Disa politikanë dhe analistë fajësojnë Albinin për situatën në veri dhe i vërsulen si hiena atij. Kjo sjellje e disa prej politikanëve dhe analistëve ndaj kryeministrit Kurti është e turpëshme. Ai po përpiqet të mbrojë tërësinë territoriale të Kosovës me potencialet dhe mundësitë që ka Kosova në dispozicion. Përse vallë kjo luftë e ashpër kundër tij? Çfar po bën Albini? A po e mbron ai Kosovën? Pse Kosova po sulmohet nga një pjesë e aleatëve tanë? A mos vallë u gjet “armiku”? Dhe ky na “qenka”, Albini! Mos vallë kaq i “fuqishëm” na qenka ky që del edhe kundër amerikës? Përse këto “palo” analistë nuk e zënë fare me gojë armikun e vërtetë Serbinë dhe Vuçiçin?
Apo më keq, fajësojnë Kurtin! Kjo është e turpshme dhe antishqiptare! E kundërta është e vërtetë, Serbia dhe politikanët e saj gjatë gjithë historisë kanë qenë armiqtë më të urryer të shqiptarëve. Kjo dihet dhe është një aksiomë. Serbia kërkon me çdo kusht dhe çmim të ndajë Kosovën e të zgjerojë “botën serbe”. Ajo është armiku i vërtetë. Kur e pohoj këtë mund të rithksoj se nuk kam fjalën për popullin e thjesht serb, por për politikanët e tij.
Populli i thjeshtë ka qenë dhe vazhdon të manipulohet nga politikanët e Serbisë duke i vënë kundër shqiptarëve. Po përse atëherë këta “palo”, nuk merren me politikanët e Serbisë por merren me Kurtin? Jo si individ por si kryeministër Ai duhet mbrojtur sepse po lufton për Kosovën.
Sulmet ndaj tijë e kanë një shpjegim:
● Konica thonte, se: Shqiptarët e kanë të keqen nga vetë shqiptarët. Dhe këto ditë disa shqipfolës të vegjël në numër janë hedhur në sulm kundër Kurtit. Shpjegimi, duket se janë vënë në shërbim të Serbisë…
● Beogradi dhe shërbimet e fshehta të tij i kanë blerë këto monstra antikombëtare. Megjithëse të pakët ato po mbështesin në forma të hapura apo të sofistifikuara Vuçiçin dhe Serbinë duke anashkaluar ose sulmuar Kurtin. Këta do i gjeni në politikën opozitare kosovare dhe disa media të financuara nga Serbia. Opinioni shoqëror duhet ti denoncoi dhe izoloi ato.
● Është e pandershme që këto pseudo politikanë të hedhin fajin mbi viktimën dhe “harrojnë” agresorin, Serbinë. Albini si lider i Kosovës është në të drejtën e tij të sillet si shtetar. Mendoj se Ai e bën diferencën me paraardhësit e tij si kryeministër dhe intekektual.
● Egoja për pushtetit dhe pasuri deformon krakterin e këtyre politikanëve. Ato dhe disa analistë mendojnë vetëm për pasurimin e tyre. Nuk mund dhe nuk duhet të shiten interesat kombëtare për pasurinë. Kosova është shumë më e çmuar…
● Serbia në vite e shekuj ka punuar: Për zgjerimin botës serbe, pushtimin e territoreve shqiptare, e ka shkaktuar luftërat Ballkanike, ka projekte për spastrimin etnik të shqiptarëve, e vazhdon me shumë intensitet t’i prakrikoj çdo ditë e më shumë këto plane, është përpjekur të dobësojë ekonominë e shqiptarëve dhe ti përçaj ato. Politika e tyre, “përçaj dhe sundo”, është në veprin të pandalshëm kundra Kosovës dhe disa shteteve ballkanike. Pasi Serbia ka humbur luftën me Kosovën, donë të marrë në tavolinë veriun nëpërmjet asociacionit me kompetenca ekzekutive, të komunave me shumicë serbe. Kjo “thikë” për ndarjen e Kosovës duhet të ndalet… Mendoj gjithnjë se këtë po bën edhe kryeministri Kurti. Me Kurtin si negociator serbëve u ka ngecur thika në gozhdë. Që kjo gozhdë të mos thyhet më, mendoj:
● Kurti të ruaj QETËSINË dhe të mos ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar me SHBA-në. Ajo e krijoj Shtetin e Kosovës dhe si i tillë nuk mund ta mbysë që në djep të “voglin” e saj.
● Kurti duhet të forcojë marrëdhëniet shtetërore dhe vëllazërore me Shqipërinë dhe shtetin e saj. Ai nuk mund ta gjejë armikun në Shqipëri. Përkundrazi gjen vëllezërit e një gjaku që e ka ndihmuar dhe do ta ndihmojë në arenën ndërkombëtare. Për mospajtimet dhe bisedimet me Serbinë të veprojë sipas interesave të saj dhe të vendosë veton bazuar në faktet dhe argumentat e saj.
● Kurti të mos bëjë të “fortin” me ndërkombëtarët por të verë në lëvizje institucionet e Kosovës dhe ti kundërvihet me fakte Serbisë dhe politikës gjenocidiale të saj.
● Kurti dhe shteti i Kosovës duhe të ndryshoj shumëçka në qeverisje dhe të sillet më serioz me ndërkombëtarët. Duhet ndryshuar mënyra e qeverisjes së tij nga ajo e paraardhësve.
● Kurti të vazhdoj me vendosmëri mbrojtjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë, të bëjë kompromise POR pa shkelur vijat e kuqe duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
● Kurti nuk duhet ti bëjë lëshime të tjera Serbisë pasi në të kundërt do e pësoj edhe Ai, si paraardhësit e tij. E humbur kështu del Kosova…
● Të nxjerrë mësime nga lëshimet e njëpasnjëshme të paraardhësve të tij ndaj Serbisë. Këto lëshimet nuk e “zbutën” Serbinë por e bënë më agresive dhe më të fortë në gjeopolitikën e saj. Ajo tani gati ka përmbysur raportet në arenën ndërkombëtare me Kosovën. Kjo është e pafalëshme për klasën politike kosovare…
Ibrahim Kabili
Tiranë më 19.06.2023