3.5 C
Tirana
E premte, 13 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Serbët e shtrëmbërojnë historinë sikur qentë endacak kur i kapë zhegi i verës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Komunizmi dhe terrorizmi thjesht janë fjali të zgjeruara që duhet ta zgjerojmë vetëm më prapashtesën –zmi, që kan një përkufizim –terror, që do të thotë frikë, dhe kështu marrim frikëzim, që është në fakt terrorizmi, i cili mbjell frikë të tmershme jo vetëm si përkufizim, por edhe në jetën reale. Një shtet që nuk ka lëvizur nga komunizmi- terrorizmi shtetëror në Ballkan, është Serbia. Çetniku Voisllav Sheshel thotë ”aty ku jeton vetëm një serb dhe varrët serbe, është –Serbi”.

Kështu kishte gallamutur në vitet e 90-ta, dhe këtë po e përseritë si pllaka e gramafonit të prishur edhe sot, së bashku më shumicën e serbëve. Ai kishte dëshirë të formon Serbinë e Madhe nën komandën e Millosheviqit, e tash po dëshiron po i njejti kriminel lufte të formon nën komanden e Aleksander Vuçiqit. Me këtë motiv edhe e filluan serbet luftën në ish-Jugosllavi, dhe Serbia e Madhe nuk u bë, edhe pse u vranë dhe masakruan më mijëra veta.

Ish republikat u bënë shtete, kështu edhe Kosova që kishte autonominë në kuader të federatës jugosllave, dhe në fakt serbët nuk po jetojnë më në të njejtin shtet, sikur kan jetuar në atë Jugosllavi. Nese atëherë karikaturat millosheviçiane dhe shesheliane mbetën më duar të zbrazuara, do të mbesin edhe në synimin e ri, po të garniturës së njejtë të kriminelëve te luftës, të ndikuara gjithmonë nga Kisha Ortodokse Serbe. Shqiptarët nuk mund ti harrojnë krimet serbe te Titos, Rankoviqit dhe UDB-së, dhe terrorizmin serbomadh –gjenocidin dhe urbicidin e regjimit te Millosheviqit në luftën e fundit çlirimtare.

E shtrëmbërojnë historinë sikur qentë endacak kur i kapë zhegi i verës.

Me politikat mashtruese po dëshirojnë të manipulojnë të tjerët.Projektimet historike i bëjnë sipas kutit të tyre. Parlamernti Gjithë serb i mbajtur në Beograd bazohet në “Naqertania“ të Garashaninit, SANU-së dhe memorandumeve të tjera për Serbi të Madhe. Serbët kurrë nuk ju nënshtruan ndërgjegjës dhe të drejtës. Dhe, shqiptarët për ti mbrojtur të drejtat e tyre legjitime duhet të mbrohen gjithmonë nga agresioni i mundshem shovenist serbomadh.

Gjoja për kujdesin ndaj minoritet serb në Kosovë, presdenti Vuqiq po tenton ndarjën mbi baza etnike pwrmws Asociacionit famoz. Serbia mori një faturë ndëshkimi për krimet e kryera në agresionin ndaj BH, veqanarisht për Masakrën e Srebrenicës. Pamë skena të turpit atë ditë në selinë e OKB-së, kur delegacioni serb në krye më Vuçiqin u mbështollën më flamurin serb. Rezoluta e votuar më shumicë votash, ishte shuplakë e rënd mbi fytyrën apo mbi të pa ftyrët serbë.

Dhe, si gjithmonë serbët edhe këtë rezolutë e shpallën si fitore të tyre, gjoja që votuan kunder përfaqësuesit e 22 vendeve që nuk ishin atë ditë në sallë, duke i anashkaluar faktin së rezoluta u votua me një shumicë të mirë prej 84 vendesh, duke vulosur së Serbia ka kryer gjenocid në Bosnje, por edhe në Kosovë, edhe pse nuk kishim një rezolut të përgjithshme, e cila ishte dashur të jetë, apo do të jetë një ditë mbi tavolinë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ishte hera e parë që në Serbi disfatat festoheh si fitore që nga Beteja e Kosovës, kur humbën luftën në turqit e deri më sot.

Serbia shpreson në ardhjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe realizimin e ëndrrës së Serbisë së Madhe. Serbia se Madhe, si gurthemel e ka shkëputjën e Republika Serpska nga BH, të pjesëve më serb në Mal të Zi dhe në shkëputjën e veriut të Kosovës, që janë një ëndërr e paarritshme. Në këtë kontekst gjërat bëhen më të qarta. Serbia është një aleat i fortë i Rusisë dhe Kinës e jo edhe Perëndimit. Republika e Vuçiqit në të vertëtë është “Republika Ruse e Serbisë”.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit