R O G A N A
Nata në dhomë veç ka rënë
Un’ mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj… mes vetmisë
jetën timen me dritë t’lirisë!
Dhembja ime s’ka një fund
kupën e saj me se ta tund,
dhimbja ime rron te plaga,
ajo shpresat i ka tek flaka!
Era jashtë kruhet xhamave
ndiej zbrazëti për Abetarin,
sonte ndjehem e vetmuar
ndiej nevojë të përqafohem.
Jemi brez pak i munduar
Jemi brez dhe i trishtuar
nata në dhomë veç ka rënë,
un´mbështillem si gjësend!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022