Rojat e Urës

0
469
State Building in Kosovo

Rojat e Urës. Duke e quajtur veten “Lidhja Qytetare e Urës së Shën Dhimitrit”, ata mëtonin të ishin një bashkësi e vetëmbrojtjes dhe organizatë filantropike (Perito, 2004, fq. 209).

Në praktikë, këta “Rojtarët e Urës” dekurajonin dhe e bënin të pamundur për shqiptarët kalimin e urës, dhe madje shpesh nxitën turmat për të frikësuar policinë ndërkombëtare për të liruar të dyshuarit e arrestuar (King & Mason, 2006, f. 61)

Në prill 2002, duke pasuar arrestimin e një roje të Urës, 300 shkije të Kosovës u ballafaquan me policinë e UNMIK-ut. Granata dore u hodhën drejt kontigjentit polak, duke shkaktuar 22 polakë të lënduar (Sekretariati i OKB-së, 2002b, fq. 5).

Larg prej të qenit organizatë “filantropike”, këta Rojtarë të Urës flitej se i detyronin dyqanet për të paguar tarifa “mbrojtje”, jepnin me qira apartamentet e zaptuara dhe frikësonin këdo që do të bashkëpunonte me KFOR-in apo UNMIK-un.

Për më tepër, është thënë se ata janë përfshirë në krim të organizuar, përfshirë kontrabandën dhe prostitucionin (ICG, 2002, f.3). Por prapa organizatës kishte edhe një strategji politike.

Një prej prijësve të parë të Rojave të Urës, Oliver Ivanoviq, shpjegoi synimin kryesor të organizimit të saj: parandalimin e vendosjes së suksesshme të UNMIK-ut – struktura të sponzorizuara administrative në viset me shumicë serbe. Nëse OKB do të dështonte, Serbia do të mund të fuqizonte kauzën e saj për t’u rikthyer në Kosovë dhe për të mbrojtur shkijet (ICG, 2002, fq.7)

Thuhej se Rojet e Urës ishin operativë të paguar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe kreu i Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës njihej se ishte një prej udhëheqësve kryesorë. (po aty. fq. 7-9).

Kur shkijet në veri ndjenin nevojë për të marshuar apo se diçka e madhe ishte gati për të ndodhur, brigada e zjarrit lëshonte sirenat, të gjitha perdet lëshohen poshtë dhe disa qindra njerëz mblidhen në urën kryesore (Damon, 26 Nëntor 2010).

Në veri, Rojet e Urës u kthyen plotësisht në një forcë të sigurisë. Ata kryenin legjitimimin, i përgjigjeshin ankesave dhe arrestonin delikuentë. Ata merrnin ndihma nga policia serbe, që dikur ishin oficerë policorë në Mitrovicë dhe – deri së fundmi – patrullonin me petka civile në veri të Kosovës. (Perito, 2004, p. 211).

Jelle Janssens, State-building in Kosovo. A plural policing, (Antwerp: Maklu) f. 186

Përktheu: Col Mehmeti

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.