ANA TJETËR E SHQIPTARËVE TË ZVICRËS, NË NJË VEPËR TË TRETË PUBLICISTIKE

0
389
Shkrimtarët shqiptarë në Zvicër

Brahim Avdyli Brahim AVDYLI:

(Pak fjalë, si parathënie, me të dhëna shkencore)

Të gjithë më njohin si krijues letrar, dhe më së shumti si poet, por pak më njohin si publicist e shkencëtar, e aq më pak si gazetar. Më duhet të them se pjesa dërmuese e popullatës sonë nuk kanë kohë të lexojnë, se sa të rrinë me ndonjë gotë, ushqim, drekë apo darkë, me qindra shpenzime, dhe jo të blejnë libra të mira, si njerëz të veçantë, si kulturë e gjërë, të cilat, si rëndomë, ipen nën veladonin e gjërë e mbulesës së fesë e jo si komb.

Shumë fjalë të vjetra të shqipes ata nuk i njohin. Ky thesar nxirret prej të tjerëve, si pjesë e gjuhëve e të kulturës së tyre. E jona, kultura shqiptare, del prej origjinës së saj dhe niset prej kohërave më të reja. Jemi të strukur, nën kulturat e mëdha apo edhe në ato „kultura“ greke dhe serbe, sikur kanë filluar para nesh. Para nesh, na prijnë grekët, sllavët dhe serbët.

Le të nisemi prej librave fetare, ku përafërsisht thuhen këto fjalë, çka duhet të niset njeriu. Për shembull, në Bibël e në Kuran. Më parë duhet të lexojmë dhe pastaj dimë se çfarë duhet të themi e çfarë duhet që të bëjmë. E thashë këtë frazë me fjalë të plotësuara dhe të dukshme.

Në fakt, të gjitha janë marrë prej gjuhës së vjetër shqipe, por ne nuk i njohim ato. Gjuha jonë letrare filloka prej Kongresit të Manastirit, më 1908. Shqiptarët, nuk e njohin gjuhën e vjetër. Aq më pak nuk i njohim etimologët e botës e të rinjë shqiptarë, që nisen prej formave të reja e moderne. I njohin shkencëtarët e botës, të cilët shkruajnë nëpër shkrime se është „gjuha Kopte (Copte)“ e para gjuhë „indo-evropiane“, e ne nuk e kemi as pjesë në te. Sipas tyre, ajo nuk është shqipe. Sikur serbët, që thonë se jemi „barinj malesh“!…

Në folmen e Egjyptit[1] të vjetër, konsiderohet se është gjuha „egjyptiane“, ku shkruhet e „y“, e mund të deshifrohet me y. Ai është dialekt i gegëve, të cilën e kanë folur dhe e kanë shkruar në të gjithë Egjiptin e lashtë, përmes alfabetit të parë fonetik. Me këtë gjuhë është bërë edhe gjuha liturgjike dhe e evangjelistëve, e fetarëve të parë të krishterimit romak, që në Veri-Lindjen tonë disa e konsiderojnë si „të folme ortodokse“, i cili është shtrirë në tërë botën dhe në ate euro-perëndimore, e cila konsiderohet me të padrejtë si „gjuhë indo-evropiane“, por që i ka përmbledhur vetë pagani i fundit dhe i kryqëzuari i parë i krishterë, i quajtur „Jezu Krishti“.

Të gjithëve ua ka shpërfillur kokën demoni; nuk mendohet e të thotë ate çka është e vërtetë; pra trurin e gjallë ua ka përvetësuar djalli i madh, e nuk e lënë aq drejtë të mendojnë dhe të flasin. Nuk e dinë fare se çka duhet të mendojnë e të thonë, si njerëz të botës, qytetar të botës, me drejtësinë e vetë, por mendojnë e thonë vetëm ate të cilën ua nxjerrin fetë, nëpër kulturat e gjuhëve. Kulturat e gjuhëve janë kultura fetare. Kultura e njerëzimit është kulturë tjetër dhe a-fetare. Kjo ishte parafeja e njerëzimit.

Njeriu i bardhë, i verdhë apo i zi, sepse raca e kuqe është zhdukur, nuk bashkohen në nisjet e tyre nga raca, feja, kontinentet, shtetet e forta, nga ngjyrat, por shkrirjen e mendimeve të vërteta e të vlershme, i cili është për gjërat kryesore të NJERIUT. Këtë e parashtron vetëm PARAKULTURA E TIJ dhe PARAKULTURAT E YLLIT TË RI, YLLIRIANËVE. Atëherë kanë udhëhequr GJYSMËZOTAT E NJERIUT, ARBANËT, e më vonë arbëreshët, arbërit.

Sot nuk e dinë fare këta njerëz të botës së gjërë dhe as që dëshirojnë t‘a rrahin këtë pikë, kush ishte i pari e cila ka qenë gjuha e tij, sepse, në të vërtetë do t’i „zbulonin“ të pavërtetat e veta. Kultura e njerëzimit ka qenë arbane, pra ar-baj, punon dhe bëhet ar, përparon. Që në gjenezë e kanë origjinën REA, THOTI, FARAONI, që e shpjegojnë fjalët dhe foljet tona (e reja, ai thotë dhe fara jonë !), që kanë jetuar 50 000 vite para lindjes së Krishtit, në Atlantë. „Syri i Saharës“ nuk është te Atlantida, por është në Atlantë, në mes të Morokos dhe Algjerisë!

Për këte quhet me emrin e tij „deti Atlantik“, e jo „deti i Atlantidës“. Edhe një qytet i SHBA-ve quhet ATLANTA, e jo „Atlantida“. Atlantida është bazë e jona, por jo për gjenezën e kombit të madh Yllirian, sipas Yllit të Ri, i cili shtrihet në katër kontinentet, jo pesë kontinente. Këtë gjë do t‘a themi në një vepër tjetër shkencore, e jo në këtë vepër, sepse ua thashë disa gjëra të tjera, që duhet t’i dini. Në qoftë se më premton koha, do të shkruhet edhe kjo vepër…

Gjuha e parë e shkruar është gjuha e vjetër shqipe, jo pellazgishtja (pre la-z-g). Kjo është gjuha e parë e shkruar, gjuha e akkadianëve, të cilën ne e quajmë e arkadianëve, sepse nuk kanë kuptim dy „k“, prej të cilëve e ruan gjuha e vjetër shqipe në gjuhën letrare edhe sot e kësaj dite. Shkencëtarët e botës e bëjnë me qëllim këtë thirrje të lashtë, sikurse gjuhën e falsifikuar „indo-evropiane“. Në mes të Europës dhe Indisë ka shumë popuj, por kjo gjuhë e ka sistemin tjetër nga gjuhët e këtyre popujve, pos shqipes. „Arka“ na ruhet si emër i veçantë në këtë gjuhë.

Ate e ruan një grua më e moshura dhe më e aftë apo më e dijshme farefisit, fisit e kombit. Arkën e kanë dhe e ruajnë të gjitha nuset. Pa arkë, nuk e fillojnë jetën tjetër. Në fillim ka qenë matriarkati, që e ka udhëhequr gjinia femërore. Në fakt, kjo gjë është shqipe, e shqipës së vjetër. Matriakatin nuk e vlerëson aspak kultura fetare islamike dhe e injoron, në shenjë të dominimit të burrave. Fjalën „arka“ e ruajmë si fjalë të pavdekshme. Prej arkës rrjedhë edhe arka e firmave të mëdha apo edhe e njerëzve të tjerë. Arka quhet në tërë botë arka e bankave. Pra besimi lidhet me gruan, sepse e ka mendje më të hollë se sa mëshkujt.

Në asnjë gjuhë të vjetër nuk ka kuptim analizues. Këtë gjuhë të parë e ka mbledhur Juzu Krishti, e jo njeri tjetër. Ai e ka folur po këtë gjuhë të parë, të shkruar nga e djathta e në majtë. Arianët, armenët, armaiket dhe arkadianët apo albanët e kanë pasur një rrënjë e një bashkim. Fjala e parë e biblës „Nëfillim“, zanafilla e botës, në Biblën evangjeliste, ka mbetur e pa përkthyer në 2500 gjuhë të botës dhe është shqip. Por duhet të shkruhet gramatika e gjuhë së vjetër shqipe dhe të dihet historikisht kjo çështje…

Këto fjalë, shqiptarët e sotëm, me mendjem e trullosur dhe të sakatuar nga fjalët e huaja, e sidomos turko-iraniano-arabe dhe fetare islamike, u rekomandohen në një anë si obligim fetar e islamist, që njerëzit „duhet të falen 5 herë në ditë, se vetëm ashtu u sigurohet parajsa“, e nuk ua blenë mendja se kështu u shkullen mendët nga koka, me përralla të paguara shtrenjtë, nga ata që i stigmantizojnë gënjeshtarët e mëdhenj, e quhen „fetarë islamiste“ dhe nuk janë kulturë e përgjithshme e njerëzimit.

Çka është kultura, e shpjeguam. Por fetarët islamikë nuk i përmendin fare fjalët e THOT-it, sepse ky është kufiri që e ndanë djallin nga e mira. „Zoti i Botës“, që shprehet me „Al’lahu-n“, sikurse nga gjuhët e kulturat e tjera fetare, është në kulturën mashkullore arabe, e cila është prej dy fjalëve të krijuara artificialisht e të ndara me një apostrof: „all (kuq si gjaku)“, dhe „ilahu (hyjniu i botës, si dielli, kur lindë e perëndon)“.

Në të vërtetë, ky është DIELLI, që e ngrehin ylliro-egjyptianët e vjetër, ar-banët, gegët e mëdhenj (Gegë, Gigantë, Gygë), në vend të „Zotit të Botës“, si YLL, që kanë jetuar e udhëhequr tërë njerëzimin, duke ua dhënë atyre nga kultura fonetike e shqipes së lashtë, pesëmijë vjet para toskëve, „pellazgëve“. YLL, IL, EL, ALL e kanë të njëjten domethënie.

Vëllai i dytë i gëgëve ka qenë toska, që është koka e dytë e shqiponjës, e që janë quajtur kështu në EPIR, si „pellazgët“ (prej së largëti, pre-larg, pe-la-zgët!), vëllau i gegëve, i ilirëve (yllit të ri, yllirianë, që është dielli si yll, prej kozmosit!), emri i djalit të parë e më të madh, i POLIFEMIT, GJYSMË-ZOT, i martuar me GALLATENË, i cili do të mësojë më së shumti e më së miri prej vetë ATIT, babasë. Kufoma e tij është gjetur nga tre arkeologët italianë, në shpellën e Spilës, mbi Vlorë të Shqipërisë. Aty kanë jetuar dikur gegët, e nuk ishin vetëm toskët. Rrënja tyre e vjetër është shtatgjatë.

Kështu, armiqtë më të mëdhenj të kombit tonë, dikur më të madh pas indianëve: Arbanët, Arbërit, Arianët dhe Albanët, të shpërndarë nëpër qindra popuj të botës, të cilët kanë ndërruar gjuhët e nuk e njohin origjinën e tyre, investojnë sot biljona e biljona për ta çmendur apo për ta shpopulluar vetë këtë popull të lashtë, me dy koka në një shqiponjë, pra iliro-shqiptarët. Në kohët e fundit, pseudoshkencëtarët e mëdhenj po i marrin vetëm armiqtë tanë, të cilat dinë të thonë pa fije turpi se gjuha jonë „është kopje e gjuhëve të botës, 90 për qind“. Kjo gjë nuk ka aspak kuptim, por gjuhët e botës kanë dalur prej saj dhe na quhen „gjuhë“ që mund të krahasohen me vlerën e gjuhës së parë, nënkutohet se është gjuha shqipe.

Një gjë është e qartë: pasuria dhe forca janë diapazon i ngritur vetëm në relacion të djajve, demonëve. Ata e çmojnë më tepër vlerën materiale e forcën apo fuqinë dhe kjo është relative në periudhën e zhvillimit të kombeve. Në botë lidhen shumë popuj, por raca e bardhë dhe raca e verdhë e sundojnë botën. Raca e zezë është e diskriminuar. I zhvleftësojnë fare kombet e mëdha dhe globalisht i dhënë direktivat e tyre.

Të gjitha gjuhët e botës e kanë prejardhjen e gjuhës së vjetër shqipe. Një gjë që nuk është e përkthyer në 2500 gjuhë të tjera të botës, por ka mbetur përgjithmonë „Nëfillim“, filli i botës, gjeneza e saj, i ruajtur në „Bibël“, e cila thirret „Dhjata e Vjetër“. Dhjata e vjetër, vjetërsia, i vjetri, plaku, është tipari që i vendosë gjërat kryesore dhe tek shqiptarët vlerësohet aq mirë.

Këtë gjë na e dëshmon edhe Dr. Kastriot Melyshi, në veprën e tij. [2] Si na dëshmojnë Xhuzeppe Krispi, gjuha shqipe është gjuha e lashtë e zanafillës.[3] Edhe etruskishtja është gjuhë e gjallë nëpër Itali.[4] Ne duhet të shkojmë deri te rrënjët e ta dëshmojmë këtë gjuhë, si për shembull Sulejmon Mato. [5] Ka shumë vepra që i kam lexuar e studiuar. Embriomorfemat shqipe dalin si çështje kryesore e fjalëve në të gjitha gjuhët e botës dhe janë deri më tani një problemi shumë i madh i falsifikuesve të mëdhenj të botës.

Fatlumturisht i kemi gjuhëtarët tanë dhe etimologët e denjë shqiptarë, të cilët e dëshmojnë se gjuhët e tjera, që kanë dalur nga gjuha e parë e botës, gjuha shqipe, janë embriomorfemat nëpër këto gjuhë. Ato janë kryesisht të fshehura brenda tyre. Prandaj nuk mund të merren këto gjuhë të tjera si „gjuhë moderne“, kryesisht në „Google“ apo në „ENENCË“, (sepse kam një polemikë në internet), p.sh. arabishtja, japonishtja, indishtja apo anglishtja, e të tjera, në „përkthimet“ e tyre. Metoda e krahasimit, që e kërkon prejardhjen „e një fjale nga një fjalë tjetër“, është plotësisht e gabueshme.[6] Duhet të deshifrohen embriomorfemat. Gjuha latine, greke, arabe, sllave, turke, etj., janë kopje të tëra të gjuhës mëmë të botës, gjuha shqipe, të shkruara me alfabete të tjera apo në kohë më të vona. Gjuhët sllave dhe „serbe“ janë gjuhë të reja. Serbët nuk janë komb, por konglomerat i disa popujve.[7]

Në të vërtetë i kam shkruar mbi 55 shkrime te natyrës shkencore, ndër to 3 shkrime të tilla për gjuhën simbolike shqipe, e cila u paraprinë gjuhëve të tjera konceptuale e konvertuale (con+ vert). [8] Ato nuk e kanë gjuhën e gazetarit, por gjuhën e shkencore. Gjuha e gazetarit dallon nga gjuha e shkencëtarit dhe këto gjuhë dallojnë nga gjuha letrare. Pak kush i njeh dallimet dhe detyrat e këtyre gjuhëve. Pothuajse asnjeri nuk më llogarit si „shkencëtar“. Duhet të më dallojnë nga forma e përdorimit e jo nga niveli i shtrirjes së tyre. Gjuha e gazetarit është gjuhë e veçantë.

Deri më sot ka qenë e trajtuar shqipja si gjuhë e marrur prej të tjerëve dhe është e kodifikuar gabimisht në gjuhën letrare e të njësuar, apo si quhet „gjuha standarte shqipe“, që aspak nuk mund të thirret asnjë gjuhë, sepse standardizimi është për një shpikje teknike e për gjëra të tjera, nga vetë industrializmi, e jo për gjuhën, e cila është gjuhë e bashkuar letrare për të gjithë shqiptarët. Në Shqipëri, është produkt nga baza dialektore dhe nuk e njeh mirëfilli gegërishten, që është shumë e vjetër,[9] e më e vjetër se dialekti toskërisht, i cila e humb etimologjinë e fjalëve. Gënjeshtarët „shkencorë“ nuk kanë fund e ne nuk po merremi me ta.

Këtu nuk po merremi më tepër me shkencë, por jemi të përkushtuar si publicistë i tretë i gazetave sekondare dhe shohim apo përmbledhim shkrime përshkruese, jo shkrime shkencore, edhe pse e kam një provë të veçantë publicistike dhe shkencore, në një vepër të botuar, [10] që ka qenë më parë e botuar në shumicën e gazetave elektronike, por edhe në revisten mujore „BESA“, të 13 numrave të saj, në Kreuzlingen/TG të Zvicrës, e regjistruar nga QSHKI „BESA“, në të cilën kam qenë anëtar i redaksisë. Kam qenë edhe Kryetar i Grupit Letrar, sado që kam qenë largë prej Rapperswilit.

Në këtë gazetë mujore të QSHKI „BESA“ i kam pasur të gjitha këto shkrime, që përmblidhen në tërë këtë libër. Kjo gjë është fytyra tjetër të mërgatës së re të shqiptarëve, nëpër shtetin konfederal të Zvicrës. Prova e parë ka qenë Revista (mbarë)shqiptare „QËNDRESA“, në Zürich të Zvicrës, përkundër shkrimeve të para të gazetarisë, në Radio Prishtina, më 1983, të cilat më kanë humbur, por edhe ato që i kam botuar ndonjëherë në gazetat italiane „Corriere della Sera“ dhe „Corriere Del Ticino“, etj., me pseudeonim, Vencenzo d‘ Albani, apo „Vd’A“, në vitet 1980-1981.

Në të tjera, mund të ketë ndonjë shkrim që del ndër kohë apo edhe në gazetat tjera, e kjo mund të jetë edhe në kundërshtim me linjën time pro-shqiptare (italianët i thonë albane). Atëherë, e flitja shumë mirë këtë gjuhë, sikurse frengjishten, e pas tronditjes sime të madhe në Shqipëri, nuk mund ta flas asnjë gjuhë të huaj. Duke u përpjekur që të shërohem, dola vetë në kundështim me shkencat, sepse gjuhët e huaja nuk ishin në trurin qendror, ku ishte vetën gjuha amtare, e gjuhët e tjera qenë nëpër trurin e vogël…

Më duhet këtu të përmendi se përpjekjet për t’u shpëtuar tri provave të atentateve mbi mua ishte në Zürich, në të cilën i treti, ishte më i madhi në këtë trevë, e më ka nxjerrë edhe nga banesa ime. Më vonë, nga i tërë Kantoni i Zürich-ut, por jo nga Zvicra. Ate, e arrita gjatë procedurës që të mposhtë, por e mora shtatë vjetë e gjysmë një „dënim pa vendim“, për internim politik, që zgjati nëntë vjet e gjysmë në Zvicër, në Kantonin e St. Gallenit.

Atëbotë, u tejkaluan edhe PC-të me programe të reja dhe u përmbytën shkrimet e mia për revistën (mbarë) kombëtare, „Qëndresa“. Sot, nuk kam mundësi që t’i mxjerrë prej disketave të vogla apo të mëdha, sepse ato janë tejkaluar, edhe programet e vjetra nuk hynë në punë, p.sh. programet 1995-1998-2002. Jo vetëm programet e vjetra, që nuk i lexojnë programet e reja, por PC-të më janë përmbysur. Pjesa dërmuese e njerëzve nuk dëshironte ta shoh të gjallë punën e bashkimit të vërtetë. Mua, më është marrë i tërë dorëshkrimi politiko-publicistik prej duarve të redaktorit Prof. Dr. Bedri Dedja, „Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj“, rreth 500 a 600 faqe A4 shkrime, sepse ne e dëshironim Shqipërinë që ta bashkojmë, që në luftë, e jo të mbahet e ndaras me Kosovën. Politika e Shqipërisë e tregoi veten!

Të ridaktilografoj këto faqe të tëra të shkrimeve të mia, me dorën e djathtë të marrur nga atentati i nëntë në Shqipëri, shkojnë vite të tëra. Kohë e madhe dhe e humbur është kjo, jo vetëm për shëndet e të holla, por për moral, në gjendjen shpirtërore e familjare, deri në vaj. Pra, nuk ka interes apo nuk ka kohë populli, dhe as unë, t’a kthejmë kohën që përpara vitit 1994 e këtej. Është shkelur koha, për decenie me radhë!…

Në këtë vepër janë natyrisht shënimet e përgjithshme të miat edhe nga jeta ime e atëhershme kulturore dhe e vazhdimit të SHKSH „ATDHEU“, që e kam filluar në Zürich, në vitet 1990. Kultura shqiptare ka filluar atëherë dhe është mbyllur nga shoqëria e Zvicrës, për shkaqe të intrigave, politikës së ultë nacionale dhe të ndjekjeve disa herë nga këto kontura. [11] Ndërsa, në opinionin e bredshëm e europianë, e kanë përfshirë rrymat bizatine dhe ortodokse, që nuk quhen „shqiptare“, por na thirren si „serbo-greko-sllave“. Serbia dhe Greqia në atë periudhë nuk kanë ekzistuar fare! Por ata e kanë përvetësuar shqiponjën dykrerëshe prej flamurit të kombit shqiptar, me ilusionin e mbretërisë apo të „kombit“ të shpifur. [12] Në anën tjetër, i është nënshtruar shpopullimi i tyre (i kombit shqiptarë!) përmes fesë islame.

Shqiptarët, që janë pasardhës drejtpërdrejtë të ilirëve, përfshihen direkt e pa vetëdijen tij në fenë islamiste të shumicës së popullatës sonë, edhe të shqiptarëve nëpër Zvicër. Miliona mblidhen për fetë e për mbajtësit e tyre, e nuk mblidhen për libra laike! Kjo është çudi e madhe e padijes!

Por, ne nuk do ta lejomë këtë gjë shpopulluese, sepse mundohet me çdo kusht ta arrijnë shpopullimin e popullatës shqiptare përmes kësaj feje dhe t’a bëjë sidomos e ashtuquajtura „serbi“ ultranacionaliste dhe hegjemoniste, me platformat e vjetra të Çublilloviçit dhe të Adriqit, qoftë edhe e të tjerëve, si p.sh., të Vuçiqit dhe Ramkoviqit (Edi Ramës), i cili ka dalur në ballë të kombit shqiptar, për „Ballkanin e hapur“, me politikat gënjeshtare të botës dhe BE (Bashkimit Europian), që ta shpëtojnë vetveten.

Shqiptarët e trulluar nuk e njohin veten e tyre dhe as ata nuk i lejojnë. Serbo-Greqia dhe Turqia duan me çdo kusht të këndellen.

Ne, nuk „na njeh“ as Bashkësia Ndërkombëtare, por i njeh „me qëllim“ sllavët, francesët, grekët, turqit, serbët e sponjollët, etj.

Në këtë luftë të pa fund, është edhe një kuadër shkencëtarësh të vërtetë shqiptarë, të cilët nuk po i numrojmë në këtë shkrim, të cilët bëjnë nga vetja e me artefakte një shkencë të vërtetë të historisë së lashtë, paraprakisht në gjuhësi dhe në etimologji. Do të vie koha, kur do të shihet puna e tyre…

Kjo është ana tjetër e shqiptarëve të Zvicrës, jo tërësisht e tyre, jo me shifër si numër. Nga disa nga më të njohurit, jam edhe unë, nga Kosova, tani gazetari e jo shkrimtari, aq më pak shkenctari.

Nga disa rrethe isha i lënë mënjanë, e nga disa rrethe të vjetra i marrë përsëri, në një nivel tjetër. Ju mund ta gjëni të vërtetën, të shprehur edhe nga një vepër e madhe publicistike.

Ajo vepër u përkushtohet çështjes mbarëshqiptare dhe Mbretërisë së Dardanisë.[13] Aty jam më shumë shkencetar, politikan e publicist, ndërsa në këtë vepër jam një gazetar…[14]

Isha i lënë edhe nga familja e gjërë jashtë rrethit, por i pranuar nga largë prej shoqatës së regjistruar në Kantonin e Thurgaut/TG, pikërisht në Kreuzlingen, prej Kryetarit të atëhershëm i QSHKI „BESA“ dhe i LDK-së, Tomë Berisha, nga Rapperswili i St. Gallës, si anëtar i Redaksisë.

Në të vërtetë, Kryetari i QSHKI-së dhe Kryeredaktori i revistës mujore „BESA“ ishte i vetmi bashkëpunëtor i Marjan Shabanit, të Becit e Gjakovës, pa rënë as në ngushtësinë partiake e as në ate religjiose. Kur më pështyjnë islamistët e mi, më përqafojnë katolikët shqiptar!

Është një befasi! Nga i panjohuri i kombit tim, stërgjyshi im, Avdyl Ali Veseli, është i të gjithë shqiptarëve, katolikë e muslimanë, apo e një anëtari të familjes sime si ortodoksë, i Perandorisë Bizantine, të shkuar pa djalë e pa vajzë, por i varrosur në tokën tonë, në Morinë të Epërme, te trualli ynë i parë, i cili, edhe si i vdekur ka fuqi magjike për dhimtë të kokës. Siç thuhet, duhet t’i sillesh tri herë rrotull, e të pushon njëherë dhembja e kokës. Pra, u desh të bëj përsëri provat e mbajtjes së gjallë të shqiptarisë.

Kur populli e kombi i vjetër shqiptar shpërfillet krejtësisht me gjuhën e të folurën arabe, e nuk do ta sheh çështjen e tij të madhe në botë, atëherë vaj halli për djemtë e nipat e shqipes. Po bëjnë çmos shkencëtarët, poetët, gazetarët e mësuesit e vërtetë shqiptar, nga LAPSH-i, edhe në Zvicër, që të ngjallim këtë komb, por na luftojnë fetë.

Ka prova të qarta të mos foljes së mëtutjeshme SHQIP të fëmijve tanë. Ata nuk e kanë aq lehtë këtë veprimtari, sepse të rinjtë mësojnë gjuhë të huaja e angleze, më përpara se gjuhës shqipe, ndërsa shqipja e vjetër mbetet në harresë. Kur mbetet gjuha e vjetër në harresë, nuk dinë se ku duhet të ndërlidhemi. Ata nuk e kuptojnë se këto janë gjuhë të tjera, më të reja se sa gjuha e nënës së tyre, gjuha mëmë, gjuha shqipe.

Prandaj, bëj prova të ngjalli këtë popull shqiptar në Zvicër e më gjërë, t‘a festojmë bashkarisht festën e flamurit shqiptar; ta kultivojmë me shkrime gazetareske këngën popullore shqiptare dhe të ndjejmë mallin e dhembjen në tërë këtë mërgatë; ta shënojmë një futbollist të hershëm, Januz Seferi, para futbollistëve të tjerë, në repretacionin nacional të Zvicrës; tregëtarin Petrit Plakiqin, me një reportazh të veçantë, në Kreuzlingen; intervistën e madhe publiciste të autorit Ismet Krasniqit-Lalës, të librit „Urat e komunikimit kulturor Zvicër-Kosovë“, për të cilin kam qenë edhe unë, me një recension të promovimit të veprës së tij, me 9.12.2018, në Schulhaus Mattenbach, Talgutstr. 71, 8400 Winterthur; [15] apo i intervistës së madhe të tregëtarit ndërkombëtar, në Zürich/ZH, të Xhevat Sadriaj, etj…

Predikuesit fetarë, si prifti, hoxha, popi, shehu, dervishi/çervishi etj., janë aq „besimtarë“ e shërbëtor të Zotit, sa i marrin pagat e majme nga udhëheqësit e tyre dhe nga dora e fshehtë e hegjemonizmit serb. Atë ditë që do të ndalen këto paga, sikur do ta harrojnë edhe Zotin!…

Medalja e të hollave të imta i ka dy faqe. E dyta, është tjetër nga njëra anë. Ndërsa njeriu është në tërësi „polivalent“, „i shumë-vlershëm“, në shumë detyra dhe i përshtatshëm. Kur nuk i mxjerr njëra kobure zjarr, [16] e nxjerr tjetrën shumë shpejtë dhe hedh zjarrin e shpirtit, si shqiptar!

I pari ynë ka qenë Kola, i farefisit tonë, pa marrë pasysh përkatësinë religjiose, jemi të ardhur prej tij si shqiptar dhe i duam të gjithë shqiptarët, si komb, e jo i përkatësisë religjiose apo i tjetrës anë. Lexoni këto shkrime, që i dua përgjithësisht e vendosmërisht!

Janë një pjesë nga vuajtjet e mia shqiptare!


[1] Shkruhet me y-në e jo si transliterohet sot, pra Egjypt e jo Egjipt, sepse y-ja e mundëson që të deshifrohet si emërtim me anë të shqipes së vjetër, e që është emër gegërisht e gegërishtes së vjetër.

[2] Kastiot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, GEER, Tiranë 2014.

[3] Xhuzeppe Krispi, „Shqipja, nëna e gjuhëve, gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri“, Plejad, Tiranë, 2009.

[4] Nermin Vlora-Falaski, „Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët“, Faik Konica, Prishtinë 2004; „Etruskishtja, gjuhë e gjallë“, Reklama, Tiranë 2019.

[5] Sulejmon Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005.

[6] Shikoni këto vepra: Muharrem Abazaj, „Pellazgët kanë folur e shkruar Shqip“, Rofon, Tiranë, 2013 dhe „Gjuha e lashtë shqipe (pellazgishtja)“, Albas, Tiranë 2018; Fredi Balaj, „Gjuha që bota e flet dhe simbolika e germave“, Fraal, Tiranë 2000; Agron Dalipaj, „Greqishtja, një bijë e shqipes“, Kotti, Korçë, 2019, „Gjuha kozmike“, 1 + 2, Kotti, Korçë 2016 dhe 2017, „Pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe („turqizmat“)“, Kotti, Korçë 2020, „Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes“, 1 + 2, Kotti, Korçë 2021; dhe Butrint Balaj, „Gjermanishtja flet shqip/motivime etimologjike“, Prizren, 2019, etj.

[7] Ua rekomandoj veprën time, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, SHB „Lena“, Prishtinë 2019.

[8] Brahim Avdyli, „Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale“, I, II, III, të botuara tekstualisht te gazetat elektronike dhe të vendosura provizorisht në http://www.brahimavdyli.ch.

[9] Ju mund të studioni librat e Petro Zhejit, „Shqipja dhe sankritishtja“, I e II, Tertiumdatur, Tiranë, 2005 e 2006; apo përkthimi në shqipe të veprës moderne të Zecharia Sitschin nga Anastas Shuke, „Planeti i 12-të/Libri i kronikave të tokës/Dëshmi e qartë dhe pakundërshtueshme e zanafillës së tokës dhe të parëve qiellorë të njeriut, në shqipen e kulluar“

[10] Brahim Avdyli, „Përdorimi i Plisit gjatë mijëvjeçarëve dhe interpretimet tona“, i lexuar edhe në takimet e vazhdueshme të përdorimit të plisit, në Kullën e Azem dhe Shote Galicës, të botuar në gazetën „BESA“, numër 10/ 2017, nga QSHKI „BESA“.

[11] Shikoni të publikuar disa artikuj të mi , sepse kam filluar të shkruaj veprën, cila do të botohet së fundi, „Autobiografia ime“, 1 +2, qoftë edhe të jetesës sime në Zvicër. Disa shkrime janë botuar në formën e tyre të parë, sidomos për luftërat kombëtare të Morinës, të cilat nuk „çmohen“ e nuk njihen.

[12] Shikoni po deshët studimin shkencor, Brahim Avdyli, „ Zvicra ortodokse e Kantonit të Schwyz-it dhe teatri i saj botëror“, të publikuar në formën e sotme, në profilin tim të Facebook-ut.

[13] Po deshët, shikone librin tim apo e rekondandoni që t’ua dërgoj juve, me titullin, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“ SHB „Lena Graphic“, Prishtinë, 2019.

[14] Brahim Avdyli, „Mërgata e Zvicrës dhe roli i saj (në politikën ndërkombëtare)“, Brezi ´81, Prishtinë, 2011.

[15] Brahim Avdyli, “Urat e veprimit në mes të mërgatës e atdheut”, reçensë, e lexuar në tubimin promovues, të librit të Ismet Krasniqit, “Urat e komunikimit kuluror”, Rozafa, Prishtinë, 2018, të mbajtur në Schulhaus Mattenbach, Talgutstrasse 71, 8400 Winterthur/ZH, me 09.12.2018…

[16] Janë revolet e para me nga një fishek.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.