Mbetesh i paharruar në zemrat tona Dan Gashi

0
266

Majtas: Dan Gashi (18.01.1947-25.01.2023), e Xhafer Leci

Familja Gashi të ndihet krenare, që kishin një njeri aq të madh.

Nga Xhafer LECI

Pak fjalë për veprimtarin e çështjes tonë kombëtare,poetin dhe piktorin e talentuar, si dhe karateistin e talentuar, Dan Gashi, burrë i urtë, i qetë, i dashur dhe shumë i kulturuar, i cili fliste, ngadal, kujdesshëm dhe bindshëm…

E njoha në vitin 1991 në radhët e LDK-së në Gjermani, aktivitetet e shumta të çështjes tonë kombëtare na vëllazëruan, Dani nga Gjakova e unë nga Kamenica, si edhe shumë veprimtarë të tjerë, u bëmë të pandashëm, sikur të ishim rritur bashkë nga fëmijëria. Dani gjatë vite ka qenë Kryetar i Aktivit të LDK-së në Baden Baden dhe, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së për Baden-Württenberg, që ishte nëndega më e madhe e më e suksesshme në Gjermani, e cila dikur numëronte mbi 7.000 anëtarë me mbi 70 aktive.

Dan Gashi, pas tërheqjes së kryetarit shumëvjeçarë e të suksesshëm, Shaban Bobaj, pas mbarimit të Luftës 1999, disa vite ka drejtuar Nëndegën, në cilësinë e kryetarit. Si Shabani edhe Dani, të dytë ishin njerëz me autoritet të madh, të urtë, të matur dhe gjithmonë përpos oratorisë, ishin njohës të mirë të fillozofisë se odave shqiptare. Dhe, kjo i bënte të suksesshëm në ativitetet tona, si në grumbullimin e mjeteve materiale përmes Fondit të Republikëssë Kosovës 3%,-it , i cili financonte shëndetësinë, arsimin, skamnorët dhe, më në fund, luftën 1998-1999, deri në çlirimin e Kosovës.

Pas mbarimit të luftës Fadil Ferati si koordinator Kryesisë së LDK-së me degët jashtë Kosovës, ishte për vizitë në Gjermani. Dan Gashi, kryetar i Nëndegës për Republikën e Baden-Württemberg-ut, më merr në telefon dhe më thotë: “Xhafer, nuk po gjej një sallë, e di se Kirchheim-Teck-u, falë teje është një qendër e suksesshme organizative dhe, ti si kryetar i aktivit na gjejë një sallë ta mbajmë një tubim.” E sigurova sallën, u mbajtë tubimi, u ndamë të kënaqur të gjithë.

Në një-vjetorin e lindjes të djalit të vetëm, Jonit, miku ynë i mirë, Dan Gashi, organizoi një banket-festë të madhe, hiç mangut dasmës, duke ftuar familjarë, shokë, miq e bashkëpunëtorë në veprimtaritë shqiptare e partiake të Mërgatës. Në mesin e tyre isha edhe unë, si mik i hershëm dhe bashkëveprimtarë aktiv. Ai dinte të respektojë e nderojë, shqiptarët e angazhuar për mbijetesën dhe lirinë e Kosovës. Gëzimi i Danit ishte edhe gëzimi i të pranishmëve në atë festë. Pengu i Danit, pse nuk priti dasmën e Jonit, është edhe pengu ynë.

Këta katër burra atdhetarë të mëdhenj, miq të mirë të Presidentit Dr. I. Rugova, Fadil Ferati, Shaban Bobaj e Dan Gashi, – pushofshin në Paqe!

Wendlingen, 26.01.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.