Ç’ka krijuar kjo perëndi

0
314
Poet shkruaj për mua

Leonardo Nika

Eh nga gjumi seç u zgjova
Kur lutjen tënde e dëgjova
Të shkruaj për ty një poezi
Oh ç’ka krijuar kjo perendi

U shkëpute si yll dhe re nga qielli
U bënë xhelozë hëna edhe dielli
Bukuria jote po i ç’mënd
Nuk rri dot pa e përmënd

Dhëmbët e tua por si kristal
I ke të bardha si bora në mal
Buzë e gjoks pa silikon
Lum ai që ti shijon

Kur e shikon vetën nëpër pasqyra
Femër bio siç të ka bërë natyra
Vajzë e bukur origjinale
Pa ndërhyre kirurgjigale

Eh kur të shohin ty djemtë e shkretë
Përfundojnë në ndonjë pusetë
Bukuria jote i tërbon
Rrahjet e zemrën ua shton

Para se ti.. ti dashurosh
Ta ka pak qejfi ti torturosh
Je kaq aktore e talentuar
Shtiresh sikur nuk je e dashuruar

Edhe rrugës kur ti kalon
Me bisht të syrit i shikon
Trurin meshkujve ua heq
Të punon truri veç për keq

Por mirë bën dhe nuk bën keq
Që trurin meshkujve ua heq
Se po të biesh shpejtë në dashuri
Edhe ta marrin për dobësi

Kjo është poezia që të krijova
Pak dhe me humor unë të shkrova
Por të lutem mos më merr inat
S’e dhe humorin e kam zanat

(Datë 9 mars 2023)
Autori i poezisë (Leonardo Nika)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.