Vras mendjen të kuptoj përse në botën e sotme të re femërore poetike, gjithnjë e më shumë gjendet fjala Zot

0
214
Natasha Lako

Natasha Lako

Ne poezine e re, sidomos ate jashtezakonisht femerore, gjej gjithnje e me shume fjalen Zot.

Them jashtezakonisht femerore, ky perdorim si drejt kryes te botes, ndoshta edhe çlirues, edhe kur poetet e reja shqiptare vete e konsiderojne veten si objekt erotik. Nuk eshte fjala per fjalen zoti im, nje zgjidhje kjo brenda jetes tradicionale patriarkale bashkeshortore, ose shprehjes se dashurise si kunder i drejtohej Ofelia Hamletit bir mbreti.

Qe te kerkosh pergjigjen me te lehte, do te kalosh te pakten tangent te liria e besimit.
I shoh ndonjehere, shume prej ketyre lloj vargjeve te promovuara edhe me ‘rendshem’ edhe prej ndonje institucioni te profilizuar dhe te zyrtarizuar, ku fjala zot behet vete kryefjala poetike..

Por ngandonjehere them se ndoshta gjithe kjo etje kaq e rastesishme vjen si shprehje instiktive e ndjesive te pafuqise, a si metafore me e hapur, klithese apo ndihmese, drejt lirise, qe nuk zoterohet dot.

Perdoret jo edhe aq dendur edhe ne tekstin e kenges, ne shenje revolte karshi realiteteve qe preken ne forme te pergjithshme ose ultra te pergjithesuar, nje tipar tjeter ky i kenges te stereotipit shqiptar, qe nuk e di qe po i sherben nje lloji te ri te totalitarizmit.

Nuk ka ndodhur asnjehere deri sot kjo ne letersine shqipe, as me vargjet e Gjergj Fishtes, as te Ndre Mjedes, ne shprehjen e tyre brilante te kursyer, megjithese ata vete ishin prelate fetare.

Kjo nuk ka ndodhur ne poezi, ne pergjithesi ne te gjithe boten tashme te kapercyer kur edhe Pol Clodel, tashme pothuajse i harruar, merrte çmimin Nobel, i mbetur si nje nder poetet e vetem te nje bote religjioze, por jo gjithnje aq te drejtperdejte. Dhe eshte interesant se botimet e tij, te pershtatura me konservatorizmin shqiptar kane qene pjese e bibliotekave shqiptare te viteve 30, para vargjeve te Bodlerit dhe poeteve te tjere te mallkuar.

Vajzat shqiptare, veçanerisht me poezine e erotike, ku behen edhe me te preferuara per realizmin e tyre, i perkasin vizioneve te ketyre poeteve qe perkedhelen nga fjala ’mallkim’. Megjithate edhe ato nuki harrojne nderhyrjet e Zotit ne jeten e tyre.

Po le te kthehemi edhe me thelle, mes liturgjive te shenjta, te nisura prej Leke Matrenges dhe Jul Varibobes vargjet e tyre ngjiten ku e ku me lart, te hapin kufijte gjuhesore te mrekullive te para te gjuhes shqipe, krahas mrekullive te qiejve, ne nje bashkejetese te re, te identitetit dhe dinjitetit njerezor.

Per poeteshat e reja shqiptare te lindura pas viteve 90, qe nuk kane lidhje me traumat e se kaluares, kjo duket si nje mode e re ne lartesimin e vetes.

Duhen edhe spjegime te vete poeteve, vajza te reja, per te gjetur perse sot ne ditet tona nuk e lene te lire edhe vete Zotin.

Fenomene te çuditshme veçanerisht te botes femerore mbare shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.