Dy Anekdota, turjakase
Daja Xheledin, a kânë plak i katunit Dragabil. Ai nuk ka pas anjë djalë, veç dy qika. Njana qikë e dajës Xheledin, tezja Nurë, a kânë e martueme për bacën Cufë në Turjakë. Daja Xheledin vinte shpesh dhe rrinte me javë ta tezja Nurë.
Edhe baba Imer, ishte nip i Dragabilit, nip i Asllan dhe Avdyl Fejzullahit, prandaj, dajën Xheledin e neronte baba Imer si dajë e me bacën Cufë, që ishte dhânërr i dajës Xheledin, ishin djemt e dy vllaznive. Baca Cufë ishte djali i Brahim Agës kurse baba Imer, ishte nipi i Avdullah Agës. Avdullahi e Brahimi ishin vllazën.
Daja Xheledin shpesh kur vinte te baca Cufë, vinte me nejt në odën e gjyshit. Baba Imer e thirrte për drekë, për darkë e besa edhe flente te na. Niherë kishim pas shumë mysafirë e kur dikush nga djemtë e babës Imer i kanë shtru venet me fjetë musafirët, në lëkura të deshëve në vend të dyshekëve, dajes Xhyledin i kish qillu veni në mes të dy musafirëve që ai nuk i njihte. Në ndërkohë, kur shhtroheshin venet tjera për musafirët e tjerë, në të dy anët e odës, daja Xheledin e merr lëkurën dhe jorganin e vet e shkon në fund të odës. Atje e shtron lëkurën me fjetë. Baca Reshit e vet:
-Pse daja Xheledin pse pa shkon atje e nuk po rrin k`tu me fjetë, ku ta kimi shtru venin?
-Bre dajë, ata qi ishin ra ngat meje ju pash menen se e kish pas njetin e keq.
(Tregoi: Ukë Imeri)
Dhânrri kah t’don ja qet kryt nuses!
Ishna i vogël, tregonte baba Ime e më muarën gratë me shkue me ni darsëm në Qypevë. Kur erdhi vakti me hi dhânrri, mue më thanë gratë, ato qi ishin të afërme të djalit q’e martohje:
-Ti ki me ja shtru venin nuses e dhânrrit ku kanë “me ra bashkë me fjet”. Simas adetit, djali duhët me ja shtru venin nuses se ajo bân djem e shqiptarët napër katune kanë pas qef me pas sa ma shumë djemë se qika, për punë e për pushkë. Thonin djali âsht për punë e për pushkë. Unë ju shtrova venin, ni sllamaricë me kashtë e ja qitëm ni si qarshaf qi e kish marue nusja e jastakin, vetë e kish maru me dorë por ku pa du mi ja qit jastakin, ato gratë pa thonë, kallxonte baba Imer, një grua më thonte:
-Qitja knej, tjetra, jo, qitja jastakin n`anën tjetër.
Dikur ni plakë e meçme foli:
– Lene djalin ne t`ja qet jastakin dikun e ai i zoti, ja qet kryt nuses kah t`don.
(Tregoi: Imer Seferi, Turjakë)
*) Daja Xheledin, plak nga Dragobili, baba i tezes Nurë
*) Baca Cufë, Isufi, djali i Brahim Agës, pasunik i madh e shtepi e njohur në Bajrakin e Astrazubit, vjehrri i dajës Xheledin
*) Asllan e Avdyl Fejzullahi, Avdyli, një plak i urtë e i men çur. Djemtë e Asllanit, vëllait të Avdylit, Velia, Salihi, Xhema … kanë qenë trimat që s`kanë ditë çka është frika e çka qet pushka për grykë.
*) Me nejt, me ndejtur një kohë, një natë…
*) Niherë, njëherë
*) Ja pash menen, shprehje popullore kur dikush e vëren qëllimin e keq të dikujt
*) E kish-in pas njetin e keq, kish pasur qëllim të keq
*Dhânrri kah t`don ja qet kryt nuses, një shprehje ku dhëndërri vendos me nusën … sepse dhëndërri e nusja takoheshin për herë të parë. Ata nuk ishin njohur e as parë më parë. Nuk ishin martua me dashuri por, me msit (mles)
*) Djali duhët me ja shtru venin nuses, ishte zakon që natën e parë, dhoma e nusese zbukurohej por në vend të krevateve, shpesh shtronin kashtë e mbi kashtë, qilima. Të nesërmen, nusja e mbushte dhomë, me qejzë, pajë, punë dore …
*) darsëm, dasmë
*) Me hi dhânrri, kur vinte nusja në shtepinë e burrit, qikat e këndonin por edhe ia shanin prindërit. Në mbrëmje, dhëndërri shkonte te nusja. Nusja rrinte në këmbë e dhëndërri ia hiqte duvakun ….
*) Napër, nëpër
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 9 janar 2024
siankastrati09@hotmail.com