Edhe mysafiri i qet krypë pasulit
Ni plak shkon musafir*) te ni familje e madhe. Ditën mashkujt e shpisë shkojnë me punu e plakit i thonë:
– Hajde shkojmë në shpi te gratë e ti mas rri vetë n`odë! Aty nuk nerth*) se gratë gatujnë e zjemi*) nuk shymet gjithë ditën.
Baqica*) kish shti ni vegsh*) me pasul e magjetorja*) i kish shti bukt mi pjekë n’qerep*) e mlu me prush në saqa*). Dikur, kur pasuli gati ish zi, baqica ja qiti ni lugë me krypë e dul mi kry punt tjera. Si dul baqica, erdh magjetorja*), ajo që e kish renin me gatu dhe e mur ni grusht krypë*) ja qiti pasulit. Mas pakë kohe erdh ni nuse. Edhe ajo i qiti pasulit krypë. N`fund u qu edhe plaki, musafiri*) e ia qiti ni grusht krypë pasulit. Baqica e pa e i tha:
– Shka bâne? Un` i kam qit kryp pasulit. Plaki tha:
– I qita edhe unë ni grushte krypë mas t’munet kush me hânger kit pasul se kush hini n’shpi ia qiti ka ni grusht krypë pasulit.
(E tregoi: gjyshi im, Imer Seferi)
- Imer, thitë t’paskan hi n’shpi, hiç mas shko mi rujt arat me kallamoq!
Hazir Prelovci i Drenicës a kân shoq i babës Imer, i fist Kastrat. Ai vinte shpesh në Turjakë te na, te baca Xhemajli, Shaban Shaqa, te baca Sahit (Sahit Mstafa). Rrinte nga 2, 3 javë ditë. Çdo natë e ndalte dikush nga fisi kastrat për darkë dhe shkonin shumica e mahallës e rrinin me bacën Hazir. N`darkë shkonte i zoti i shpisë e mas darke shkonim të gjithë burrat etë, pleq e të ri, sikur të kishte ndonjë festë të bajramit a dasmë. Bënin llafe, luanin kapuça e këndonin.
Njëherë kishin ardhur partiashët (antarët e LKJ-së) në odën tonë për me majt ni mbledhje, se baca Dulë ishte n`parti por kur e shohin Hazir Prellovcin, si mysafir, jabangji *) nuk kanë kanë besu nga tuta *) se po del naj fjalë qï të tjerët nuk duhet ta nijn*) i thonë bacës Dulë*):
– Hajde Dul shkojmë n`Dushkaja e atje e majm*) mledhjen.
Pakë para akshâmit*), babai Imer i thotë njërit djalë, Balisë:
– Bali, shko sonte ti e ruje kallamoqin se hin thit!
Baca Hazir, kur e nin baben Imer, i thotë:
– Imer, hiç mas shko me ru kallamoqin pi thive se thitë t’paskan hi n’shpi.
(Tregoi Imer Seferi)
Fjalorth i vogël i fjalëve dhe shprehjeve turjakase
*) musafir, mysafir
*) Nerth, merdhin, mërdhiu
*) Zjem, Zjarr (prush e flakë që bëhen nga djegia e druve, e qymyrit etj.
*) Baqica, e zonja e shtëpisë që vendos se se çka, çarë lloj ushqimi duhet me hëngër për drekë, darkë. Ajo e ka një dhomë të madhe, fllanikun që e mbyll me dry, aty e ku e ruam tamlin, kosin, mazën, tlynin, mishin.
*) çerep
Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr.
Saç. Rrethi i çerepit. Mashë çerepi. Nxeh çerepin. Heq (vë) çerepin. I hedh prush çerepit. Pjek bukën me çerep.
fig. keg. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë.
E kam çerepin në zjarr shih te zjarr,~i.
*) Magjetorja, gruaja që gatuan, ajo, kunata që e ka rendin me gatua nga tri ditë e pastaj, kunata tjetër gatuan tri ditë e kështu me radhë.
*) Krypë, kripë
*) jabangji, i huaj
*) tuta, frikë
*) nijnë, e dëgjojnë, me ndëgjua
*) Dulë, djali I tretë I Imer Seferit e ka pasur emrin Avdullah, por shkurt e thirrnin ”Dulë”
*) e majm, e mbajmë (mbledhjen, konferencën e partisë, LKJ-së)
*) akshum, nga aksham, mbrëmje
Hazir Prellovci, ishte edhe ish luftëtar i Shaban Palluzhës, ish luftëtarit të madh të Drenicës, kusheri i babëgjyshit- Kastrat.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 8 janar 2024
siankastrati09@hotmail.com