Mes jetës dhe vdekjes

0
827
Ilir Muharremi - Ti

Po bëhesha shumë keq”, – ia ktheva. “Po, e po tani jam unë e sëmurë dhe më duhet t’i anuloj të gjitha klasat, sepse e bëj në brekë.”, – ma ktheu ajo, derisa ma hodhi qesen me drogë në fytyrë. Nuk kisha forcë as dorën ta ngritja, e lëre më të merresha me Marinë. “Po përpiqem shumë të bëj diçka.”, – tha ajo. “Thjesht dua të rri në shtëpi ta shijoj divanin tim dhe efektin e tij.”, – pëshpëriste në vete Mari. Ajo po dridhej, mori një lugë e mbushi me pak drogë dhe me shkrepsë e nxente lugën përfundi, derisa droga u bë lëng. Qante dhe vetëm qante. Më dhimbsej pse e kisha futur në këtë rrugë edhe Marinë. “Nuk mundem, nuk mundem, nuk mund ta bëjë. A mund të më ndihmosh?”, – bërtiti ajo.

“Në rregull është zemër, në rregull.”, – ia ktheva dhe iu afrova, e shtrëngova, derisa flakërimat e dritës shpërthenin në trupin e saj. Unë i shtrëngoja nofullat. “Është në rregull. Këtu lidhe krahun.”, – i thashë, derisa ia lidha krahun dhe e mbusha shiringën me drogë, por mezi ia gjeta një damar të freskët, për ta mbushur me lëngun e drogës. U shtri në divan dhe unë lehtësisht e putha në faqe. U afrova afër saj, e mbështeta kokën te krahu i saj dhe i mbylla sytë. Më doli gjumi. Gjendja e Marisë keqësohej. Mezi merrte frymë, bënte ca lëvizje me kokë majtas e djathtas. Nuk dija se çfarë të bëja.

Sillesha rreth dhomës, ajo nuk përmirësohej. E thirrja në emër, po ashtu ia dhashë ca shpulla. Ajo i humbi komplet ndjenjat. Nuk i hapte sytë. E thirra ambulancën, u vonua një çikë, por erdhi.”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.