librat më të kompletuar për jetën, veprën atdhetare,studimore  dhe atë politike të atdhetarit Mustafa Merlika Kruja. Mustafa Kruja gjatë jetës së tij prej dritëlindjes e deri në dritëvdekje ka pasur një jetë me plot stuhira me plotë lëvizje që nga mosha 15 vjeçare por pa harruar asnjëherë atdhetarizmin, burrërinë dhe traditën shqiptare që e ndjeki deri në vdekje. Mustafa Kruja e kaloj jetën nëpër tri kontinente por gjithmonë ku shkoj e jetoj,ai jetoj me nderë e burrni. Është e dhimshme se si tradhtarët e kuq komunistë e akuzuan Mustafa Mërlika Krujën Kryeministrin e Shqipërisë Etnike që i bashkoi trojet shqiptare në një shtet të përbashkët për tradhti. E kush e akuzon?!

E akuzojnë tradhtarët e kombit shqiptar Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe shumë të tjerë partinë e të cilëve e themeloj Serbia më të deleguarit e ti Milladin Popoviqin,Svetozar Vukmanoviq Tempon e Dushan Mugoshën. Këta kriminel që mbollën farën e komunizmit në Shqipëri, ku pikërisht ishte kjo farë tradhtare që në vitin 1945 dërgoj në Kosovë dy brigada me ushtri komuniste dhe një brigadë me ushtri komuniste në Maqedoninë shqiptare për t´ia kthyer Kosovën dardane,Maqedoninë shqiptare dhe trevat shqiptare të Malit të Zi- Serbisë. Kjo ishte lufta më e ulët dhe me kriminale ku kriminelët komunistë shqiptare bashkë me kriminelët shkie i vranë shqiptarët atdhetar dhe ja arritën qëllimin që Kosovën, dhe pjesët tjera shqiptare, sërish ta kthejnë nën okupimin serb.

Dhe kur e lexon jetën dhe veprimtarinë shkencore,kulturore, politike dhe atdhetare të Firmetarit të Pavarsisë së Shqipërisë Kryeministrit më të suksesëshëm shqiptar Mustafa Merlika Krujën vërtetë mbetët studiuesi i impresionuar se si është e mundur që një përsonalitet me aq vuajtje dhe veshtirësi në jetë të kryen aktivitet kombëtar të panderprerë. Është për tu cekur një fakt shumë të rëndësishem në jetën dhe orientimin politik të Mustafa Merlika Krujës. Ai u shkollua dhe kreu fakultetin elitar të shkencave politike në Perandorinë Osmane por nuk u ndikua fare nga orientimi politik lindor por mbeti gjatë gjithë jetës një shqiptar i madhë dhe një atdhetar me koncepte perëndimore.

Mustafa Merlika Kruja do shënohen me shkronja të arta në historinë shqiptare kurse djajtë e kuq do të harrohën porsa ti mbuloj dheu edhe pak hijena komuniste që kanë mbetur në trojet shqiptare. Ky libër është në faktë një dy libërsh.  Në faqet e këtij Libri kemi përfshirë edhe materialet e konferencës shkencore përkujtimore Rishkrimi i historisë dhe figura e Mustafa Krujës (1887-1958). Ky botim u përgatit nën kujdesin e Ardian Ndrecës në Tiranë më, 27 dhjetor 2008. Shfrytëzoj rastin të falënderoj studiuesin dr.Ardian Ndreca për afrimin e materialeve ku me këto shkrime si dhe me materiale të tjera është bërë kompletimi i veprimtarisë atdhetare, shkencore, politike, kulturore i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja.

E tash që Kryeministri Kruja po kthehët dinjitetshëm në Historinë Shqiptare ata që e sulmuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë, për  pesë dekada dhe e nënçmuan, e sulmuan për tri dekada të tjera nga bijtë e tyre po shihet qartë si në rrezët e diellit se veprimtaria e Mustafa Krujës është një veprimtari e pastër kombëtare porsi uji i burimit të Krujës Heroike kurse komunistave pansllavistë moti ju ka harruar emri kësaj egjre pansllaviste që e dëmtoj dhe po e dëmton prap kombin tonë shqiptar. Mustafa Kruja dhe shokët e tij diellin shqiptar e shihnin në Perëndim dhe popullin shqiptar pjesë të Evropës. Koha e dëshmoj se atdhetarët e nacionalistët shqiptar e kishin të drejtë orientimin e tyre politik.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit