Diskursi demografik
Në çdo shtet regjistrimi i popullsisë trajtohet si çështje statistikore, ndërsa përjashtim bëjnë vendet e pakonsoliduara, ku veçohen ata me përbërje multinacionale sikurse është Mali i Zi, proces i cili ka marrë përmasa politike, duke dëshmuar raportët në skenën politike në vend
Dr. Nail Draga
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të enjtën me 9 shkurt, u njoftua se regjistrimi i popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe të banesave do të mbahet nga data 1-15 nëntor të këtij viti. Një informatë e tillë dëshmon se më së fundi qytetarët e Malit të Zi, do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, duke dëshmuar për numrin aktual të popullsisë në këtë mjedis.
Mediat njoftuan se sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, ku rekomandojmë se regjistrimi të mos jetë njëkohësisht me mbajtjen e zgjedhjeve shtetërore dhe ato lokale. Sipas buxhetit të planifikuar për këtë vit, regjistrimi do të kushtojë 4.7 milion euro.
Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë të besueshme dhe do të shfrytëzohen për qellime statistikore dhe ato shkencore, si dhe përpunimin e dokumentëve dhe planeve zhvillimore shtetërore.
Pikërisht, duke marrë parasysh seriozitetin e një procesi të tillë statistikor, janë parapa edhe denime për regjistruesit kur tejkalojnë autorizimet ligjore dhe obligimet, si dhe ndaj qytetarëve të cilët japin të dhëna të pa sakta, ku denimi është nga 100 e deri në 500 euro.
Pandemia shtyri regjistrimin
Ndonëse regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi është dashur të mbahet në vitin 2021, për shkak të rrethanave shoqërore(pandemia-Corona-19) dhe atyre politike është shtyer dy herë ndërsa data 1-15 nëntor i këtij viti do të jetë definitive, nëse në ndërkohë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në lidhje me regjistrimin e popullsisë Qeveria e Malit të Zi, ne mbledhjen e mbajtur me 29 dhjetor 2021 ka miratuar Propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, të cilin me pas e ka dërguar në kuvend për miratim. Por, pasi në ndërkohë u bënë ndryshime në Qeveri, ku u formu ajo e re, e cila me 2 qershor 2022, përgatiti propozimin e ri të ligjit për regjistrimin e popullsisë.
Cekim me këtë rast se disa çështje që kanë të bëjnë ne regjistrimin e popullsisë kanë irituar opinionin si në Mal të Zi dhe jashtë tij, që fillimisht ka të bëjë me metodologjinë e regjistrimit. Fjala është për kategoritë identitare, siç janë ajo e përkatësisë etnike, gjuhës amtare dhe asaj fetare.
Me propozim ligjin nga 2 qershori 2022, është parapa që ne kuadër të regjistrimit të popullsisël duhet të evidentohen të dhënat për kategoritë identetare(neni 9).
Diaspora jo vetëm si numër
Në procesin e regjistrimit të popullsisë do të evidentohet edhe diaspora, por kësaj here premtohet se ajo do të jetë e kompletuar. Fjala është që ajo të regjistrohet me elementet e saja kombëtare, gjuhësore dhe fetare. Në këtë formë është regjistruar në vitin 2003, ndërsa në vitin 2011 ndodhi e kundërta, sepse ajo u regjistru vetëm si numër pa përmbajtjën e identitetit të saj.
Një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin e diasporës. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe ate të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë të qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazias apo serb, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre social në Mal të Zi.
Në diskutimet që janë zhvilluar në fund të vitit që shkoi në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Kuvendin e Malit të Zi është zhvilluar një debat në mes deputetëve për metodologjinë e regjistrimit të popullsisë së asaj në vend dhe në botën e jashtme. Nga ky aspekt ka pasur deputet përkatësisht parti politike nga opozita(SD) të cilët kanë propozuar që regjsitrimi i popullsisë të realizohet pa deklarimin e përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare të popullsisë(!).
Një deklarim i tillë ishte disfatist, sepse siç duket dikush i frigohet realitteit, përkatësisht të deklarimit me elementet e identitetit kombëtar, gjuhësor e fetar. Por, fatmirësisht një propozim i tillë nuk pati mbeshtetje nga shumica aktuale parlamentare, e cila vendosi që qytetarët të deklarohen me identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor e fetar.
Zgjedhjet parlamentare pas regjistrimit të popullsisë(!?)
Qe regjistrimi i popullsisë nuk duhet të mbahet në vitin zgjedhor është rekomandimi i Kombëve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Pikërisht regjistrimi i popullsisë i përcaktuar në muajin nëntor të këtij viti, iu mundesohet partieve politike të cilat janë pjesë e Qeverisë teknike, mund t iu shërbejë për të tejkaluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt shumica parlamentare si duket ka bërë llogaritë e veta, duke vlerësuar se regjistrimi i popullsisë eliminon zgjedhjet parlamentare, andaj ata si të tilla duhet të mbahën vitin e ardhshëm(2024).
Me një veprim të tillë ata ruajnë pozitat e tyre qeveritare dhe përfitojnë pikë politike për zgjedhjet parlamentare. Një veprim i tillë i shumicës aktuale parlamentare si duket është në favor të të gjithëve e në veçanti dy partive më të vogla(URA e SNP), nëse në ndërkohë nuk ndodhin të pa pritura.
Regjistrimi çështje statistikore
Si më parë edhe tash regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasa të politizimit, duke harruar se kemi të bëjmë me një çështje statsitikore, që është obligim për çdo shtet. Përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvozjet migruese të popullsisë në vend apo në botën e jashtme. Në sajë të dhënave të tilla të cilat përpunohen dhe publikohen me vonë janë bazë për plane dhe projekte të ndryshme zhvillimore.
Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, me mirë nuk qendrojnë as shqiptarët e boshnjakët sepse numri i tyre ka qenë me i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare.
Në regjistrimin e fundit të popullsisë (2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazezë (45%), serbë (29%), boshnjakë (8.65%), shqiptarë (4.91%), muslimanë (3.31%) si dhe kroatë (0.97%).
Nuk ka dilemë se në sajë të ndryshimit të pushtetit ky regjistrim do të prezantojë të dhënat me reale të përkatësisë kombëtare të popullsisë në Mal të Zi.
(Shkurt 2023)