Zef Preçi: Legalizimi i Kanabisit do të çojë në shpopullim të mëtejshëm, ka interesa të Oligarkëve

0
583
Zef Preçi

Faktor.al, 19 janar 2021

Pyetje: z. Zef Preci do doja të kisha një opinion tuajin mbi Nismën për Këshillimin Kombëtar të Qeverisë te sapo shpallur nga kryeministri Rama?

Siç dihet, reformat e ndermarra nga qeverite ne boten e sotme demokratike, zakonisht mbeshteten ne tre elemente baze: vullnetin politik, instrumentin legal dhe faturen financiare. Me konkretisht, vullneti politik shpreh pikerisht nisjen e materializimit te premtimeve te bera nga forca politike drejtuese ne fushaten elektorale ne perfundim te se ciles eshte zgjedhe si shumice qeverisese.

Instrumenti legal perfaqeson aktin juridik permes te cilit vullnetit politik shprehet dmth eshte nje vendim qeverie, nje draft-ligj i Parlamentit, etj. Ndersa fatura financiare perfaqeson fondet buxhetore te nevojshme per te realizuar ate vullnet politik qe ndryshe i quajme reforma. E tash te vijme te Nisma për Këshillimin Kombëtar të Qeverisë.

Kendveshtrimet rreth kesaj nisme jane te ndryshme ne vartesi te pozicionit te individit qe komenton.

Nese e shohim nga pozicioni i interesit publik, se pari, mendoj se se me e pakta qe mund te thuhet eshte se kjo nisme mbivendoset me disa sherbime qe kryejne aktualisht aktoret e shoqerise civile, dmth qeveria del ne pozicionin e nje organizate jo-qeveritare. Kjo per faktin e thjeshte se shoqeria njerezore ne boten e sotme, edhe ajo shqiptare per rrjedhoje, jane te ndara ne shtresa dhe grupe shoqerore qe dallojne midis tyre per nga niveli ekonomiko-social, nga niveli etno-kulturor, fetar, preferencat politike, etj.

Dmth ndarja e shoqerise ne grupe dhe shtresa sociale te caktuara mendoj se nuk lejon qe te nxirren konkluzione pergjithesuese per te gjithe shoqerine ne teresi. Ndersa menyra e vetme e njohur ne vendet demokratike per “konsultim” me ta jane zgjedhjet e pergjithshme (politike) dhe ato administrative (vendore) si dhe referendumet e kombetare edhe/ose lokale.

Se dyti, ky lloj “konsultimi” sebashku me nje numer agjencish te krijuara gjate vitit te fundit duket se po e cvendos vemendjen e qeverise dhe te institucioneve vartese te saj ne fushen e propagandes se paster elektorale. Dmth po krijohen kanale te tjera te reja te komunikimit te paperdorura me pare qe ne thelb nuk cojne ne permiresimin e cilesise se sherbimeve publike qe sipas ligjit duhet te ofroje qeveria. Kjo te krijon pershtypjen – tashme jo edhe aq subjektive – te nje fushate zgjedhore permanente nga ana e qeverise, por njekohesisht edhe nje largim perhere e me teper nga funksionet kushtetuese dhe ligjore te saj.

E kjo ndodh ne kushtet kur Kuvendi i Shqiperise eshte larg se qeni i tille, pra nje organ qe mbikqyr qeverine dhe garanton qytetaret, votuesit e taksa-paguesit pa dallim bindjeje partiake e statusi social-ekonomik mbi legjitimitetin e veprimtarise se saj.

Nga nje kend-veshtrim tjeter, nuk vjen ndonje e keqe nga konsultimi nese qeveria nuk ka ndonje detyre tjeter me te rendesishme per te kryer. A nuk thote fjala e vjeter e popullit: “kur nuk ke pune, luaj deren…”?

Pyetje 2: Konkretisht cili eshte opinioni juaj për legalizimin e kanabisit dhe efekteve që pritet të ketë në ekonominë shqiptare?

Kjo eshte nje ceshtje qe shtrohet ne menyre te perseritur nga qeveria ne disa rrethana te caktuara. Dmth sa here qe per shkak te keq-qeverisjes se brendshme dhe te krizes ekonomike globale qeveria eshte ne nevoje per para shtese ne buxhet. Nje faktor tjeter, ne mos me i rendesishmi ne shtrimin nga qeveria te ketij problemi, mbetet ndikimi ne rritje i disa lobeve te biznesit kliente te qeverise, oligarkeve perfitues te fondeve publike dhe pasanikeve te krimit te organizuar qe edhe aktualisht jane “aksionere” ne aktivitetin e kanabizimit te vendit prej 5-6 vitesh.

Natyrisht qe nje grup plotesues te interesuar per sigurimin e mbeshtetjes publike permes nismes se konsultimit publik nga qeveria rreth kesaj ceshtjeje perbejne edhe zyrtare te rendesishem te policise se shtetit, pushtetit vendor, deputete te kuvendit, si dhe zyrtare te tjere te larte te lidhur me te ardhurat kolosale qe rregullisht sjell per ta ky sektor.

Perfshirja e lobeve te biznesit, oligarkeve dhe pasanikeve te krimit te organizuar duket se eshte tejet serioze kesaj radhe, vecanerisht nese marrim parasysh se se kjo nisme hidhet ne treg mbas “deshtimit me sukses te nismes per amnistine e pergjithshme”, amnisti qe per hir te se vertetes, po ndodh para syve tane dhe dite pas dite. Per kete mjafton te hedhesh syte mbi kullat qiellgervishtese qe lartesohen ne qender te Tiranes dhe ndertimet ne cdo meter katror siperfaqe publike e private e pazene ne shkelje te kondicioneve urbane duke e bere jeten e banoreve te kryeqytetit edhe me te veshtire se me pare…

Per te kuptuar se sa e papershtatshme eshte “terheqja e opinionit te qytetareve nga qeveria mbi lejimin e kanabisit mjekesor” nuk duhet referuar shtresezimi i shoqerise i sqaruar me siper, madje as vetem deshtimi spektakolar i nismes se ngjashme ne Maqedonine e Veriut disa vite me pare. As perfshirja e dyshuar dhe pjeserisht edhe e faktuar ne ate vend e bizneseve nga rrethi i afert familjar i kryeministrit te kohes atje. Kjo mbasi me siguri tashme ketu jane gati te licensuara kompanite dhe “presta nome-s” qe do ta “zhvillojne” kete biznes sic “zhvilluan” incineratoret, kontratat PPP, etj.

Por, sipas mendimit tim, ne vend qe te shqetesohet per zvogelimin me mestarisht 20% te numrit te lopeve, deleve e dhive gjate dekades se fundit sipas INSTAT, per mbetjen te pandryshuar te rendimenteve te prodhimit per krere apo per hektar toke bujqesore per shkak te mungeses se mbeshtetjes shteterore per fermerin qe politikanet e takojne veten muajin para zgjedhjeve, zt. Rama dhe qeveria e tij shqetesohen per kanabisin mjekesor.

Po keshtu, shqetesim serioz duhej te ishte rritja e pajustifikuar e cmimeve te produkteve bujqesore e blegtorale ne kushtet kur behet thirrje per “Open Balkans” pra per nje hapje te metejshme te tregjeve ne rajon dhe heqjen e barrierave qe ndryshe perkthehet ne sifda te tjera per fermerin e braktisur edhe keshtu sic eshte sot.

Perfundimisht, edhe pse kanabisi mjeksor eshte i lejuar ne shkalle te vogel dhe ne menyre te kontrolluar ne mjaft vende te botes, duhet te kuptojme te gjithe se behet fjale per shtete funksionale, me nivel minimal te informalitetit ne ekonomi, me sundim te ligjit dhe ndarje te qarte rolesh midis policise, ushtrise dhe biznesit ne prodhimin, perpunimim, licensimin dhe mbikqyrjen e laboratoreve, etj., per te cilat vendi yne eshte vite drite larg, te pakten ne stadin e sotem te zhvillimit institucional e qeverises te tij.

Nese kjo nisme do te marre jete ketu tek ne ashtu sic eshte nisur, harrojeni pergjithmone bujqesine dhe blegtorine, e bashke me te (kanabisin mjekesor) do te marre nje hov te ri edhe braktisja e vendit dhe perkeqesimi i kushteteve te jeteses ne te – edhe keshtu sic eshte sot – mjaft problematike dhe kercenuese per shumicen e familjeve shqiptare. Natyrisht qe do te jete mire per vendim-marresit, ligje-beresit dhe patronazhistet e preferuar te tyre te shtrire ne menyre kapilare ne te gjithe territorin e vendit, por qe gjithsesi ata jane dhe mbeten nje pakice…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.