Në Shqipëri ndodhet vendburimi më i madh i naftës në Europë. Eksperti: Ja ku është!

0
251
Vendburimi më i madh i naftës

DRITARE.NET, 20 KORRIK 2022

Shqipëria është një vendburim i madh i naftës, kështu u shpreh Stavri Dhima, ekspert i hidrokarbureve në të gjitha qeveritë shqiptare, duke nisur nga Hoxha deri tek Rama. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Dhima tha se tashmë kërkimet për vendburime të naftës janë përqendruar në Dimal të Kuçovës. Eksperti i hidrokarbureve theksoi se në Shqipëri, ndodhet vendburimi më i madh i naftës në tokë, që është në zonën e Patos-Marinzës.

Kërkimet së fundmi për burimet e naftës në Shqipëri janë përqëndruar në fshatin Breshtan, në zonën midis Urës Vajgurore dhe malit të Shpiragut. Në këtë zonë kërkohet naftë që prej 60-70 vjetësh. Por nafta në Shqipëri është zbuluar që në vitin 1918 në verilindje të Vlorës, në Dreshovicë. Por zbulimi më i madh, që u bë nga italianët në atë kohë, ishte në zonën e Kuçovës. Më pas është bërë zbulimi i naftës në Patos, Marinzë, Ballsh, Cakran.

Nga vitet 1957 nisi zbulimi më i madh i naftës. Ishin shqiptarët dhe rusët që bënë zbulimet e para, e më pas ishin vetëm shqiptarët. Shqipëria ndodhet në një nga zonat me potenciale naftëmbajtëse. Madje vendburimi i Patos-Marinzës është vendburimi më i madh në Europë, në tokë. E theksoj në tokë sepse në detin e Zi, në detin e Veriut, janë zbuluar vendburime të mëdha, por në tokë, në Europë Patos-Marinza është më i madhi. Në Patos është zbuluar në vitet 1930, ndërsa në Marinzë në vitin 1957”, u shpreh zoti Dhima në Dritare TV. /L.F-dritare.net

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.