Shkruan Asllan Dibrani
Për këtë vikend qe lamë pas patëm një takim familjar me rastin e dasmës së nipit Rahim Leci qe martoj djalin Florent Lecin me Fationa Kosumin. E kaluam një ditë festive nga më të bukurat.
Aty u bashkuam pas disa dekadash të shpërngulur dhe të shkapërderdhur nëpër Evropë, ne nga Dabisheci si dajë e ata nga Gimica si nipa dhe miqësi e zgjeruar.
Tubim familjar ishte një takim me plotë atmosferë gëzime, kujtime dhe çmallje pas shumë vitesh!
Dasmat e tilla si kjo është edhe një medalje shumë e veçantë e fenomenit aktual të shpërnguljes masive të popullatës sonë. Takime te tilla janë shumë me vlera qe rinia jonë po e rruajnë çështjen nacionale duke lidhur martesat, vajzat dhe djemtë tanë në mes veti.
– Rinia jonë edhe se të lindur e te rritur në emigracion me lidhjen dhe ruajtjen e martesave në mes veti është e mrekullueshme qe sjell edhe një familje të shëndetshme në kultivimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale, fillimisht duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën e vet.
Ju falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në gazmendin e dasmës se nipit tonë nga Gimica, por edhe të atyre qe nuk patën mundësi t’i bashkohen këtij ahengu të dasmës.
Në qendër të kësaj “dasme”, si zakonisht ishin vallëzimi qe jehoj me këngët shqipe e te gjitha trevave shqiptare. Ky melos akustik shumë i ëmbël thyen qetësinë e qytetit nga kodra në kodër me vallëzime lodra dhe këngë dasmash.
Të pranishmëve më të vjetër ua rikthej memorien e dasmave nga e kaluara, ndërsa atyre më të rinjve, e sidomos atyre të gjeneratës së tretë, të lindur e të rritur në shtetet perëndimore, nxiten kureshtjen për t’u njohur me traditën e të parëve të tyre në dasmat e në kohërat e prindërve dhe gjyshërve tanë. Pas fjalëve përshëndetëse vazhdoi vallja tradicionale e kësaj treve me lodra e zakone, nga djemtë e vasha të veshur me kostume popullore.
– Në këtë atmosfere festive mërgimtarët bashk me vendasit për një çast harruan hallet dhe problemet aktuale qe po i kalon populli i ynë në fushën politike dhe ekonomike. Viti i ri po i afrohemi. Liberalizimi i vizave po i afrohet, por edhe popullata po e pret me pa durim te marrin këtë rrugë të pa kthim. Edhe me tutje Kosova po zvogëlohet jo me reprezalje e dhunë nga ish pushtuesit nga okupatoret, por nga vet faktorët shqiptar qe nuk arritën ta bëjnë një ndryshim në të mirën e vendit në zhvillimin ekonomik.
Kosova ka bërë ndryshime kolosale në ndërtimin e shtëpive rrugëve dhe vilave të bukura, por u mungojnë fabrikat dhe vendet e punës për rininë tonë të mrekullueshme. Për fund i uroj nipit martesën e djalit Florentit me Fationën duke u bërë apel edhe rinisë së mbar kombit tonë kudo qe jeni në Ballkan, qe mos i lëshoni trevat tona nga këto bukuri të rralla qe na i ka falë natyra. Mos shkoni rini në shtetet perëndimore se kohërat kanë ndryshuar?.
Nuk është si ne të kaluarën qe me një rrogë ke jetuar dhe mbajt familjen dhe as pushimet nuk i kane munguar, madje duke e rritur standardin për pak kohë. Tani rininë tonë atje e presin sfida të rënda, ndryshim profesioni ma se shumti ne kanale ndërtime dhe pastrime. Rrogat të vogla shpenzime marramendëse, ku me punë tani qe po kërkohet këtu ne mungesën e punëtorëve keni perspektivën të rrini në tokat tona. Shërbeni atdheut me profesionet qe keni këtu e mos u bëni rrogëtar te perëndimit ne punët sekondare.
Vetëm vendet ndërrohen, por standardi nuk mundet të jetë ne interesin tuaj pasi ato kohë kanë perënduar qe një punëtor para 30 vitesh e ka mbajt familjen e ka paguar banesën e ka mbajt veturën, i ka shkolluar fëmijët, ka shkuar në pushime madje edhe ka ndare para për të investuar qoftë në shtetin aktual ku jetonte, apo kanë investuar në Kosovë duke ndërtuar shtëpia, apo edhe duke blerë toka e kapital në të mirën e familjes. Tani mezi arrin ta paguaj një banese edhe atë shumë te vogël me çmime katastrofale. Përpara një banesë u paguar me 200 euro tani duhet paguar 1500 deri në dy mije euro!
Pastaj, ku po mbetet rroga e juaj qe rroga mesatare në Gjermani nuk është ma e madhe se 1600 euro. I prift fati rinisë sonë dhe politikaneve tanë të behën shërbëtor te atdheut tonë me politikë ,pune dhe qëndresë në vendet tona të mrekullueshme. Me qëndresën tonë këtu do ti kthejmë buzëqeshjen, diellin, lumturinë dhe ardhmërinë popullit tonë me një standard shumë të shpejt pa kurrfarë ndryshmi me shtetet perëndimore. Mos i leni shtëpitë e bukura dhe vilat e bukura ne vendin tuaj dhe të jetoni ne banesa dhe shtëpi te vjetra tip kotecesh në shtetet perëndimore.
Këtu do hapen vende të reja pune, por edhe me këto aktuale nuk po ka punëtorë. Qeveri, politikaj, ndërmarrës, firma dhe prodhues iu apeloj qe t’i plotësoni rinisë tonë kushtet dhe mbërrini standardet e botes së zhvilluar, paguani punëtorët ma mirë, bëni sigurimin e tyre, e mos na e mbushni vendin me taliban, afganistan, banglladeshas e filipinas qytetar nga Azia e varfër qe ata as përse afërmi nuk e kanë traditën e punës me shqiptarët… Zoti e bekoftë popullin dhe trojet tona tone te mrekullueshme.